Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë ka tronditur mëngjesin e kësaj të premteje Turqinë. Mediat vendase bëjnë me dije se thellësia e këtij tërmeti ka qenë 10 km. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë İslahiye, një qytet dhe selia administrative e rrethit İslahiye të provincës Gaziantep në Turqinë jug-qendrore. Ndërkohë kujtojmë se kjo është dhe një ndër rajonet më të prekura ku me 6 shkurt nga tërmetet që ndodhën në Kahramanmaraş me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë humbën jetën mbi 50 mijë qytetarë në Turqi dhe në pjesën e Sirisë.
Author: tirana
Juria vendosi që çmimi i Miss Big Brother të shkonte për Jorin, e ndërsa Mister Big Brother për Visin. Menjëherë pas mbarimit të kompeticionit të bukurisë Miss &Mister Big Brother, u organizua një festë, ku banorët nisën të argëtoheshin dhe të kërcenin me njëri tjetrin.
Kreu aktual i Bashkisë së Tiranës, i cili kandidon sërish në zgjedhjet e 14 majit, tha se në këtë fushatë do të premtojë vetëm gjëra që mund t’i bëjë. Në një intervistë për “Opinion”, Veliaj, u shpreh se nuk dëshiron që të merret me kundërshtarët, por zgjedh që fushatën ta zhvillojë në bazë të ideve dhe jo sharjeve. Premtimin e kundërshtarit të tij Belind Këlliçit për transport publik falas, ai e ka cilësuar të parealizueshëm, ndërsa nuk i kurseu ironitë. “Është si të thuash do ul prodhimin e rrushit, dhe do shtoj sasinë e verës”. “Po përgatitemi për fushatën. Nuk…
Pas arrestimit të Lefter Allës nga SPAK, Këshilli bashkiak i Bulqizës është mbledhur këtë të premte për të zgjedhur nga radhët e tij kryetarin që do të drejtojë Bashkinë Bulqizë deri në betimin e kryebashkiakut të ri që do të dalë nga zgjedhjet e 14 Majit. Këshilltarët kanë propozuar kryetarin e tyre, Gëzim Xhafa për zëvendësues të Lefter Allës. Pasi dha dorëheqjen nga drejtimi i këshillit, Gëzim Xhafa ishte i vetmi kandidat që hyri në garë, duke marrë 11 vota nga 16 anëtarë të pranishëm, 4 kundër e 1 e pavlefshme. Pas vendimit të sotëm të këshillit bashkiak, Xhafa do…
Përfundon rikonstruksioni i Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme në korpusin spitalor të Spitalit Universitar të Traumës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar spitalin e ri, i ndërtuar sipas standarteve bashkëkohore. “Pas përfundimit të Spitalit Qendror në QSUT, një vepër tjetër e rëndësishme po përfundon, investimi në godinën e sëmundjeve të brendshme në Spitalin Universitar të Traumës. Ky spital intern ka të gjitha parametrat dhe standardet bashkëkohore që ne duam të kenë spitalet tona, për të ofruar shërbime dinjitoze ndaj pacientëve. Eshtë një spital, i cili ka kapacitete prej 60 shtretërish, me mundësi për t’u zgjeruar. Për…
Prona vijon që shkaktojë konflikte mes shqiptarëve. Policia e Lushnjës është rikthyer në Garunjë të Lushnjes, duke kërkuar me detektor mbi gëzhonjat e tjera të armës kallashanikov ku në vendin ku plagos me armë zjarri, 60-vjeçarja Bajame Senej. Në pranga ka rënë Armando Hasalla, si i dyshuar kryesor i ngjarjes së rëndë, por tashmë hetimet janë zgjeruar. 23 persona janë pyetur për këtë ngjarje. Shaip Hasalla e ka mohuar se i biri Armando Hasalla ka lidhje më këtë ngjarje dhe se sipas tij, si ai dhe djali tjetër kanë qenë jashtë shtetit. Bajame Senej po kthehej në banesë me makinë…
