Fifi do bëhet së shpejti nënë për herë të parë. Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit këngëtarja tregoi edhe se kur do vijë në jetë bebi. ”Edhe sa të ka mbetur të shohësh engjullin e vogël?”, e pyeti një fans. “Na ka ngelur shume pak ditë”, u përgjigj Fifi. Këngëtarja dhe partneri i saj Adis Patushi do mirëpresin në jetë një djalë.
Author: tirana
I mori 50 000 lekë të rinj një shtetasi, duke i premtuar se do ta pajiste me leje drejtimi për automjet, pa përfunduar praktikën, kapet dhe vihet në 56-vjeçari. Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit A. D., 56 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas dyshohet se i ka marrë shumën 50 000 lekë të rinj, shtetasit J. M., 32 vjeç, me premtimin se do ta regjistronte ne autoshkollën e shokut të tij dhe do ta pajiste me lejen e drejtimit, pa përfunduar praktikën që parashikohet ligjërisht. Materialet procedurale i kaluan…
Dy sera ku kultivoheshin bimë kanabisi janë gjetur në Velipojë. Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Gjatë kontrollit në fshatin Luarzë, janë gjetur 1900 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, në kubikë, pjesa më e madhe e tyre e mbuluar me plastmas. Gjatë kontrollit në anë të lumit Buna, në territorin e fshatit Reç i vjetër, janë gjetur 250 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në kubikë. Një pjesë e fidanëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies. 55-vjeçari me iniciale F.B. është arrestuar, ndërsa 37-vjeçari…
Ditën e djeshme Dea Mishel ëshët zgjedhur lider i shtëpisë për këtë javë. Gjatë mbrëmjes, Fotini ka diskutuar me Keisin dhe Lorencin për këtë zgjedhje. Ajo u shpreh se i’a kishte premtuar votën Deas që prej ditës së dielë. Keisi gjithashtu tha se i’a dha votën Deas sepse e kishte premtuar këtë gjë, por shtoi se nuk dëshiron më që këto zgjedhje të bëhen në sajë të premtimeve. Më pas Fotini tha se Dea i bën qejfin Luizit, por mban anën e Oltës.
Transparenca me fondet për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit, ishte tematika e interpelancës mes deputetes së PD-së, Jorida Tabakut dhe ministres së Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj në seancën e kësaj të enjte në Kuvend. Deputetja akuzoi qeverinë se nuk ka treguar transparencë, dhe shtoi se nuk ka asnjë shpjegim lidhur me fondet e marra dhe granteve pas tërmetit. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj nga ana e saj, tha se nuk është e vërtetë se nuk ka pasur transparencë për përdorimin e fondeve dhe se çdo qytetar mund të marrë informacion. Tabaku: Nuk pres dot që ministrja e Financave…
Një ditë pasi ndau vendimin e qeverisë për rritjen e pagës mesatare, kryeministri Edi Rama u ka njoftuar rritjen e rrogave punonjësve të Kryeministrisë. Në një takim me ta ai solli shembuj konkretë të punonjësve që kanë më shumë se 20 vjet në kryeministri dhe deklaroi sesa do të shkojë paga për secilin nga ata. “Është koha për rritje rroge domethënëse. Monika drejtore njësie prej 26 vjetësh, Rezari jurist i departamentit prej 37 vjetësh, Vjollca përgjegjëse e sektorit prej 43 vjetësh. Zenaida përgjegjëse sektori që ka 28 vjet. Luljeta specialiste ka gjithë sekretet e qeverisë, ka 41 vjet. Por s’keni…
Këtë të enjte është hedhur shorti që ka caktuar dy çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë, i cili ka vënë përballë Vllaznia-Egnatia dhe Tirana-Teuta. Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 26 prill, ndërsa takimet e kthimit do të luhen më 11 maj, kur do të mësohet edhe finalja e këtij edicioni, e cila do të zhvillohet më 1 qershor. Vllaznia është fituese e dy edicioneve të fundit të Kupës së Shqipërisë. Shkodranët e kanë fituar trofeun 8 herë në histori, ndërsa Tirana mban rekordin me 16 triumfe në këtë event. Teuta e ka fituar 4 herë Kupën, ndërsa…
Shkon në 6 numri i kandidatëve që braktisin Enkelejd Alibeajn për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Bëhet fjalë për kandidatin e bashkisë së Krujës, Sabah Sheta, i cili njoftoi vendimin e tij në Facebook, pas mesazheve që siç thotë ai ka marrë nga qytetarë dhe demokratë. Me tërheqjen e tij numri i të tërhequrve nga gara i kandidatëve të Alibeajt shkon në 6. Postimi i plotë Këto ditë kam marrë me qindra mesazhe mbështetje nga demokratë dhe qytetarë, që duan një drejtim të ri për Krujën. Nga njëra anë, jam ndier i nderuar për besimin e tyre, por nuk mund…
Dy 43-vjeçarët që vranë njëri-tjetrin në Kavajë, Armand Gosa dhe Sali Rexha kohët e fundit kishin vazhdimisht konflikte verbale dhe debatonin sa herë që përballeshin me njëri-tjetrin. Mbrëmjen e së mërkurës ata u takuan në një lokal te vendi i quajtur Kthesa e Valutës. Ata fillimisht kanë debatuar në ambientet e brendshme të lokalit dhe më pas konflikti ka vijuar edhe jashtë. Në sherr e sipër Armando Gosa qëlloi me thikë Sali Rexhën, i cili ishte bashkë me djalin e tij të mitur. Rexha i është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me armë zjarri pistoletë. Të dy nuk mundën që t’u…
Dy persona, burrë e grua, kanë mbetur të plagosur me thikë në Tepelenë mëngjesin e së enjtes. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai”. Dyshohet se pas një konflikti të çastit, në banesë, shtetasi L.N, 42 vjeç, ka goditur me thikë, bashkëshorten e tij, shtetasen F.N, 40 vjeçe dhe më pas është vetëdëmtuar me thikë.
Në Shqipëri ka hajdutë dhe këta janë edhe të huaj. Më poshtë do të tregojmë ngjarjen e një vepre penale “vjedhje me dhunë”, ku një shtetas i huaj ka mashtruar dy qytetarë nga Kosova, dhe u vodhi shumën prej 9 mijë euro. Gjithça nisi nga një bisedë në WhatsApp dhe biseda mes tyre është bërë me Google Translate. Ngjarja Jose (Armando) Castillo (Santos) nga Hondurasi me leje qëndrimi në Kamerun dhe pasaportë franceze dhe rezident në Berlin, por prej një muaji ka jetuar në Tiranë, dhe u ka marrë me anë të vjedhjes me dhunë, një shumë prej 9000 euro…
Banorët e Bërxullës pas protestës së djeshme në Hipotekën e Tiranës, sot janë rikthyer në rrugën e Rinasit ku protestojnë prej shumë muajash. Ata kërkojnë të drejtën e tyre për pronat të cilët preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar. Madje kanë paralajmëruar vetëgjyqësi, nëse deri të martën nuk marrin zgjidhje. Banorët thanë se do bllokojnë hipotekën. “Do fillojmë me vetëgjyqësinë. Prona është e shenjtë. Nëse deri të martën nuk kemi zgjidhje do bëjmë vetëgjyqësi. Do detyrojmë punonjësit e Hipotekës të vihen në lëvizje me forcën tonë. Do t’i bllokojmë hipotekën zonjës Bici. Në rast se dje ishte tubim paqësor për…