TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Kristi zbulon nëse është takuar me Keisin

15:06 / May 30, 2023

Rama publikon pamjet nga tunelit i Murrizit: Po punohet për metrat e fundit

14:58 / May 30, 2023

U kap me 45 kg kokainë, burg për 46-vjeçarin shqiptar në Itali

14:55 / May 30, 2023

Basha me tone të ashpra: Kthejuni përgjigje njerëzve për këto 4 pyetje

14:47 / May 30, 2023

Shenjat e Horoskopit që nuk e meritojnë besimin tuaj

14:46 / May 30, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Bota në ethet e luftës, Kina planifikon aneksimin e gjysmës së Rusisë

12:03 / March 31, 20234 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Matthew Henderson “Daily Telegraph”

Marrëveshja e diskutuar për një kohë mbi “Power of Siberia 2” (POS2) – një projekt gjigant për ndërtimin e një gazsjellësi që do të transportojë gazin nga Siberia Perëndimore në Kinë përmes Mongolisë – është shndërruar në një emblemë të marrëdhënies së njëanshme dhe disi abuzive midis Kinës dhe Rusisë që nga fillimi i luftës së Ukrainës.

Dhe ky është një lajm i mirë për Moskën. Përpara vizitës së fundit të Xi Jinping në Rusi, Vladimir Putin njoftoi duke u mburrur se marrëveshja mbi gazsjellësit ishte gati për t’u nënshkruar, duke e cilësuar para kohe si “marrëveshja e shekullit”. Por Xi, i pa trazuar aspak nga entuziazmi i homologut rus, nuk pranoi të nënshkruante asgjë.

Madje asnjë përmendje mbi POS2 nuk figuron në deklaratat zyrtare që bëri Xi gjatë vizitës së tij të fundit në Moskë. Në komunikatën e përbashkët përfundimtare, gjithçka që mund të komentonte një Putin i zhgënjyer ishte se duhej bërë akoma më shumë punë “për studimin dhe miratimin” e projektit.

Pikërisht në këtë kontekst ne duhet të lexojmë fjalët e Xi drejtuar Putinit – profetike por edhe ogurzeza – që iu referuan “ndryshimeve që po vijnë, dhe që janë të tilla që nuk janë parë prej një shekulli”, të cilat “mund t’i shtyjmë përpara së bashku”.

Vëzhguesit e Kinës i kanë shqyrtuar këto fjalë me detaje dhe në çdo lloj nuance, por është më se e qartë që Xi po e përfytyronte veten si lider, me Putinin nominalisht në krah të tij, për një sulm revizionist ndaj rendit botëror liberal.

Vizioni i Pekinit për 100-vjetorin e Republikës Popullore të Kinës në vitin 2049, është triumfi global i një “Kine të zhvilluar plotësisht, të pasur dhe të fuqishme”. Kjo nuk do të përfshijë ndarjen e pushtetit me një kleptokraci ruse kaotike.

Dhe sa më shumë që Xi t’i përqendrojë përpjekjet e tij në realizimin e “Ëndrrës së Kinës”, aq më i paepur do të jetë presioni i tij politik dhe ekonomik ndaj Putinit dhe Rusisë, dhe aq më të dobët dhe më të varur do të bëhen që të dy ndaj Kinës. Synimet revizioniste të Xi përfshijnë edhe fshirjen e turpërimit historik si pasojë e humbjeve të dikurshme territoriale.

Në këtë kuadër, ai ka imponuar autoritetin e Partisë Komuniste në Hong Kong, kërkon që ta bëjë këtë gjë në Tajvan, dhe padyshim ka të njëjtën ambicie për 600.000 kilometra katrorë – sa trefishi i Britanisë së Madhe – të cilën Rusia cariste ia mori Mançurisë së dobësuar nga Lufta e Opiumit e viteve 1858- 1960 sipas Traktateve të Aigunit dhe Pekinit.

Dhe kjo zonë përfshin edhe pjesë të Siberisë, nga e cila marrëveshja shumë e lavdëruar e Putinit për gazsjellësin do të nxjerrë burime energjitike për t’ia shitur Kinës. Meqë regjimi i Partisë Komuniste Kineze nxjerr nga këto fushata revanshiste shumë nga ajo që ai cilëson formalisht si “legjitimitet”, pagimi i Putinit për burimet siberiane është njëlloj si t`ia blesh bizhuteritë e familjes nga grabitësi i tyre.

Pekini e konsideron njëlloj edhe humbjen e territoreve mongole, duke pasur parasysh rolin vendimtar sovjetik në shkëputjen e Mongolisë nga mbetjet e autoritetit kinez në fillim të shekullit XX-të. Tashmë, aktiviteti ekonomik ndërkufitar në Siberi nga komunitete të panumërta kineze, si në Khabarovsk dhe Vladivostok, po ringjallin në heshtje pretendimet historike kineze për këtë rajon të pasur me burime dhe shumë strategjik.

Për dekada me radhë, organizatat kriminale kineze kanë kontrabanduar në Kinë burime të çmuara siberiane përmes një kufiri shumë të përshkueshëm – shpeshherë në bashkëpunim me organizatat kriminale ruse. Kjo përbën një shkelje të qartë të sovranitetit të Rusisë.

Sulmi katastrofik i Putinit në Ukrainë mund ta ketë tërhequr vëmendjen e tij larg kufirit prej 4200 km të Rusisë me Kinën, së bashku me mijëra ushtarë që duhet ta ruajnë atë. Por kinezët mbeten të përqendruar në misionin e tyre revanshist. Ambicia me shumën zero e Xi Jinping për “përtëritjen e madhe të Kinës” po imponohet hap pas hapi në territorin rus. /albeu

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Situata në veri, Rusia: Serbia të fusë ushtrinë e policinë në Kosovë

13:45 / May 30, 2023

Universiteti paralajmëron studentët për përdorimin e ChatGPT në provime: Do ju zbulojmë

13:39 / May 30, 2023

Zëdhënësi i BE-së, Stano: Palët përgjegjëse për dhunën në veri. Kjo situatë s’ka ardhur vetvetiu

13:17 / May 30, 2023

Kushtet çnjerëzore në burgje sollën numër rekord të vetëvrasjeve, mes tyre dhe shqiptarë

12:38 / May 30, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Rama publikon pamjet nga tunelit i Murrizit: Po punohet për metrat e fundit

14:58 / May 30, 2023

Shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike, Fuga letër Ramës: Mos e firmos atë paçavure burokratësh

14:35 / May 30, 2023

Kishin humbur rrugën, policia ndihmon 2 turistë anglezë në Orikum

14:15 / May 30, 2023

Ledi Shamku i kujton Edi Ramës kohën e njohjes: Besoj se je akoma pedagogu i ri që kërkonte demokratizimin e vendit

13:37 / May 30, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Kristi zbulon nëse është takuar me Keisin

15:06 / May 30, 2023

Rama publikon pamjet nga tunelit i Murrizit: Po punohet për metrat e fundit

14:58 / May 30, 2023

U kap me 45 kg kokainë, burg për 46-vjeçarin shqiptar në Itali

14:55 / May 30, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.