Author: tirana

Mes Roberto Mancini dhe drejtueseve të Federatës Italiane të Futbollit ka një ftohje të dukshme, madje sipas Repubblica-s bashkëpunimi ndërmjet tyre ka ardhur në fund. Mancini është shfaqur shumë i demotivuar pas ndeshjen kundër Maltës, ndërsa palët mund të shkojnë drejt një divorci menjëherë pas përfundimit të Final Four në Nations League, në mes të muajit qershor. Përcaktues në këtë vendim të pritshëm është edhe interesimi i fortë i PSG për të afruar në skuadër pikërisht trajnerin azzurr në sezonin e ri. Mancini shihet në sytë e sheikëve si personi i duhur për të menaxhuar dhomat e zhveshjes në Paris.…

Read More

Të kalosh kohë me fëmijët do të thotë më shumë sesa të ulesh në të njëjtën dhomë me ta. Ajo përfshin të qenit plotësisht të pranishëm dhe të angazhuar gjatë kohës që rrini së bashku. Prania juaj nuk mund të zëvendësohet me objekte fizike ose të kopjohet nga dikush tjetër. Është unike dhe fëmijët tuaj kanë nevojë për të në jetën e tyre. Ju jeni një nga njerëzit e preferuar të fëmijës suaj dhe ata dëshirojnë vëmendjen tuaj. Fëmijët lulëzojnë me prindër të përfshirë dhe do të thotë shumë për ta kur jeni të pranishëm. Ardhja në aktivitete jashtëshkollore, ndihma…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se Marrëveshja e arritur me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, duhet të zbatohet saktë dhe shpejt. Ai i ka bërë këto deklarata teksa e ka komentuar takimin e planifikuar për 4 prill në Bruksel, në mes të dy kryenegociatorëve në dialogun Kosovë-Serbi. Kryenegociatori i Kosovës për këto takime është zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa i Serbisë është udhëheqësi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç. “Më 4 prill, ata do të diskutojnë çështjen e zbatimit të Marrëveshjes që tashmë është dakorduar. Pra, ka marrëveshje, ekziston marrëveshja.…

Read More

Një 42-vjeçar ka humbur jetë pasi dyshohet se aksidentalisht një trung peme e ka zënë poshtë. 42 vjeçari S.M., kishte shkuar në malin e këtij fshatit Molisht, për të prerë dru, për përdorim në banesë. Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. NJOFTIMI: Berat/Informacion paraprak Sot, rreth orës 13:30, në fshatin Molisht, dyshohet se aksidentalisht një trung peme ka zënë poshtë shtetasin S. M., 42 vjeç, i cili kishte shkuar në malin e këtij fshati, për të prerë dru, për përdorim në banesë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 42-vjeçari ka humbur…

Read More

Zëvendëskryeministrja ukrainase ka paralajmëruar qytetarët rusë që të mos birësojnë fëmijët e “rrëmbyer” nga Ukraina të deportuar në Rusi. Nëpërmjet një postimi në Telegram, Iryna Vereshchuk tha se ishte “veçanërisht e neveritshme” të mburresh publikisht për aktivitetin “ilegal”. Më shumë se 16,000 raste të dëbimit të fëmijëve janë duke u hetuar nga prokurori i përgjithshëm i Ukrainës Andriy Kostin. “Të marrësh fëmijët jetimë nga Ukraina dhe t’i dorëzosh për birësim shtetasve rusë është e paligjshme dhe e poshtër. Është veçanërisht e neveritshme kur njerëzit madje mburren publikisht për faktin se ata adoptuan fëmijë që janë rrëmbyer në Ukrainë,” ka shkruar Vereshchuk.…

Read More

Autoritete greke kanë shkatërruar një bandë kriminale dhe ka arrestuar 5 persona, midis tyre një shqiptar, i cili është me precedentë të mëparshme penale. Mediat greke shkruajnë se shqiptari, ende i paidentifikuar për publikun, ka tentuar të arratisej, por nuk ia ka dalë dot mbanë. Arrestimet janë kryer të enjten e javës së kaluar, në shtëpi të dhëna me qira. Po ashtu mësohet se gjatë bastisjes nga policia, janë gjetur pistoleta, kapuça, doreza dhe bidona me benzinë. Policia e cila po përgjonte telefonat kuptuan se ata po përgatiteshin për goditje të madhe ditët e ardhshme ne Pirgo.

