Author: tirana

60-vjeçarja Bajame Seneja u plagos pasditen e sotme pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Ballagat të Lushnjës. Vëllai i saj dha një intervistë për mediat, ku deklaroi se autori që qëlloi me armë zjarri ndaj motrës së tij ishte Shaip Hasalla. Sipas tij, shkak është bërë konflikti për tokën, për të cilën sot ishte mbajtur edhe një seancë gjyqësore. “Na qëlluan Shaip Hasalla me djemtë. Para dy vjetëve na ka qëlluar me armë. Sot na qëlluan sërish, na plagosën motrën. Edhe sot ishim në gjyq për këtë çështje, mbaruam çështjen na zunë pritë. Unë isha në makinë së…

Read More

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat me armë që janë regjistruar ditën e sotme në Lushnjë. Sipas informacioneve, mësohet se një grua është plagosur në këmbë. E plagosura është Bajame Bali, motra e Kastriot Hasalllës, i cili vrau Romeo Hasallën për një konflikt pronësie një vit më parë. Sipas informacioneve asaj i kanë bërë pritë, ndërsa autorët lëviznin më një makinë tip “Volswagen”.

Read More

Sali Berisha akuzon qeverinë se po kryen “gjenocid” ndaj shqiptarëve, pasi sot në parlament prezantoi një tjetër taksë ndaj një grupi profesionistësh. Ish-kryeministri deklaroi se në këtë garë elektorale demokratët kanë përgjegjësi për shkak se në vendoret e 2019-ës, me bojkotimin e zgjedhjet, “ia dorëzuan fitoren në zarf Ramës”. “Demokratët kanë përgjegjësi pasi bojkotuan zgjedhjet lokale dhe ia dorëzuam me zarf pushtetin Ramës. Ne njohim dhe pranojmë gabimet, e caktuam në statut. Rama mendoi se e kishim formale atë ne, bëri gjithçka duke besuar se ne do i bojkotonim. Ne do marrim pjesë në zgjedhje dhe do fitojmë. Ne duhet…

Read More

Gjendja e Papa Françeskut po përmirësohet pas shtrimit të tij në spital me një infeksion në rrugët e frymëmarrjes. Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni tha në një deklaratë të enjten se Ati i Shenjtë ka rifilluar punën ndërsa vazhdon të trajtohet. “Shenjtëria e tij Papa Françesku kaloi një natë të qetë. Gjendja e tij klinike po përmirësohet gradualisht dhe ai po vazhdon trajtimin e planifikuar,” thuhet në deklaratë. “Sot pasi hëngri mëngjes, ai lexoi gazetat dhe rifilloi punën,” thuhet më tej në deklaratë. Zëdhënësi Bruni nuk tha se kur Papa Françesku mund të dilte nga spitali “Gemelli” i Romës. Vatikani…

Read More

David Kostelancik i përzgjedhuri për të marrë detyrën si ambasador i ri i SHBA-së në Shqipëri, mbajti fjalën e tij në Senatin Amerikan. Kostelancik e cilësoi si qëllim kryesor të Shteteve të Bashkuara, luftën ndaj korrupsionit në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ai theksoi se bazuar te eksperienca e tij 30-vjeçare dhe dëshira e madhe për të forcuar partneritetin SHBA-Shqipëri, është i duhuri për të qenë ambasadori i ri në vendin tonë. “Është një detyrë e rëndësishme dhe për shtetet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Reforma në drejtësi do të ndihmojë Shqipërinë të ecë përpara drejt institucioneve…

Read More

Një tërmet është regjistruar këtë pasdite në Shqipëri. EMSC shkruan se tërmeti ka qenë me magnitudë 3 dhe epiqendra e saj ka qenë 2 km nga qyteti i Elbasanit, ndërsa thellësia e saj ka qenë 10 km. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Tiranë. Fatmirësisht nuk ka patur as lëndime në njerëz dhe as dëme materiale.

Read More

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në fshatin Ballagat të Lushnjes. Në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja B. S., 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Read More

Si çdo banor i “Big Brother Vip”, edhe Luizi ka patur mundësinë që të komunikonte me një nga familjarët e tij. Nëna e këngëtarit e inkurajoi atë që të vazhdonte lojën, duke e siguruar që jashtë çdo gjë është mirë. “Mbaj premtimin që ke dhënë”, dëgjohet t’i thotë ajo të birit. “Normal që do vazhdoj moj burrneshë”, i përgjigjet ai. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Read More

Një aksident është shënuar pasditen e kësaj të enjteje në Vlorë. Nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur dy persona, identitetet e të cilëve nuk janë bërë ende publik. Të lënduarit janë dërguar në spital për shërbim mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Read More

Dy shqiptarë janë arrestuar nga Policia në Selanik, pasi akuzohen për shpërndarje droge. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre, punonjësit e policisë kanë zbuluar dhe sekuestruar 2 kilogram e 960 gram marijuanë, mbi 517 gram kokainë, 51.8 gram marijuanë të përpunuar, 4 peshore, 1 pistoletë e klasifikuar si armë muzeale e demilitarizuar me 25 fishekë. Gjithashtu u sekuestruan dhe 6 celularë, 1 automjet dhe 1330 euro.

Read More

Një qytetare e infektuar me COVID ka ndërruar jetën. Pacientja që humbi betejën me koronavirusin ishte 62 vjeç, nga Kruja. Ndërkohë, janë kryer 341 testime, nga të cilët 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,087 që nga fillimi i epidemisë.

Read More

Gjatë seancë së sotme plenare, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla është përplasur me deputeten demokrate, Ina Zhupa, pas etiketimit që kjo e fundit i bëri duke e quajtur “hajdut”. Ai e quajti atë të paedukatë, madje e këshilloi që të mos bënte politikë në këtë mënyrë. “Ti je e paedukatë, je gocë e re po do të bësh politik kështu, këtyre këtej t’i vish anash”, iu drejtua Balla.

Read More