Author: tirana

Akuzat e përditshme të Sali Berishës ndaj kryeministrit Edi Rama lidhen edhe me dosjen amerikane “McGongial”, por kreu i SPAK-ut Altin Dumani thotë se prokuroria nuk njofton se kur kryen hetime. McGonigal, ish-zyrtari i lartë të FBI-së tashmë në akuzë, dhe në dosjen e të cilit përmendet edhe emri i kryeministrit Edi Rama. “Nuk do merrni ju dhe askush përgjigje, prokuroria nuk jep njoftimi kur heton njerëz. Nuk ka procedim zyrtar asnjëherë. E quajmë të tejkaluar këtë temë. Është çështje e prokurorit dhe mund të vendos të mos e ndajë me askënd”,-tha Dumani.

Read More

Pasi ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj është nën akuzë dhe banesat i janë kontrolluar, kryetari i SPAK-ut, Altin Dumani, ka thënë sot se gjatë kontrollit të vilave të bashkëjetueses dhe ish-gruas janë gjetur prova. Po ashtu ai ka se kanë nisur letërporosi në shumë shtete. “Nuk i marrim leje kurrkujt, e thërrasim këdo të jetë për ta marrë në pyetje, Arben Ahmetajn apo kushdo që të jetë. Kontrollet janë në dinamikën e hetimit ku grupi vlerësoi se në këto ambiente mund të gjendeshin prova. Kemi gjetur prova. Sekuestro është preventive, masë sigurie me qëllim me qëllim që mos tjetërsohet pronësia. Në verifikim…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta këtë të premte ka shpalosur disa nga pikat e platformës së tyre që do të zbatojnë për sektorin e shëndetësisë nëse vijnë në pushtet. Në një tryezë për shëndetësinë, Meta theksoi se të moshuarit nuk do të paguajnë asnjë lekë për ilaçe, pasi të gjitha do të rimbursohen. Mes të tjerash Meta u zotua se qendrat shëndetësore dhe ambulancat do të jenë shumë pranë qendrave të banuara, për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve. Nga ana tjetër Meta foli dhe për dyfishim të pagave për mjekët dhe infermierët. “Disa ditë më parë kam marrë…

Read More

Nga Matthew Henderson “Daily Telegraph” Marrëveshja e diskutuar për një kohë mbi “Power of Siberia 2” (POS2) – një projekt gjigant për ndërtimin e një gazsjellësi që do të transportojë gazin nga Siberia Perëndimore në Kinë përmes Mongolisë – është shndërruar në një emblemë të marrëdhënies së njëanshme dhe disi abuzive midis Kinës dhe Rusisë që nga fillimi i luftës së Ukrainës. Dhe ky është një lajm i mirë për Moskën. Përpara vizitës së fundit të Xi Jinping në Rusi, Vladimir Putin njoftoi duke u mburrur se marrëveshja mbi gazsjellësit ishte gati për t’u nënshkruar, duke e cilësuar para kohe…

Read More

Sot shënohet 1 vjetori nga vendimi kur ambasada e SHBA-ve në Tiranë, nisi lëshimin e vizave 10-vjeçare për shqiptarët. Ambasada bën me dije se deri më tani 22,000 shqiptarë kanë marrë viza deri. Ambasadorja Yuri Kim, thotë se ndërsa respektohen rregullat e vizave, më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për pushime, të vizitojnë miqtë dhe familjen dhe të krijojnë marrëdhënie biznesi. “Sot bëhet një vit që kur Ambasada e SHBA nisi lëshimin e vizave 10-vjeçare joemigruese për turizëm dhe biznes për qytetarët shqiptarë. Më shumë se 22,000 shqiptarë kanë marrë viza që atëherë…

Read More

Kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot grupit parlamentar. Në fokus të mbledhjes do të jetë fushata e 14 majit. I pranishëm në mbledhje është dhe kandidati i PD për bashkinë e Tiranës Roland Bejko. Lista e deputetëve që janë mbledhur:1. Enkelejd Alibeaj2. Gazment Bardhi3. Arbi Agalliu4. Lefter Gështenja5. Andia Ulliri6. Flutura Açka7. Merita Bakiu8. Eralda Tase Bano9. Selaudin Jakupllari10. Zheni Gjergji

