Autoritetet britanike kanë arrestuar një të ri shqiptar, pasi u kap në një “shtëpi bari” në Grenfell Town, Bon-y-maen. Bëhet fjalë për Klajdi Zallin, 23 vjeç, i cili tentoi të arratisej përmes kopshtit, por u arrestua nga policët. Ai u tha atyre se kishte qëndruar dy muaj pa dalë nga ferma e kanabisit. I riu shqiptar tha para gjykatës se ishte detyruar që të të emigronte në Angli, për të fituar të ardhura, në mënyrë që të shlyente borxhin që nëna e tij kishte ndaj një bande në Shqipëri.
Author: tirana
Ministrja Elisa Spiropali ndodhet për një vizitë zyrtare në Uashington, ku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali ka ndarë lajmin e takimit me ish Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe kryetaren e grave demokrate Lois Frankel. “Roli i Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit është thelbësor mbi ndërmarrjen e iniciatiave për ndëshkimin e agresorëve si Rusia e Putinit”, shkruan ministrja. Postimi i plotë Mëngjes pune me Nancy Pelosi, Lois Frankel, kryetare e grave demokrate, dhe përfaqësuese të tjera në Kongresin Amerikan,…
Banorët e Big Brother VIP kishin sot mundësinë që të komunikonin me familjarët. Aktorja ka marrë një telefonatë nga bashkëshorti, i cili i ka kërkuar të vazhdojë lojën dhe të mos i marrë për bazë ato që thotë Luizi. Olta: E di shumë mirë që s’do ta fitoj. Nuk më intereson ta fitoj, dua vetëm të shkoj në finale sepse mendoj që e meritoj. Edhe tani që më thotë Luizi s’ke për ta prek finale, sinqerisht dua të shkoj nga inati. Dori: Po Luizi ka lojën e vetë, ç’ke ti që merresh. Luizi është banor, po të ishte organizator i…
5 kandidatë për kryebashkiakë të PD-së janë tërhequr nga gara e zgjedhjeve të 14 majit, ndërsa një tjetër nuk u regjistrua në KQZ. Oerd Bylykbashi u shpreh se tërheqja e kandidatëve është një shenjë që flluska e ngritur nga Enkelejd Alibeaj nuk mbështetet nga demokratët. “Ju e keni vënë re se si po tërhiqen një nga një kandidatët e Bashës dhe të Alibeajt sepse janë demokratë nga ana tjetër. Shpeshherë e kuptojnë barrën e madhe ndaj demokratëve me të cilët kanë punuar, i kanë mbështetur, kështu që e kuptojnë shumë mirë që betejën e kemi të gjithë bashkë për të…
Një tjetër kandidat për kryebashkiak i propozuar nga Alibeaj është tërhequr nga zgjedhjet. Është kandidati i Krujës, Sabah Sheta që heq dorë. “Kam reflektuar këto ditë dhe kam vendosur të mos bëhem pjesë e asnjë farse politike, të mos i shërbej përçarjes demokrateve dhe qytetareve te mi, atyre qe na respektuan ne si force politike dhe na votuan masivisht ne 25 prill 2021”. Enkelejd Alibeaj tha se kishte rreth 20 kandidatë për 14 majin por me tërheqjet e ditëve të fundit, nuk rezultojnë të jenë më shumë se 11, pothuajse të gjithë në bashki të jugut, përjashtuar Dibrën dhe Vaun…
Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas kallëzimeve të marra nga disa shtetas kosovarë, për vjedhjen e llogarive të tyre në rrjetet sociale dhe përdorimin për të kërkuar para nga familjarët e tyre, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Account”, për dokumentimin e kësaj veprimtarive kriminale, identifikimin e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësi ligjore. Si rezultat i këtij operacioni është bërë e mundur kapja…
