Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 25-vjeçar, pasi kryente manovra të rrezikshme në zona të banuara. Ai lëvizte me një automjet luksoz në zona të banuara, ku ecte me shpejtësi. Kur u ndalua nga policia, iu bë kontroll dhe rezultoi se ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Për këtë arsye u ndëshkua me masë administrative 60 000 lekë dhe pezullim të lejes së drejtimit për 24 muaj. Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 25 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Gjithashtu, për të u vendos masa administrative 60…
Author: tirana
Këtë të mërkurë, Apeli i Posaçëm ka rrëzuar ankimimin e ish/zvkryeministrit Arben Ahmetaj për kontrollin që u krye në banesën e bashkëjetueses së tij në Hamallaj, pak ditë më parë. Vendimi u mor nga turpi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, në dhomë këshillimi. Ahmetaj dhe partnerja e tij kërkuan konstatimin e pakushtetutshmërisë dhe paligjshmërisë së vendimit të Shkallës së Parë për lejimin e kontrollit të banesës në Hamallaj, në pronësi të partneres së Ahmetajt, Erjola Hoxha, duke e quajtur “akt që cenon sovranitetin e Kuvendit, Kushtetutën e Shqipërisë dhe Kodin e Procedurës Penale”. Në ankim thuhej se…
Policia greke ka parandaluar një sulm terrorist, që parashikohej që të shkaktonte rreth 50 viktima. Në pranga kanë rënë dy pakistanezë. Objektivi i parë ishte një restorant në Psirri, të cilin autorët kishin zgjedhur ta sulmonin ose me armë ose me eksploziv, në kohën kur në zonë do të kishte më shumë se 50 njerëz. Por operacioni u shty, pasi ata nuk mundën të gjenin armët që kërkonin. Kontaktet u bënë përmes WhatsApp dhe ende nuk është e qartë se sa persona të tjerë janë kontaktuar me dy terroristët për propozimet e tyre. Për çdo viktimë, dy autorët pakistanezë do…
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka depozituar në Kuvend amendamentin për ndryshime në projektligjin ‘Për Tatimin mbi të Ardhurat’ që të përjashtohen nga tatim fitimi profesionet e lira dhe biznesi i vogël. Ajo kërkon që për individët tregtarë; të vetëpunësuarit, si dhe entitetet, me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do të aplikohet deri në fund të vitit 2029. I. QËLLIMI I AMENDAMENTIT DHE OBJEKTIVAT QË SYNOHEN TË ARRIHEN Amendamenti synon që të përjashtojë nga vendosja e një tatim fitimi mbi gjithë biznesin e vogël dhe profesionistët e lirë duke…
Edhe këtë të mërkurë banorët e Bërxullës kanë dalë në protestë, kjo për të kundërshtuar projektin e rrugës Thumanë-Kashar. Por ndryshe nga protestat që i mbajnë prej muajsh në rrugë, këtë të mërkurë banorët e kanë zhvendosur protestën e tyre para Hipotekës. Njerëzi ata janë shprehur kundër qëndrimit të institucioneve, ndërsa kërkojnë verifikim të titujve të tyre të pronësisë. “Prej disa kohësh titujt e pronësisë tona qëndrojnë në sirtarë dhe nuk na i japin. Më vjen një përgjigje dhe ku thuhet se ju nuk mund ta merrni pronësinë, pasi shtëpia nuk ka çati. I bëj thirrje drejtorit të ri të…
Më shumë se 2000 gra janë bërë bashkë, dhe e kanë çuar qeverinë zviceriane në gjykatë. Për to politikat për ndryshimin e klimës po shkel të drejtën e tyre për jetë dhe shëndet. Temperaturat në Zvicër po rriten më shpejt se mesatarja globale dhe valët e të nxehtit janë gjithnjë e më të shpeshta. Gratë zvicerane, të cilat e quajnë veten “Klubi i të Moshuarve të Klimës” dhe kanë një moshë mesatare 73 vjeç thonë se ndryshimi i klimës po rrezikon të drejtat e tyre, shëndetin dhe madje edhe jetën e tyre. Provat e tyre që kanë paraqitur në gjykatë…
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, ka përshkruar me detaje si mund të ketë ndodhur sulmi me kallashnikov drejt godinës së Top Channel. Sipas ekspertit, nuk ka qenë objektivi roja i sigurisë Pal Kola, dhe se plumbi që e ka qëlluar atë nuk ka qenë rikoshet. “Keni një perimetër në atë strukturë e cila ka dy porta hyrëse, porta e parë, ku ka dhe një stacion më të përqendruar të kamerave dhe punonjësve të shërbimit që është porta kryesore dhe porta e dytë ku hyjnë mjetet. Meqenëse në portën e parë keni telekamerat të cilët kontrollojnë dhe regjimin e hyrjes dhe…
Policia e Gjirokastër ka vënë në pranga një 64-vjeçar, pasi tentoi të trafikonte drejt Greqisë një pako kokainë. Vasil Simaku u kap në Gjirokastër, pasi policia ushtroi kontroll në automjetin e tij tip ‘Benz’ konstatoi se 64-vjeçari kishte fshehur në kroskotin e makinës. Nga kontrollet, policia sekuestroi edhe dy aparate celularë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike, një shumë parash, 2 aparate celulare dhe automjeti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.
