Author: tirana

Një tërmet me magnitudë 6.3 goditi brigjet e rajonit Maule në Kilin verior të enjten, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC). Epiqendra e tërmetit ndodhet 94 kilometra në jugperëndim të qytetit dhe thellësia fokale llogaritet në 12 kilometra. Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të rënda materiale.

Read More

Autoritetet britanike kanë shkatërruar një bandë kriminale e trafikut të drogës me katër anëtarë shqiptarë dhe disa shtetas të huaj. Bëhet fjalë për 54-vjeçarin Kole Leshi, 23-vjeçarin Kladji Leshi, 53-vjeçari Dritan Lleshi dhe kreu i bandës 38-vjeçarin Ermal Biba. Mediat britanike shkruajnë shqiptarët bashkë me disa shtetas të huaj kanë dalë para drejtësisë britanike ditën e hënë. Mësohet se gjyqi është mbajtur për tre ditë dhe është se të arrestuarit janë kapur në flagrancë duke transportuar kanabis dhe kokainë nga Londra drejt zonës Harrogate. Ditën e parë të seancës gjyqësore, të pandehurit mohuan akuzat, mirëpo ditën e dytë, Lleshi, Biba…

Read More

Në fillim të muajit Mars këngëtarja Valbona Mema humbi të motrën e cila vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Së fundmi, ajo ka folur për herë të parë për këtë humbje të rëndë. Valbona ishte e ftuar në “Pardon My French” ku tha se ndonëse e dinin që e motra ishte sëmurë, nuk e prisnin kaq shpejt ikjen e saj. “Tani mendoj që po forcohem. Unë mendoj që jeta më ka vënë në shumë prova dhe unë kam arritur të mbijetoj dhe t’i bëj ballë. Duket si ëndërr sepse je mësuar gjithmonë që të komunikosh dhe të bisedosh,…

Read More

Qeveria italiane ka paraqitur një projektligj për ndalimin e ushqimeve dhe mishit të prodhuar në laborator. Aktivistët thonë se ushqimet e prodhuara në laborator janë më të mira për mjedisin se metodat e bujqësisë masive. Por, zyrtarët italianë mendojnë se këto lloj produktesh sintetike nuk ndihmojnë për ruajtjen e kulturës dhe traditës italiane, e cila është e lidhur me ushqimin, verën dhe prodhimet bujqësore. Duke përdorur sekuencat gjenetike të marra nga një specie e zhdukur prej kohësh, nga mamuthi, shkencëtarët arritën të prodhojnë mish në laborator. Për këtë proces nuk është e nevojshme të vriten kafshët dhe aktivistët thonë se…

Read More

Kandidati për Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Durrësit, Skënder Kapiti, është larguar nga gara. Kapiti ishte nën logon e Partisë Demokratike, e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj. Mësohet se ai do t’i bashkohet fushatës elektorale të Igli Carës, i cili kandidon për kreun e Bashkisë së Durrësit, për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, bën me dije “News 24”.

Read More

Kandidati i Alibeajt Roland Bejko ka folur për garën për Tiranën, duke thënë se me Belind Këlliçin nuk ka asgjë personale. Fajin për ndarjen e tyre, ia vë Sali Berishës, e ndërsa kritika ka pasur edhe për punën e Erion Veliajt.“Me Këlliçin nuk kam asnjë lloj problem, erdhi Berisha na ndau në 2 pjesë, ne kemi qenë Brenda PD. Veliaj ka konsmumin e tij të madh, është një kryetar Bashkie që ka pasur si motiv kryesor fasadën, i imazhit spektaklit dhe kemi një Tiranë, të pabanueshme me ndotjen. Nuk jam i kryetarëve, po llogaridhënien e kam të qytetarët”, tha Bejko.

