Sekretari organizativ i PS, Blendi Klosi, thotë se reforma territoriale duhet çuar një hap më tej. Klosi vlerëson se 61 bashki janë shumë, ndaj duhen reduktuar. “PS nuk humbet asnjë nga bashkitë qendër qarku. Në një ose dy mund të diskutohet rezultati. Ne garojë për 61 bashki. Shqipëria ka ardhur koha që ta thellojë reformën territoriale. 61 bashki janë shumë. Do të ishte shumë më mirë që reforma të thellohej dhe të shkonim në më pak bashki. Është shumë e rëndësishme që ne të kemi garë në 61 bashkitë. Do të ishte mirë të kishim një reformë territoriale. Në Shqipëri…
Author: tirana
Ermand Mertenika me profesion inxhinier biomjekësor, thotë se njeriu nuk duhet të ketë frika nga vdekja, pasi në momentin që ajo vjen nuk do ndiejë asgjë. Mertenika u shpreh se nga hulumtimet e tij, ka lexuar një kuriozitet sipas të cilit shpirti i njeriut ka një peshë që shkon nga 15-18 gramë.
Policia e Tropojës ka vënë në pranga një 73-vjeçar, pasi pasi iu gjet një kallashnikov pa leje në banesë. Bëhet fjalë për Demush Hajdarajn, i cili mbante në banesë armë zjarri pa leje dhe një sasi municioni luftarak.
Max Woosey i kishte idetë e qarta, edhe pse kur ishte vetëm 10 vjeç ai nisi aventurën e tij të parë në jetë, e cila e bëri atë pjesë të rekordeve botërore Guinness. Djali britanik ka fjetur për 3 vite në një çadër të vendosur në oborrin e familjes së tij, duke arritur të mbledhë me këtë nismë 860,000 dollarë nga interneti. Ai filloi projektin “Boy in the Tent” 3 vite më parë për të mbledhur fonde për North Devon Hospice, spitalin që kujdesej për fqinjin e tij, Rick Abbot i cili vdiq nga kanceri në 2020. “Kam kaluar tre…
Lulzim Nanaj që goditi gruan me thikë një ditë më parë është arrestuar nga policia e Tepelenës. Ngjarja ndodhi në lagjen “Selam Musai”, dhe sipas policisë, gruaja e tij Floreta Nanaj 40 vjeçe mbeti e plagosur. Pasi goditi gruan, ai qëlloi edhe veten me thikë. Të dy ndodhen në spital të plagosur nën kujdesin e mjekëve. Materialet në ngarkim të shtetasit L. N. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
“Parisi nën flakë deri në orët e para të mëngjesit”,-është kryelajmi në mediat e huaja. Me mijëra vetë dolën në mbrëmjen e të enjtes, në rrugë, për të protestuar kundër reformës së pensioneve. Demonstruesit i vunë flakën koshave të plehrave dhe 2 makinave të policisë në rrugë, si një mënyrë për të nxitur tensionet por këtë u përballën me një polici më të fortë e të egër, se ditët e tjera. Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, nga përplasjet e forta mes protestuesve e policisë, 2 persona janë në koma. Protesta e radhës kombëtare kundër reformës së pensioneve është thirrur…
Kavaja u trondit mbrëmjen e së mërkurës, kur nga përplasja mes dy personave, çoi në vdekjen e tyre. Viktimat Armand Gosa dhe Altin Rexha prej disa ditësh kishin tensione me njëri-tjetrin. Versioni i policisë referuar dëshmitarëve, por edhe familjarëve është se dy viktimat nuk njiheshin më herët dhe nuk kishin asnjë konflikt të fortë që mund të çonte deri në vrasje mes njëri-tjetrit. Ka qenë një konflikt banal dhe fjalët që shkëmbeheshin kryesisht sa herë takoheshin rrugës. 43-vjeçari Rexha po qëndronte në lokalin në afërsi të shtëpisë së tij me qira në zonën e Valutës në Kavajë, kur mbërriti Gosa.…
Me foto nga kantieri i fazës së dytë i lumit Gjanicë është drejt përfundimit, kryeministri Edi Rama e quan këtë kantier, transformim urban dhe mjedisor të lumit Gjanicë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se lumi Gjanicë deri dje ishte një vatër ndotjeje dhe rrezik përmbytje për qytetin, ndërsa sot është një artileri e gjelbër e zemrës së Fierit. “Mirëmëngjes, dhe me kantierin e fazës së dytë drejt përfundimit të transformimit urban e mjedisor të lumit Gjanicë, i cili deri dje ishte një vatër ndotje dhe rrezik përmbytje për qytetin dhe sot është një arterie e gjelbër e…
Parlamenti Evropian ka dënuar shkeljen e të drejtave të prindërve të së njëjtës gjini nga Qeveria ultra-konservatore e Italisë, pasi ekzekutivi italian urdhëroi qytetin e Milanos që të mos regjistrojë fëmijët e prindërve homoseksualë. Kryeministrja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, erdhi në pushtet vitin e kaluar, me premtimin se do të vë theksin te vlerat e familjes tradicionale. Më herët gjatë këtij muaji, Qeveria italiane kufizojë të drejtat e prindërve homoseksualë. Qyteti i Milanos ka lejuar regjistrimin e fëmijëve të prindërve të së njëjtës gjini, që kanë lindur përmes nënave surrogate që është e ndaluar në Itali apo përmes…
Për herë të parë në historinë e SHBA-së, një juri e madhe në Manhatan ka votuar për ngritjen e një padie ndaj ish-presidentit Donald Trump. Ai do të përballet me 30 akuza, që kanë të bëjnë me pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 për të blerë heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë lidhur me pretendimet për marrëdhënie jashtëmartesore. Republikani Donald Trump, i cili po kandidon për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024, tha përmes një deklaratë në rrjetin e tij “Truth Social” se: “Ky është një persekutim politik dhe ndërhyrje në zgjedhje…
Vendi ynë ndodhet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku do të jenë dominuese në vendin tonë edhe gjatë ditës së premte. Parashikohet që deri në orët e mesditës një pjesë e mirë e Shqipërisë të jetë në mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime, por më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugore duke sjellë në brigjet detare…
Dashi Është gati të hyjë në shenjën tuaj dhe do të sjellë me vete një lajm të madh në dashuri. Bëhu gati. Në përgjithësi, ky muaj mars mbyllet me shumë planetë në krahun tuaj. Në punë situata astrologjike është interesante. Shumë takime premtuese përpara. Demi Të premten është dita e përsosur për të biseduar ballë për ballë me një person me të cilin keni një punë të papërfunduar. Nëse është partneri juaj, përpiquni të sqaroheni, por bëjeni me butësi dhe në mënyrë diplomatike. Binjakët Të favorshëm Hënën dhe Jupiterin, kështu që ju mund të gëzoni kënaqësi të madhe. Në punë…