Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë atë. “Dua ta shfrytëzoj këtë rast që t’u bëj thirrje shteteve miqësore nëpër botë të qëndrojnë me Kosovën, e për ato të cilat nuk e kanë njohur shtetësinë dhe institucionet demokratike të Kosovës, [u bëj thirrje] t’i bashkohen shumicës së shteteve të botës e ta bëjnë këtë”, tha ajo. Kështu deklaroi Osmani në fjalimin e saj në Samitin për Demokraci të organizuar nga presidenti amerikan, Joe Biden. Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008. Sipas listës së publikuar në…
Author: tirana
Ish-deputeti Myslim Murrizi u shpreh se pas zgjedhjeve vendore të 14 Majit, kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha do të kenë përplasje me njëri-tjetrin. Gjatë një interviste, Murrizi tha se Basha do të rikthehet sërish në krye të Partisë Demokratike. “Basha nuk ka vdekur është në fletën e votimit. KQZ shkel ligjin po mos jetë emri i atij. Në fletën e votimit vendoset emri i kreut të Partisë. Partia Demokratike, Lulzim Basha kur ne të shkojmë të votojmë…Unë parashikoj që do ketë sherr mes Alibejat dhe Bashës. Do kthehet Basha sërish në krye të PD-së. Ata…
Ministri malazez i Drejtësisë, Marko Kovaq, tha më 29 mars se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut po kërkojnë ekstradimin e Do Kwon, ish-drejtorit ekzekutiv dhe bashkëthemeluesit të kompanisë së kriptovalutave, Terraform Labs, i cili dyshohet për humbjen e investimeve – në vlerë prej më shumë se 40 miliardë dollarësh. Do Kwon dhe partneri i tij i biznesit, Hon Chang Joon, u arrestuan në Mal të Zi më 23 mars, teksa po përpiqeshin të iknin në Dubai me dokumente të falsifikuara, sipas MD-së. Kovaq tha se Koreja e Jugut ka kërkuar ekstradimin e të dyve. Ndërsa SHBA-ja…
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë hap Zyrën e Konsulencës për Turizmin në Palma de Mallorca, Spanjë. Përfaqësues i saj në Spanjë zgjidhet Eduard Hyseni, kurse në pozicionin e këshilltarit është emëruar z.José Yudici, me eksperiencë disavjeçare në industrinë e turizmit. Përveç promovimit të vizitave të qytetarëve spanjollë në Shqipëri, kjo zyrë synon të krijojë më shumë bashkëveprim me kompanitë turistike dhe hoteliere në Spanjë. “Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, përmes angazhimit dhe misionit të saj, ka arritur që përmes kësaj zyre të vulosë objektivin për të sjellë sa më shumë kompani spanjolle ‘tour-operator’ të turizmit në Shqipëri. Hapja e…
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka regjistruar një procedimi penal për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, pa autor, lidhur me humbjen e jetës së turistit spanjoll, Francisco Javier Carraso Cervilla. Ky procedim penal ka filluar mbi bazën e materialeve të dërguara nga Komisariati i Policisë Divjakë. Ky procedim është në fazën fillestare të tij dhe nisur nga natyra e çështjes janë kryer veprimet e plota hetimore që konsistojnë në këqyrjen e vendit të ngjarjes, sekuestrimin e provave materiale dhe këqyrjen e tyre, janë marrë vendimet e nevojshme të ekspertimit, janë pyetur persona që kanë dijeni për ngjarjen.…
Olta ka diskutuar me Qetsorin për sjelljen e Luizit, pasi ky i fundit ka vendosur ta “injorojë”, duke mos i folur ose duke i kthyer përgjigje ashpër. Olta është shprehur e indinjuar nga sjellja e tij me të, duke e quajtur “kafshë” dhe njeri të keq. Ajo ka thënë se Luizi nuk ka logjikë njerëzore dhe bën thjesht strategji. Olta shtoi se të gjithë banorët e kanë frikë, por ajo jo. Ajo shprehu se është Luizi që ka frikë nga pyetjet që ajo i bën dhe zgjedh të shmanget e mos t’i flasi.