Këtë të mërkurë, është dhënë vendimi nga Gjykata e Tiranës për zyrtarët që nxorrën listën me pagat e shqiptarëve. Katër të akuzuarit lidhur me skandalin e pagave ku u publikuan të gjitha rrogat së bashku me të dhënat private të shqiptarëve do të dënohen vetëm me shërbim prove. Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për të akuzuarit: Eni Qirjako, 32 muaj shërbim prove; Andi Agaraj, 4 vite shërbim prove; Klodian Sota, 32 muaj shërbim prove; Endri Ikonomi, 32 muaj shërbim prove. 4 zyrtarët u dënuan fillimisht me 6 vite burg në total por që u konvertohet në 12 vite shërbim…
Dega e PD-së në Shkodër pas vendimit të kryesisë qendrore që të mos dalin me kandidat në bashkinë më të madhe në veri për 14 Majin, ka reaguar kundër vendimit. Kryetari i degës së PD-së Shkodër, Xhevdet Amuli, ka deklaruar në televizionin lokal TV1 Channel, se strukturat e Partisë Demokratike nuk do të mbështesin Bardh Spahinë për kryetar bashkie, edhe pse vendimi për të mos dalë me kandidat të PD-së zyrtare do të respektohet. ”Struktura është e përgatitur dhe strukturës i intereson vetëm PD, edhe pse janë zgjedhje lokale, por më shumë se aq janë zgjedhje politike. Kështu që në…
Jo vetëm me gomone si emigrantë, por shqiptarët po zgjedhin Londrën si destinacion turistik. Kompanitë turistike, thonë se janë shtuar kërkesat e qytetarëve që zgjedhin kryeqytetin britanik për turizëm. “Prej fillimit të fluturimeve direkte ne disa destinacione fluksi ka qenë i shumtë. kemi lëvizjë të lira drejt Europës, kërkesa pa fund për të vizituar Britaninë e madhe. tashmë është bërë normale që klientët duan të udhëtojnë drejt Britanisë ose në Londër”, pohon Aurela Baholli. Gjatë një muaji nisën mesatarisht 90 turistë, për udhëtime 2 deri në 3 ditorë në Londër, kryesisht fundjavave. Maldivet është një tjetër destinacion, i cili është…
Kush qëlloi mbi Top Channel? Policia e Tiranës dje tregoi itinerarin e autorëve të sulmit mbi “Top Channel”. Është vetëm një kamerë në Qafë Kashar, që ka mundur të kapë mjetin në ardhje dhe në ikje. Sipas Policisë, kamera e ka kapur dy herë brenda harkut kohor të 9 minutave mjetin me tre personat që qëlluan me breshëri kallashnikovi, duke i marrë jetën punonjësit të sigurisë, Pal Kola. Që nga momenti që mjeti është pikasur në atë kamerë e deri në momentin që është parë të digjet, ka variuar më shumë se 30 minuta, çka do të thotë se për…