Read More

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, teksa fliste për sulmin ndaj “Top Channel” ditën e hënë, u shpreh se godina e televizionit është vëzhguar për dy javë përpara se të kryhej sulmi, teksa theksoi se e gjithë ngjarja ka qenë një plan i mirëfilltë. “Kanë një tjetër nëngrup të tyrin që bën rikonicjon. Përshembull godina e Top Channel, me aq sa shikoja unë e atë që analizonim, duhet të jetë marrë nën vëzhgm për dy javë nga persona të caktuar për të parë sa roje janë. Është bërë një plan i mirëfilltë. Këta janë gati në çdo moment, presin vetëm një…

Read More

Pavarësisht se për shumë prej jush mund të duket thjesht një mit, koha ka treguar se “Plakat e prillit” kanë qenë te vërteta. Në çdo periudhë mes 25 marsit dhe 25 prillit, pavarësisht se jemi në stinën e pranverës, i gjithë vendi përfshihet nga reshjet e shiut dhe nga ulja e temperaturave. Por si është legjenda e “Plakave të prillit”? Këtë mit disa prej jush mund ta kenë dëgjuar nga prindërit apo gjyshërit, por ndoshta e keni fshirë nga kujtesa. Sipas gojëdhënave shqiptare, një plakë shkoi në mal për të kullotur bagëtitë dhe duke parë motin e ngrohtë e me…

Read More

Banorët e “Big Brother Vip” kanë patur sot mundësinë të komunikojnë me familjarë. Keisi ka marrë një telefonatë nga babai i saj Sabiani, i cili i dha forcë të vazhdojë lojën. Sabiani gjithashtu i dha një mesazh Keisit duke i thënë se nuk do që ajo të qëndrojë me asnjë tjetër përveç Luizit. “Ti nuk ke për të dalë që aty për asnjë arsye. Ne jemi shumë mirë, vetëm ti hap sytë se e kupton ti ça nuk dua unë. Qëndro afër Luizit, nuk duam të merresh me njeri tjetër”, i tha Sabiani, Keisit, e cila u përlot.

Read More

Qeveria franceze vendosi që moshën e përdorimit të skuterit elektrik të rrisë nga 12 në 14 vjeç. Ministri i Transportit, Clement Beaune në një deklaratë për mediat njoftoi rregulloren e re që do të hyjë në fuqi për monitorim më të mirë të përdorimit të skuterëve elektrikë në vend. Sipas tij, mbi 2 milionë francezë posedojnë skuterë elektrikë, ndërsa tërhoqi vëmendjen në rritjen e aksidentëve me rritjen e numrit të këtij mjeti. Ai njoftoi se me vendimin që për kohë të shkurtër do të publikohet në “Gazetën Zyrtare”, mosha e përdorimit të skuterëve elektrikë do të rritet nga 12 në…

Read More

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur “non grata” rreth 80 ish-zyrtarë dhe zyrtarë të lartë, në mbarë botën për shkak të korrupsionit domethënës.  Bëhet fjalë për ish-zyrtarë dhe zyrtarë të lartë në Amerikën Qendrore, Afrikë, Ballkanin Perëndimor dhe Europën Lindore të cilëve iu është ndaluar hyrja në SHBA. Mbi këtë lajm ka reaguar edhe Ambasada amerikane në Tiranë, e cila në një postim në rrjetet sociale shkruan: “Departamenti i Thesarit përcaktoi dhjetëra individë dhe subjekte për përfshirjen e tyre në korrupsion, përfshirë zyrtarë të tanishëm ose të mëparshëm në Amerikën Qendrore, Afrikë, Ballkanin Perëndimor dhe Europën Lindore. Më tej, Departamenti i…

Read More

Sekretari i Përgjithshë i PS Damian Gjiknuri shprehet se nisma e qeverisë për rregullimin fiskal të profesioneve të lira do të sjellë më shumë formalizim.Në seancën e sotme plenare, Gjiknuri u shpreh se propozimet e bëra do të sjellin më shumë benefite. “Unë vij si profesionist i lirë përpara se t’i bashkohesha politikës.Të gjithë këtu duhet të pranojmë që kanë qenë jashtë vëmendjes së rregullimit fiskal të qeverisë duke lënë hapësira të shumta që kanë nevojë për formalizim. Në fund të fundit ky projektligj synon ta normojë më mirë këtë gjë. Gjithmonë me qëllimin që jo të dëmtojë një grupim…

Read More