Author: tirana

Një operacion anti-kanabis është zhvilluar në Malësi të Madhe, ku janë zbuluan 27 sera me rreth 8000 fidanë. Procedohen penalisht për shpërdorim detyre, 3 punonjës të bashkisë Malësi e Madhe (Drejtori i Shërbimit Pyjor, specialisti i Ujësjellësit dhe hidrauliku i Ujësjellësit). Kurse në pranga ka rënë një 52-vjeçar, i dyshuar si organizatori i kësaj veprimtarie kriminale. Në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë gjahu, municion luftarak dhe 5 armë të ftohta (thika) që i mbante pa leje. Njoftimi i plotë Malësi e Madhe, Shkodër/Finalizohet megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Krateri”. Megaoperacioni, nga DVP Shkodër dhe Komisariati i…

Read More

Jo shumë njerëz e dinë programin Exel. Formulat e avancuara të Excel-it mund të duken mjaft komplekse, kjo është arsyeja pse ne shpesh përfundojmë duke parë një “tutorial” në YouTube, pavarësisht se kemi njohuri “mesatare”. Një nga ata njerëz që di shumë mirë të punojë me Excel-in është Kat Norton, e cila në rrjetet sociali njihet si “Miss Excel”. Falë mësimeve të saj në TikTok, 29-vjeçarja amerikane fiton 2 milionë dollarë në vit. “Unë postova videon e parë në llogarinë time, Miss Excel, në qershor 2020”, tha ajo për CNBC. Ndërsa jetonte ende me prindërit e saj dhe në borxhe…

Read More

Nuk ka qetësi toka. Një tërmet me magnitudë 4.6 është regjistruar në orën 23:52 të mbrëmjes së djeshme në provincën e Campobasso-s në Itali. Tërmeti ishte në një thellësi prej 23 km dhe një epiqendër afër Montaganos. Në disa komuna janë raportuar çarje në mure. Në Campobasso skena paniku në rrugë, trafik në rritje, frikë e madhe, njerëz me pizhame. Disa kryetarë bashkie kanë vendosur të mbyllin shkollat ​​këtë të mërkurë. Nga ana tjetër, sërish në Turiq ka tërmete. Një tjetër tërmet me magnitudë 3.5 ballë ka ndodhur në lagjen Buça të Izmirit. Tërmeti ka ndodhur në orën 23:51 në…

Read More

Alzheimer mund të zbulohet nga sytë. Sipas një studimi të kryer së fundmi në SHBA rezulton se ekzistojnë disa shenja dalluese tek retina në rastet e personave të prekur nga Alzheimer apo forma të tjera të dementias. Mjekët kanë analizuar retinën e rreth 90 pacientëve dhe janë vërejtur ndryshime, kryesisht një rritje të jashtëzakonshme të proteinës Beta-amiloide, që konsiderohet si sinjal tipik i Alzheimer, dhe një reduktim deri në 80% të disa lloje qelizash. Këto të fundit janë përgjegjëse për riparimin e indeve dhe qelizave të dëmtuara, dhe madje shërbejnë edhe për pastrimin dhe mbajtjjen ne nivelin e duhur të…

Read More

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 që i mori jetën 51 personave, rriti ndërgjegjësimin për të shtuar vëmendjen rreth ngjarjeve sizmike dhe pasojave të tyre. Instituti i Gjeo-shkencave ka përmirësuar rrjetin fizik në stacionet e matjes dhe rikuperimin e ngjarjeve më të vjetra sizmike, por nga ana tjetër nuk po përshpejtohen proceset që kanë të bëjnë me përfshirjen e standardit të Eurokodit në ndërtim në legjislacionin shqiptar. Instituti i Gjeoshkencave zhvilloi në Tiranë një simpozium shkencor rajonal, ku u diskutua më së shumti për rezultate kërkimore pas tërmetit të Durrësit. Nga janari 2021 filloi zbulimi dhe përpunimi automatik i ngjarjeve sizmike…

