Policia greke ka parandaluar një sulm terrorist. Janë arrestuar dy shtetas pakistanezë, të moshave 27 dhe 29 vjeç, të cilët jetonin në Greqi prej 5 vitesh. Me sulmet e tyre ata synonin njerëzit e pafajshëm, civilët dhe mësohet se urdhrat i merrnin nga një tjetër person në Iran, i cili ishte edhe organizatori i këtij rrjeti dhe që kërkohet për 2 vrasje. Objektivi i parë për të cilin procesi thuajse kishte përfunduar dhe plani kishte hyrë në shtrirjen përfundimtare, ishte një restorant me interesa hebreje në Psirri, i cili funksiononte edhe si sinagogë dhe autorët kishin zgjedhur të sulmonin ose…
Author: tirana
Një histori emocionuese e një familjeje shqiptare po bën xhiron e rrjetit në Itali. Babai i ka dhuruar djalit të tij 5-vjeçar një pjesë të mushkërisë. Andueli, 34 vjeç me origjinë shqiptare, prej pesë vitesh jeton në Italinë qendrore së bashku me gruan e tij Ornela, 35 vjeç dhe djalin e tyre të vetëm, 5 vjeç, i cili vuan nga talasemia. Më herët atij i është bërë transplanti i palcës. Sipas mediave italiane, ky ka qenë operacion shumë i vështirë, i bërë për herë të parë në Itali, i cili zgjati 11 orë dhe me 100 personel mjekësor më 17 janar burri…
Luiz Ejlli ka folur lidhur me synimet që ai ka pas përfundimit të Big Brother Vip 2. Në një bisedë me banorët, këngëtari është shprehur se pas Big Brother synon të shkojë në “Grande Fratello” të Italisë. Por jo vetëm do të shkojë në “Grande Fratello”, por Luizi u shpreh bindur se do ta fitojë këtë reality. “E gjeta synimin e radhës do të shkojë të fitojë Grande Fratello se z’bën. Kurdo që të fillojë gati jam. Prandaj, është gjë e mirë se edhe batutat me vijnë në italisht.”
Një burrë nga Rusia është dënuar me dy vjet burg, pasi vajza e tij 12-vjeçare vizatoi një imazh që përshkruante rusët duke bombarduar një familje në Ukrainë Alexei Moskalyov u dënua për diskreditim të forcave të armatosura, tha grupi i të drejtave OVD-Info. Zyrtarët e shkollës thirrën policinë pasi panë pikturën, e cila mori në pyetje vajzën dhe kërcënoi të atin. Rasti ka provokuar protesta në mesin e aktivistëve rusë të të drejtave të njeriut dhe ka nxitur një fushatë në internet për të ribashkuar babanë dhe vajzën, dhe grupi i ndaluar i të drejtave Memorial tha se e konsideronte…
Euro ka rënë sërish poshtë kufirit të 114 lekëve në kursin e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të martën me 113.98 lekë, duke shënuar rënie për të tretën ditë radhazi. Aktualisht, euro ndodhet përsëri pranë niveleve më të ulëta për vitin 2023, shumë afër vlerës prej 113.97 lekë që ishte shënuar më datë 13 mars. Agjentët e këmbimit valutor mendojnë se kjo është një situatë në vazhdimësinë e presioneve nënçmuese të tregut mbi monedhën europiane, të vërejtura qartë qysh vitin e kaluar. Faktori mbizotërues, sipas tyre, ngelet oferta e bollshme…
Në mediat sociale qarkulloi një video, ku shihej një i ri teksa godiste efektivin e policisë, të cilit më pas i ikën nga duart. Pas publikimit të kësaj videoje, blutë e kryeqytetit kanë reaguar duke njoftuar se autori F.S, 22 vjeç, është kapur nga forca të tjera të policisë, bashkë më vëllanë e tij. Policia njofton se 22-vjeçari është arrestuar më 26 mars për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Gjithashtu, për këtë rast, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e të riut, shtetasin Xh. S., 26 vjeç, banues në Tiranë. “Rreth orës…
Deputeti demokrat, Agron Shehaj ka komentuar tërheqjet e kandidatëve të Enkelejd Alibeajt nga gara për zgjedhjet vendore të 14 majit. “Ndodhin sepse është një, nuk e di arsyen. Besoj është që të na prish punë ne. Nuk kuptoj dot arsyen, qëllimi i qartë është që të na prishin punë. Sado pak janë kandidatët ata shumë të rëndësishëm”, tha ai. Deri më tani janë tërhequr katër kandidatë nga PD-ja e Alibeajt, ndërkohë që kandidati i Vorës, Ibrahim Bruka nuk ka mundur të regjistrohet në KQZ.