Read More

Netflix po shfaq dokumentarin “I am Georgina” për Georgina Rodriguez dhe në episodin e ri, partneri i Cristiano Ronaldos zbuloi vendin më të çuditshëm ku ata kanë bërë seks. Sipas thesun.co.uk, ajo e ka zbuluar gjatë një darke me miqtë në shtëpi. “E shmanga notin në det, por u ktheva në shtëpi dhe Cristiano më tha të shkoja në spa. Atë ditë kisha bërë një tatuazh dhe po prisja të më thahej”, tha Georgina. Më tej, ajo shtoi se “Isha e lodhur, pasi u detyrova t’i mbaja duart kështu, edhe po prisja në spa”. Ndaj një mikeshë i ka përmendur se “dashuri mund të bësh…

Read More

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, ish-deputeti Belind Këlliçi ka ndarë me banorët Kasharit projektin e tij për Tiranën. Në takim ku merrnin pjesë dhjetra qytetarë, Këlliçi tha se cilat do të jenë shtresat e shoqërisë që do të përfitojnë më së shumti nga transporti publik falas. “Unë këtë nuk po e bëj për të pasurit, nuk po e bëj për oligarkët. Këtë po e bëj për të rinjtë, për të moshuarit, për studentët, për familjet në nevojë. Për ata qytetarë të ndershëm që ndërrojnë nga dy linja autobusi në ditë, harxhojnë 1600 lekë në ditë transport,…

Read More

Shqiptarët janë khyer në kryelajm në mediat britanike. Një shqiptar është shoqëruar nga policia britanike pas dyshimeve se merrej me kultivimin dhe transportin e kanabisit. Agim Agaj, 53 vjeç, thotë se u kontrollua dhe u mbajt në paraburgim për 15 orë, pasi policia ngatërroi çajin e malit që ndodhej në furgonin e tij me bimë narkotike. Oficerët menduan se bimët që ishin të futura në tasa të mëdhenj plastik ishin mariuhanë. Padrejtësisht ata e morën shqiptarin dhe e futën në qeli për posedim të lëndëve narkotike. “The Sun”, shkruan se pas verifikimeve të kryera, oficerët zbuluan se furgoni i 53-vjeçarit…

Read More

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim dy vëllezër, pasi sulmuan kunatin e tyre. Bëhet e ditur se në kërkim janë shpallur M. D., 34 vjeç dhe B. D., 37 vjeç të dy banues në fshatin Kot. Dyshohet se, pas një konflikti familjar ata kanë goditur të enjten me automjet bashkëshortin e motrës së tyre, një 38-vjeçar, banues në Vlorë. Kunati i vëllezërve të shpallur në kërkim ndodhet aktualisht në spital ku po merr kujdesin e duhur shëndetësor.

Read More

Kreu i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli i cili është në garën për një tjetër mandat, thotë se në zonën e rindërtimit nga tërmeti do ketë dhe një kënd lojërash për moshën e tretë. Me sa duket gjyshërit dhe gjyshet do bëjnë garë me nipat se kush të luajë më shumë në këndet e premtuara të lojërave. “Jemi dhe në përfundimin e rehabilitimit të kësaj zone ku do ketë me kënd lojërash, me lulishte për të gjitha moshat dhe për moshën e tretë që mund të lozin dhe mosha e tretë. Në zonën e rindërtimit kemi përfunduar dhe shkollën, kopshtin…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë po diskuton dy variante të ndalimit të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit për të qenë pjesë jo vetëm e politikës, por edhe zgjedhjes në funksione vendore. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Ball tha se kjo nuk u arrit të miratohet para zgjedhjeve vendore të 14 majit, por shpreson që të miratohen brenda kësaj legjislature parlamentare. “Po diskutohen dy variante të ndalimit të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit për të qenë pjesë jo vetëm e politikës, por edhe zgjedhjes në funksione vendore. Balla ka vullnet politik për të ngritur mekanizma ndalues me fuqi prapavepruese për dekriminalizimin. Mekanzimi…

Read More