Read More

Kandidati i parë nga PD-ja zyrate me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn që u tërhoq nga gara është Gjergji Gjata për Bashkinë e Korçës. Ai ka bërë një tjetër reagim në të cilin sqaron arsyet e largimit të tij nga gara. Gjata thotë se Alibeaj bashkë me një ish-deputet kanë ndryshuar listën për Këshilltar bashkiakë në mesnatë, pak para se listat të depozitoheshin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. “PDSh në formë arbitrare, puniste, pa vendimmarrje kolegjiale, por me vendimin e dy personave (një ish deputet dhe kryetari Alibeaj), në mesnatë ndryshuan listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak dhe e dorëzuan…

Read More

Eksperti i sigurisë rrugore, Fatmir Hasho, thotë se drejtuesit e mjeteve i frikësohen më shumë kamerave të vendosura në rrugë për monitorimin e sigurisë, se policëve. Për të forma e digjitalizuar e ndëshkimeve është më efikase sepse natyrshëm marrëdhënia mes njerëzve është më e manipulueshme. “Nëse nëpërmjet këtij sistemi monitorimi do të vendosen këto gjoba ne kemi mundësi që të verifikojmë dhe personat të cilët kanë shkelje të shumta në një afat të shkurtër kohor ku duhet të merren masa shumë të rrepta ndaj këtyre personave”,-tha eksperti. Nga ana tjetër, Hasho nënvizoi edhe se është e rëndësishme që të vlerësohen…

Read More

Darka e banorëve me opinionistët pati batuta të shumta, ndërsa ishte Zhaklin ajo që nisi t’i ngacmonte nga pak lojtarët. Ajo tha se debatet që bëhen mes tyre janë fiktive, pasi në fund të sherrit sërish puthen e përqafohen. Opinionistja madje i tha Luizit se deri në fund të këtij formati, ai do e puthë Qetsorin në buzë në kuadër të lojës. Zhaklin nisi të përmendte edhe shprehjet e “famshme” të banorëe, “Bëj gati valixhet”, “Akoma nuk ke ikur ti”, “Në kuadër të lojës”, etj…të cilat shkrinë së qeshuri konkurentët. Kristi nga ana tjetër e pyeti Zhaklin nëse ajo është…

Read More

Koalicioni i regjistruar nga Celibashi mes Ilir Metës, Vangjel Dules dhe Nard Ndokës duhet të zhbëhet sepse në marrëveshjen politike që e shoqëron dokumentacionin për regjistrimin e tij përdoret emri dhe simbolet e Parisë Demokratike. Kjo është kërkesa e Partisë Demokratike në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve. Për këtë më 30 mars, pra nesër në Kolegjin Zgjedhor do të mbahet seanca për këtë ankimin. Alibeaj thotë se KAS duhet ta rrëzojë vendimin e Komisionerit të Zgjedhjeve sepse ai vetë por askush tjetër i autorizuar prej tij nuk e kanë kërkuar ndonjëherë që PD të jetë pjesë e këtij koalicioni. Teksa…

Read More

Dashi Dashuria po ecën me shpejtësi dhe është falë Jupiterit që vazhdon kalimin e tij të favorshëm në shenjën tuaj. Në punë keni konkurrencë të fortë e cila është e mirë, por ndonjëherë mund të çojë në shumë agjitacion. Demi Të mërkurën dy ditët e ardhshme do të jenë shumë interesante nga këndvështrime të ndryshme, veçanërisht ajo e dashurisë. Për sa i përket punës, ata që kanë një biznes mund të rifillojnë falë mbështetjes së planetëve të ndryshëm. Binjakët Dita është mjaft e lodhshme nga pikëpamja e marrëdhënieve, veçanërisht nëse keni të bëni me dikë nga Shigjetari apo Peshqit. Në…

Read More

Kjo e mërkurë do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave. Pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme në orët e para të mëngjesit dhe në ultësirën perëndimore. Vranësirat do të theksohen në pjesën e dytë të ditës, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore duke krijuar dhe mundësi për momente të shkurtra me reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga -3°C deri në 14°C. Era do të fryjë e…

Read More

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth. Policia bën me dije se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi. Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 19:50, në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth, shtetasi A. Xh., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Shtetasi A. Xh. është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More