Author: tirana

Kreshnik Spahiu thotë se ish kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të bashkohen në një parti të vetme pas zgjedhjeve lokale të 14 majit. “Berisha, duke pasur parasysh që është 80 vjeç dhe urojmë që të jetë 150 vjeç, por ora politike nuk është paralele me orën biologjike. Pra, mund të ketë edhe 5-6 vite aktive në politikë dhe për këtë arsye, kjo është faza e parë e shkrirjes së LSI me grupin e Berishës, përgatitjen e një partie të përbashkët. A do ndodhë pas 2025 kur të humbasin, kjo duhet parë. Jam i…

Read More

Greqi është goditur nga një tërmet pasditen e kësaj të premteje. Raportohet se magnituda ka qenë 5.1 e shkallës Rihter, me epiqendër në jugperëndim të Kythnos. Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, thellësia e epiqendrës së tërmetit është vlerësuar 35 kilometra. Vijon…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, bashkë me kandidatin e PS Andis Salla zhvilluan takime me banorë të disa njësive administrative në Bashkinë e Cërrikut. Gjiknuri që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, nënvizoi se nën drejtimin e PS-së, i është kushtuar një vëmendje e madhe zhvillimit të zonave rurale.“Andi ka hapur një sërë kantieresh gjithë këto kohë. Nuk është rastësi përse ne e rizgjodhëm kandidat për të drejtuar Bashkinë e Cërrikut. Sistemimet, punët e tjera të mëdha do t’i bëjë qeveria. Prandaj ne lidhim mirë dhe qeverinë dhe bashkinë. Ne do të sjellim projektet e mëdha…

Read More

Shakira dhe Gerard Pique kanë gati 1 vit që kanë konfirmuar ndarjen e tyre. Këngëtarja po përflitet për shkak të një fjale që thuhet se e ka thënë ​​për Clara Chia Marti, partneren e te të Pique, të paktën kështu mendojnë fansat, të cilët u befasuan nga fraza që kolumbiania përdori në rrjetet sociale. 46-vjeçarja ka postuar një fotografi duke e shoqëruar me fjalën “Chiaroscuro”. Shakira shihet shumë e fokusuar te telefoni, teksa i ka flokët e lëshuara dhe i mbulon me një kapele të zezë. View this post on Instagram A post shared by Shakira (@shakira) Nuk dihet nëse…

Read More

Dy persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në Kroaci, në aeroportin e Pulës. Aksidenti ka ndodhur sot, ndërsa viktimat janë shtetas të huaj. Në aeroport janë dërguar menjëherë ekipe të shumta zjarrfikëse dhe ambulancash, si dhe punonjës policie. Deri në një njoftim tjetër, të gjitha fluturimet janë anuluar dhe aeroporti është mbyllur.

Read More

Policia e Korçës ka arrestuar një person i cili shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla. Në pranga është vënë shtetasi Ropi Tajko. Ky i fundit është kapur në flagrancë duke i shitur shtetasit A. M., një sasi të vogël me lëndë narkotike kanabis. Shtetasi A.M. është proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, blutë e Korçës bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Ropi Tajkos, është gjetur dhe një armë zjarri automatik, një krehër, municion luftarak, pjesë arme dhe 55 doza të lëndës narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Read More

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e shtunë moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët e intervale të shkurtëra me diell. Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët në jug ndërsa në veriperëndim dhe qendër me intensitet mesatar e lokalisht të lartë. Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Ditën e diel moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira…

Read More

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Rama për rritjen e pagave dhe bonusin për pensionistët, eksperti Arben Malaj ka shpjeguar efektin real që do të ketë në aspektin ekonomik. “Rritja e pagave dhe pensioneve nëse bëhet jashtë logjikës ekonomike nga ethet elektorale mundet që rritja e saj të rrisë koston e biznesit, e cila çon në ulje të prodhimit. Nga ana tjetër, ulet prodhimi, por rritet kërkesa sepse u rritën pagat. Dhe kjo krijon një spirale inflacioniste. Rriten pagat, në një masë të caktuar inflacioni rritet më shumë se pagat dhe vendi shkon në krizë”, u shpreh Malaj.

Read More

Një automjet është përfshihet nga flakët pasditen e kësaj të premteje në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën pranë Farmacisë nr. 10. Në mjet ka qenë vetëm shoferi dhe fatmirësisht ai ka arritur të dalë në kohën e duhur. Shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të munduar shuarjen e flakëve. Edhe policia është e pranishme dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Read More

Një juri e madhe e Nju Jorkut votoi të enjten pro ngritjes së një padie penale ndaj ish-Presidentit Donald Trump. Akuzat nuk janë bërë publike, por hetimet janë përqëndruar në pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, për të blerë heshtjen e ish-aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, për një marrëdhënie seksuale që ajo pretendon se ka patur me zotin Trump. Kjo shënon herën e parë në historinë e vendit që një ish-president akuzohet për kryejen e një vepre penale. Ish-Presidenti Trump e cilësoi vendimin një gjueti shtrigash, dhe persekutim politik. Padia penale ndaj ish-presidentit u ngrit nga…

Read More