Megi Fino, vajza e Bashkim Finos, deputeti socialist që humbi jetën dy vite më parë pasi u infektua me COVID, ka kujtuar të atin, me këshillat, vlerësimet, batuat dhe dashurinë që ai ofronte. “Thanë se do të bëhej më e lehtë me kalimin e kohës, në fakt nuk është aspak kështu. 2 vite pa ty ba, dhimbja dhe mungesa është ende shumë e madhe. Na mungon prania jote, këshillat dhe vlerësimet e tua gjithmonë të balancuara, batutat e shumta, dashuria jote pa kufi. Megjithatë, forca që më jep për të vazhduar përpara e përballuar çdo sfidë, shtohet përditë. Të duam…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi sot një nga projektet më inovative për transportin publik, atë që njihet si Bus Rapid Transit (BRT), i cili do të prekë linjat kryesore të qytetit, si Kinostudio-Kombinat, Unazën dhe linjën e Tiranës së Re. Në panelin prezantues, veç Veliajt ishin edhe ekipi i ekspertëve gjërmanë të GIZ-it, i drejtuar nga Christian Mettke, ish drejtori i Departamentit të Transportit për Londrën, John Barry, përfaqësues të kompanive të transportit qytetas dhe ndërqytetas dhe ekspertë evropianë për mobilitetin, u diskutua për ndryshimet që ka pësuar transporti publik në Tiranë, risitë e projektit BRT, dhe…
Duket se gjyshja e Kiarës është shqetësuar nga komentet dhe kritikat e njerëzve në lidhje me lojën dhe ndjenjat për Luizin. Në një video të postuar në Instagram, teksa ndajnë disa momente me njëra-tjetrën, nëna Leta i del në mbrojtje mbesës së saj dhe kanë një rëndësi të veçantë për njëra-tjetrën. Nëna Leta: Dua të shoh ty dhe Luizin çift gjithë jetën. Kiara Tito: Mos u mërzit o Leta se kështu e kanë njerëzit. Nëna Leta: Moj e kanë, po ta dinë se kush je ti, Kiara Tito. Që pas daljes nga shtëpia, Kiara ka patur një vëmendje të madhe.…
Raportohet se një ngarkesë me kokainë e fshehur brenda një kontejneri me banane u sekuestrua në portin e Vado Ligure në Savona të Italisë. Tre shqiptarë u arrestuan nga policia italiane gjatë aksionit antidrogë. Thuhet se kontejneri me banane ishte nisur nga Ekuadori. Pasi u shkarkua nga anija, kontejneri iu nënshtrua në kontrolli të plotë, ku dhe u konstatua sasia prej 83 kilogramë kokainë. Kontejneri u mbajt nën monitorim deri kur aty u paraqitën 3 shqiptarë, të cilët u futën fshehurazi në port dhe kërkonin të merrnin ngarkesën e drogës. Të tre u arrestuan në flagrancë. Ata janë të moshave…
Analet e historisë janë të mbushura me tregime mbi udhëheqës të mëdhenj që kanë lënë gjurmë në këtë botë, duke diktuar e ngjarjeve njerëzore përmes veprimeve, vendimeve dhe vizioneve të tyre. Nga pushtuesit që ndërtuan perandori të mëdha tek shtetarët që sollën paqe dhe stabilitet në kombet e tyre, këta udhëheqës të lashtë ishin arkitektët e kohës së tyre, duke lënë pas një trashëgimi që ka rezistuar për shekuj me radhë. Ja cilët janë 9 prej tyre: 1. Aleksandri i Madh, Mbreti i Maqedonisë I lindur në vitin 356 Para Krishtit Aleksandri lindi nga Filipi II Mbreti i Maqedonisë dhe Olimpias, një princeshë nga Epiri. U ngjit në fron në moshën 20 vjeçare pas vrasjes së të atit. Krijoi një aleancë me mbretëritë e tjera…
Kapet në Kakavijë një shtetas i huaj i shpallur në kërkim pasi i mori 9000 euro një qytetari nëpërmjet mashtrimit. Bëhet me dije se gjithashtu janë sekuestruar edhe 10 150 euro dhe 400 dollarë, të cilat ky shtetas nuk i deklaroi në kufi, sipas përcaktimeve ligjore. Bëhet me dije se gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur shtetasit J. S., 10 150 euro dhe 400 dollarë, të cilat ai nuk e kishte deklaruar në doganë, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. NJOFTIMI: Kakavijë, Gjirokastër/Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive. Ishte shpallur në kërkim…