Natasha Lako është ndër të parat bashkëthemeluese të PD-së dhe dy herë deputete e saj në parlamentin e parë pluralist. Gjatë rrëfimit të saj në ABC News, ajo ka treguar pas kaq shumë vitesh pse dha dorëheqjen nga politika. Lako theksoi se deputeti si individ ka humbur shumë, sepse është partia më e fuqishme se individi. “Unë e di këtë historinë e parlamentit. Unë personalisht jam për zgjedhjen direkte. Në Shqipëri thuhet se ai e blen votën në qoftë se partia është më e fortë dhe etj, etj. Kjo nuk i vë dot në provë sot deputetët. Mendoj që nuk…
Mediat greke kanë publikuar sot pamjet nga momenti i vrasjes aksidentale të Pëllumb Islamit në Nea Joni, teksa ndodhej në lokalin e lagjes duke parë një ndeshje futbolli. Pamjet e publikuara nga Mega, tregojnë sesi 39-vjeçari ndodhej në vendin e gabuar, në momentin e gabuar, kur një bandë shqiptare pas një konflikti hapi zjarr. Më herët Pëllumb Islami kishte ndërhyrë për t’i qetësuar duke qenë se i dëgjoi që po flisnin shqip, edhe pse nuk kishte asnjë njohje me ta. Në të njëjtën kohë, në gjendje paniku, pjesa tjetër e klientëve u përpoqën të largoheshin nga vendngjarja. Për rastin, policia ka arrestuar dy persona, një…
Firdeus Berberi, njëri prej personazheve kryesorë që ka marë pjesë në sulmin me thikë dhe pistoletë, me qëllim ekzekutimin e Johan Muçllarit, është marrë i pandehur nga prokuroria e Pogradecit. Në total prokuroria, ka marë 7 të pandehur për ngjarjen e ndodhur në muajin Prill 2022, ku u sulmua me armë dhe thikë, Muçllari. Por çuditërisht, edhe pse një vitë më parë ndodhi ngjarja e rëndë, asnjëri prej tyre nuk ndodhet në burg. 6 të pandehur janë hetuar dhe do gjykohen në gjëndje të lirë. Kurse personi kryesor, Firdeus Berberi, rezulton në kërkim dhe ende nuk është kapur nga Policia…
Kandidati presidencial i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në Mal të Zi, Milo Gjukanoviç tha se sido që të jetë pjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve, ai është i bindur se do të jetë fitues. Gjukanoviç tha dje për se është i kënaqur me numrin e votave të fituara në raundin e parë të zgjedhjeve. “Mali i Zi nuk zgjedh mes dy kandidatëve këtu, por një rrugë drejt së ardhmes. Vota për mua është votë për rrugën e vazhdimësisë,” tha Gjukanoviç. Ai theksoi se Mali i Zi në kohën kur ai ishte në krye të qeverisë dhe vendit u…
Dy persona janë arrestuar këtë të enjte në Cërrik, në kuadër të operacionit policor të koduar “Loja e fundit”. Shtetasit L. K., 37 vjeç dhe E. K., 25 vjeç u vunë në pranga pasi kishin përshtatur lokalet e tyre për organizimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit. Gjatë kontrollit në ambientet e këtyre lokaleve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 aparate celulare që përdoreshin për lojëra fati (baste sportive) dhe 250 000 lekë të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme. Të dyja lokalet janë bllokuar. Në vijim të veprimeve u referuan materialet…
Vendimi i Greqisë për të blerë 38 sisteme raketore të armatosur SPIKE-NLOS nga Izraeli, duket se ka sjellë edhe reagimin e autoriteteve turke. Mediat greke bëjnë me dije se turqit vijojnë të monitorojnë dhe analizojnë programet e armatimit të Greqisë. Sipas mediave ekspertët që analizojnë tregun grek e kanë cilësuar si një “hap të rrezikshëm”. “Hapi i rrezikshëm i Greqisë me blerjen e sistemeve raketore SPIKE. Megjithëse me një buxhet të kufizuar, Greqia vazhdon të provokojë krizën në Egje, duke e bazuar politikën e saj të jashtme në rivalitetin me Turqinë, duke blerë miliarda dollarë armë”, shkruajnë mediat turke. Ndërkohë në…