Read More

Disa shenja janë shumë të dhembshura dhe kanë aftësinë të ndiejnë menjëherë dhimbjen e tjetrit. Janë ato që e kuptojnë menjëherë kur dikush nuk është mirë dhe bëjnë gjithçka që munden për të lehtësuar dhimbjen dhe për t’i larguar. Ato janë mjaft të dhembshura dhe mbështetëse për këdo në nevojë, me qëllimin e vetëm për t’i bërë ata të ndihen më mirë. Në të njëjtën kohë, ato mund të preken nga diçka që dikujt tjetër i duket e thjeshtë. Janë ato që nuk duan dhurata dhe surpriza, por vetëm lëvizje të sinqerta dhe veprime reale. Ndjeshmëria është karakteristika e tyre…

Read More

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim për mediat u pyet lidhur me propozimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH dhe faktin përse nga ana e Presidentit Bajram Begaj është hezituar të realizohet dekretimi. Rama theksoi se nuk do të japë përgjigje lidhur me këto çështja të cilat sipas tij janë vetëm thashetheme, duke shtuar se do të përgjigjet lidhur me ekonominë e vendit, apo mirëqenien. Pyetje: A keni informacion përse presidenti po heziton të dekretojë emrin që ju keni propozuar për në krye të SHISH , duke iu referuar edhe një takimi të fundit që keni pasur me zotin Albi…

Read More

Benet Beci që dorëzoi mandatin e deputetit të PS që të kandidojë për kryebashkiak në Bashkinë e Shkodrës, ka filluar takimet me njerëzit. Në fakt kjo është e para herë që PS-ja mund të marrë Shkodrën. Kryeministri Edi Rama e synon këtë qytet që të hyjë në histori. Nëse e merr me Becin, shumë fonde nga Tirana dhe projekte nga BE do të mbushin Shkodrën. Postimi i plotë Në Shkodër ka shumë punë individuale a grupesh, iniciativa që janë burim i madh energjie, mundësie dhe opsioni për zhvillimin e qytetit. Adriatic Tennis Park është veç një prej tyre. Takimi me…

Read More

Kryeministri Edi Rama u përgjigj në lidhje me shpërblimin që do u jepet pensionistëve në muajin e ardhshëm. A shkelet Kodi Zgjedhor vendime të tilla që s’mund të merren deri në 4 muaj para zgjedhjeve për të mos ndikuar qytetarët dhe votën e lirë? Sipas Ramës, diçka e tillë as nuk duhet të kalojë nëpër mend kur pensionistët kanë dhënë më shumë se të gjithë dhe në këtë histori ndryshimi kanë marrë më pak. Kryeministri theksoi se askush nuk mund t’i ndalojë për të marrë një vendim të tillë. “Ky për pensionistët është një adresim në vazhdim i një problem…

Read More

Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur planet e qeverisë për ta çuar pagën mesatare në vend në 900 euro. “Kemi në dorë një plan ambicioz për rritje pagash në harkun kohor 2023-2024. Ky program synon të realizojnë një target të një page mesatare prej 900 eurosh. Jemi në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht në të mirë të njerëzve, familjeve. Pas rritjes së pagës minimale, tani mund të shkojmë drejt rritjes së pagës mesatare. Në dy faza, do të kemi një rritje tani, së shpejti për një pjesë,…

Read More

Në një kohë krizë, 900 milionë euro është vlera e plotë e investimeve që do të burojnë nga Strategjia e Partneritetit, e nënshkruar midis Bankës Botërore dhe qeverisë shqiptare. Ajo do të shtrihet në periudhën 2023-2027. Nga ndërtimi i urave, tek bujqësia konkurruese, qeverisja “online” apo financimi i politikave të zhvillimit të qëndrueshëm. Janë këto 4 projektet e reja që do të financohen nga Banka Botëroren në kuadrin e kësaj strategjie. Strategjia synon të nxisë punësimin dhe të krijojë vende të denja pune me qëllim përdorimin më të mirë të kapitalit njerëzor, si dhe të ngrejë kapacitetet e vendit në…

Read More