Në Shqipëri nuk ka më ndarje zonale për rrezikun sizmik, pasi i gjithë territori konsiderohet njësoj i riskuar. Aktiviteti i shtuar sizmik i viteve të fundit ka bërë që ekspertët të vlerësojnë se harta e re sizmike e Shqipërisë që pritet të publikohet në Nëntor të jetë një dhe jo e ndarë në zona siç është sot. Kjo pasi i gjithë vendi rrezikohet nga aktivitetet sizmike. “Nuk do të ketë një ndarje zonale të mirëpercaktuar për faktin se efekti i tërmetit shtrihet në hapësire dhe është e pakuptimtë të kemi një ndarje zonale dhe të themi kjo zonë e territorit…
Ilir Meta ka mirëpritur zotimin e kandidatit për kryetar bashkie, Belind Këlliçi, i cili pak ditë më parë deklaroi se nëse votëbesohet nga qytetarët në zgjedhjet e 14 majit, do të ofrojë transportin publik falas. Në një postim në Facebook, kreu i Partisë së Lirisë shkruan se Tirana ka nevojë për ndryshim, ndërsa shtoi se nga premtimi i Këlliçit do të përfitojnë direkt qytetarët. “Tirana ka nevojë për Ndryshim. Tirana ka nevojë për vendimmarrje nga të cilat përfitojnë direkt dhe menjëherë të gjithë qytetarët. Dhe plani i Belind Këlliçit për transport publik falas është një fitore e të gjithë qytetarëve,…
“Dua drejtësi për Joy-n”…këto fjalë janë ngulur thellë në mendjen dhe shpirtin e nënës së të resë keniane e cila vdiq në rrethana misterioze teksa ishte duke punuar në një kazino në Shqipëri. Në një intervistë në Report Tv, Ruth Abongo tregon se ndonëse kanë kaluar rreth 3 muaj nga momenti kur vajza e saj ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë për jetën, nuk ka marrë asnjë informacion nga autoritetet shqiptare mbi ecurinë e hetimeve. E vetmja gjë që i është thënë, është se “policia po vepron”.Gazetari: Çkemi Ruth?! Ruth Abongo: Çkemi?!Gazetari: Si je?Ruth Abongo: Jam mirë!Gazetari: Si…
Jay-Z , me pasurinë e tij totale që i kalon 2.5 miliardë dollarë, është shpallur reperi më i pasur edhe këtë vit. Pavarësisht se nuk kishte bërë turne apo publikim të një kënge të re, bashkëshorti i Beyoncé kryesoi listën e Forbes. “Edhe për një vit pa një turne apo publikim albumi, Jay-Z fiton miliona nga shampanja Armand de Brignac dhe konjaku D’Usse“, raporton Forbes. “Ai është artisti i parë hip-hop që u kurorëzua miliarder nga Forbes në 2019, falë një perandorie të gjerë dhe të larmishme” që rendit pasuritë nga perandoria e tij argëtuese dhe sportive Roc Nation në…
Një shtetas shqiptar ushtronte profesionin e dentistit në mënyrë të paligjshme në Itali, deri në momentin që u denoncua nga një prej klientëve. Policia italiane ka nisur procedimin penal për dentistin e vetëshpallur, asisten e tij dhe përkthyesin. Ata akuzohen për ushtrim abuziv të profesionit të stomatologut. Shqiptari që hiqej si dentist, nuk kishte një diplomë apo specializimin për të ushtruar zanatin e tij. Klientët italianë duhet të kishin bërë një vizitë fillestare stomatologjike në Brindizi dhe më pas vazhdonin trajtimin në Shqipëri. Përveç procedimit të tre shqiptarëve, policia sekuestroi edhe klinikën dentare që përdorej për vizita