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përshëndeti vendimin e parlamentit të Turqisë duke i hapur rrugën zyrtarisht pranimit të Finlandës në NATO. Ai njoftoi se një gjë e tillë do të ndodhë brenda pak ditëve, ndërsa kërkoi nga Ankaraja që të mos pengojë dhe rrugëtimin e Suedisë për në aleancë. “Përshëndes votimin e parlamentit të Turqisë për të ratifikuar anëtarësimin e Finlandës në NATO. Të gjithë 30 aleatët në NATO e kanë miratuar protokollin e anëtarësimit. Kam folur me presidentin Sauli Niinisto për ta përgëzuar lidhur me këtë rast historik. Finlanda do t’i bashkohet zyrtarisht aleancës sonë gjatë ditëve…
Deputeti demokrat, dhe pjesë e PD-së zyrtare Arbi Agalliu në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, tha se ai do të mbështesë vetëm kandidatët që mbajnë logon e PD-së. “Do mbështes kandidatët që janë nën logon e PD-së. Në pjesën më të logjikshme të kësaj situate do duhet të japim një lloj shembulli për të mos e ndarë me tej elektoratin djathtë. Çdo përpjekje do të përqendrohet kundër kësaj qeveria. Kandidati i Vlorës është i lirë të mbajë qëndrimet e tij dhe shpresoj të votojnë atë parti nga e cila kanë dalë”,-tha Agalliu.
A ka marrë ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla azil politik në Itali? Altin Dumani, kreu i SPAK-ut, tha sot se procesi vijon në Itali për ekstradimin e ish-kryeprokurorit, ndërsa shtoi se ka besim se ai do të kthehet në vendin tonë për vuajtjen e dënimit. “Adriatik Llalla ka përfituar nga Gjykata e Apelit në Romë marrjen e pasaportës me qëllim lëvizjen brenda territorit italian. Procesi vijon në Itali për ekstradimin e ish-kryeprokurorit të Shqipërisë Adriatik Llalla”, tha Dumani në komunikimin sot me gazetarët.
“Ах, рубли, рубли, каким большим дьяволом всегда были (Po ç’paskeni qenë o rubla që i morët me radhë motra e me vëllezër opozitarë)”, kryeministri Edi Rama shkruan në rusisht dhe teksa akuzat i hedh drejt opozitës, i bën thirrje drejtësisë që të verifikojë letrat e pista që të provojë që nuk punon me dy standarde. Në media janë publikuar lajme për financimet dhe pagesat e dyshimta të Monika Kryemadhit nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës. “Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Po ato konto…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani gjatë një takimi me gazetarët, ndër të tjera ka komentuar edhe zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. “Ça bashkëpunimi të kërkojmë me prokurorinë e Kurbinit, ne e kemi në hetim. Në kuadër të hetimit, ne kemi informacionet tona. Jeton Lami ka preferuar të hesht dhe të mos japë deklarime. E para ngjarjen e “Don Boskos”, nuk e ka në hetim Prokuroria e Posaçme. Unë jam prokuror dhe nuk mund të them se me episodin e “Don Boskos”, “u ngjall” apo “nuk u ngjall Ervis Martinaj”. Nga ana jonë janë ndërmarrë veprime hetimore,…
Real Madridi vijon që të jetë është shumë i interesuar për mesfushorin e Brighton, Alexis Mac Allister. “Los Blancos” u duhet një mesfushor i ri dhe argjentinasi duket se ka profilin e duhur për t’u përshtatur me lojën e madrilenëve. Real Madrid është i gatshëm të paguajë deri në 110 milionë euro për të, por klubi anglez nuk pranon më pak se 150 milionë euro. Për 24-vjeçarin ka një konkurrencë të lartë, me Arsenal dhe Manchester Unitedin, që po ashtu e pëlqejnë shumë mesfushorin, ndaj Reali duhet të nxitojë nëse nuk dëshiron ta humbasë.