Author: tirana

Këtë të enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura, por kryesisht në relievet malore në lindje. Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, duke bërë ë valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 1-2 ballë.

Read More

Mëngjesin e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një ftesë për çdo të ri që të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura. Përbri shkrimit të tij, kreu i qeverisë publikoi dhe një video ku shfaqej Armela Murati, pilotja e parë shqiptare. “Mirëmëngjes dhe me ftesën që ashtu si pilotja e parë shqiptare, Armela Murati që u bë pjesë e Forcave të Armatosura duke ndjekur kursin e pilotit, të vijoni aplikimin për mundësitë e shumta të karrierës brenda FA, në https://www.mod.gov.al/rekrutim/, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkroi Rama.

Read More

Papa Françesku kaloi natën e parë në spital, nën vëzhgimin e mjekëve. Ati i shenjtë, 86-vjeçar, vuan nga një infeksion i rëndë në rrugët e frymëmarrjes. Edhe pse Vatikani tha se ishte një kontroll rutinë, më vonë shtoi se Papa u dërgua në Poliklinikën “Gemelli” me një ambulancë. “Në ditët e shkuara, Papa Françesku ka shfaqur disa vështirësi në frymëmarrje dhe të mërkurën paradite u shtrua në poliklinikën Gemelli, për disa kontrolle mjekësore”, komunikoi në mbrëmje drejtori i zyrës së shtypit në Vatikan, Matteo Bruni.

Read More

Këtë të enjte, Kuvendi mblidhet për seancë plenare në orën 10:00. Në rendin e ditës parashikohet interpelanca me ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj nga deputetja e PD-së, Jorida Tabaku. Do të votohet projektligji i “Për tatimin mbi të ardhurat” që lidhet me sistemin e tatimit të individëve dhe entiteteve ligjore në Shqipëri. Në projektligjin e ri, të ardhurat personale të tatueshme janë klasifikuar në 3 kategori: të ardhura nga punësimi; të ardhura nga biznesi; të ardhura nga investimi. Të ardhurat personale sipas 3 grupeve më sipër, janë parashikuar të tatohen: dy 4 grupet e para (të ardhurat nga…

Read More

Dashi Hëna hyn në shenjën tuaj në fund të muajit së bashku me shumë planetë të tjerë që do t’ju ndryshojnë jetën. Në punë situata përmirësohet si dhe në atë të dashurisë ku do të vijnë lajme interesante. Demi Të enjten është dita e përsosur për t’i hapur zemrën të dashurit tuaj. Planetët aktivë kthehen në punë dhe sjellin kënaqësi dhe projekte të reja do shkoi gjithqka mirë. Binjakët Mëngjesi i së enjtes do të jetë më i mirë se pasditja, por prisni gjëra të shkëlqyera nga prilli i cili fillon me diellin në favor. Në punë situata nuk është…

Read More

Papa Francesku po kalon një gjendje jo të mirë shëndetësore. Sot pasdite Papa shkoi në Poliklinikën Gemelli, për t’iu nënshtruar “disa kontrolleve”. Lajmi konfirmohet dhe nga zyra e shtypit të Vatikanit. “Në ditët e kaluara papa Françesku ka rënkuar vështirësi frymëmarrje dhe këtë pasditë ka shkuar në Poliklinikën “Gemelli” për disa kontrolle mjekësore. Rezultati i këtyre kontrolleve ka nxjerrë në pah një infeksion në frymëmarrje (përjashtohet infeksioni nga Covid 19) që ka nevojë për disa ditë terapi mjekësore në spital. Papa Françesku është i prekur nga mesazhet e shumta që ka marrë dhe shpreh falenderimin e tij për afërsinë dhe…

Read More

Një sherr banal që dyshohet se ka nisur me fjalët “Pse më sheh, kush je ti”, dyshohet të jetë bërë shkak i sherrit të ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë që përfundoi me dy të vrarë. Viktimat janë Edmond Gosa dhe Altin Rexhaj. Mësohet se Gosa ka qëlluar me thikë Rexhën ndërkohë që ky i fundit ka hapur zjarr ndaj tij. Të dy ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësorë por nuk kanë mundur të mbijetojnë si pasojë e plagëve të rënda.

Read More

Banorët të zonës në Kavajë kanë folur pas ngjarjes së rëndë ku mbetën të vrarë shtetasit Altin Rexha dhe Edmond Gosa, si pasojë e një konflikti mes tyre. Ata shprehen se viktimat kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin më parë. Një prej tyre thotë se në Kavajë nuk ka pas ndodhur kurrë një gjë e tillë, ndërsa një tjetër shprehet se i vjen keq dhe i duket sikur i është vrarë fëmija e tij.

Read More

Një 36-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në fshatin German të Matit pasi më herët ishte larguar nga banesa. Sipas njoftimit të Policisë ai ishte denoncuar i zhdukur nga vëllai i tij ditën e djeshme, ndërsa mësohet se 36-vjeçari me iniciale A. M. kishte shfaqur kohët e fundit probleme të shëndetit mendor. Njoftimi i policisë: Me datë 29.03.2023, rreth orës 17.45, është gjetur pa shenja jete në një përrua në fshatin German, shtetasi A.M., 36 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi me datë 28.03.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat shtetasi…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave se rriti pagat për fushatën në prag të zgjedhjeve lokale. Rama ka publikuar një pikë nga Kodi Zgjedhor që thotë se akuza do vlente nëse do ishin zgjedhjet qendrore dhe jo ato lokale. “Analfabetizmi politik është ku e ku më i keq se sa analfabetizmi real apo ai funksional! Neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike, ku flitet për periudhën para krijimit të qeverisë së re. Leximin me zë ua bëjnë pensionistët në 14 maj”-shkruan Rama.

Read More

Xhimi, i njohur për video e tij virale në “TikTok”, ka folur për bullizmin që ka përjetuar fëmijë në Greqi. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Xhimi ka rrëfyer të gjithë vështirësitë që ka kaluar nga bullzmi i nxënësve, te mësuesja dhe deri te puna për herë të parë në moshën 12-vjeçare. “Gjithmonë unë këto videot i bëj në orar të punës dhe të them të drejtën, ata që bëjnë më shumë humor, janë edhe ata që janë më të vuajtur. Edhe ne kemi ikur që në ’98 në Greqi dhe atje e kam vuajtur shumë racizmin.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Samitin për Demokraci të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kreu i qeverisë tha se përmirësimi i jetës demokratike është përparësi kryesore e Shqipërisë. “Një vit pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, ky raund i dytë i mbledhjes së demokracive në tavolinë fiton një kuptim të ri të rëndësisë. Si një vend që ka përjetuar regjimin komunist, Shqipëria që në momentin që është bërë pjesë e bashkësisë së demokracisve, jo vetëm që ka treguar një angazhim kombëtar për të ndërtuar një shtet bazuar në institucionet demokratike por ka ecur…

Read More