Author: tirana

Gruaja e një koloneli rus ka rënë në “rrjetën” e hakerave ukrainas pasi këta të fundit hakuan e-mailin e kolonelit derisa arritën në të gjitha rrjetet e tij të komunikimit dhe përdorën fotot seksi që bashkëshortja i çonte kolonelit. Pasi hakuan të dhënat personale të Atrosenkos, hakerat iu afruan gruas së tij, Lilia dhe i kërkuan asaj të organizonte një “fotosesion patriotik” të grave të oficerëve në ushtrinë e kolonelit në mënyrë që t’i merrnin burrat e tyre në vijën e parë të frontit. Ajo e pranoi kërkesën dhe më 16 mars 2023, kur i shoqi urdhëroi bombardimin e tmerrshëm të…

Read More

Te Barcelona ëndërrojnë rikthimin e Leo Messit, i cili pritet të mos rinovojë me PSG-në kontratën që i përfundon në verë. “Pleshti” do të luajë sërish në “Camp Nou”. Mundësi që Xavi uron të kthehet realitet. “Mendoj se nuk është koha e duhur për të folur për rikthimin e Messit. Bisedoj shpesh me Leon, por nuk është momenti i duhur. As për të mirën e tij, as për të mirën e Barcelonës”, thekson Xavi. Trajneri vazhdon edhe më tej. “Po e trajtojmë me kujdes temën e rikthimit të Messit. Shpresojmë të ndodhë. Barça është klubi i jetës së Leos”. Në lidhje me…

Read More

Miku i ngushtë i Luiz Ejllit, Meridian Ramçaj ka folur për lidhjet e këngëtarit në politikë. Ditën e sotme në një intervistë në Top News, ai u shpreh se Luizi është simpatizant i kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliajn. Ai deklaroi se Luizi ka filluar ta etiketojë veten si rilindës brenda shtëpisë për shkak se edhe ai e ka kuptuar se kush janë më të fortët dhe e ndjen veten pjesë të tyre. Pjesë nga biseda në studioMeridian Ramçaj: Unë e di që ai ka shumë qejf edhe lali Erin, kështu që për këtë gjë, e them me pak…

Read More

Ish-deputeti Halit Valteri ka kallzuar në SPAK Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për fshehje të të ardhurave. I ftuar në “Zona Zero”, Valteri tregoi se kishte kallzuar për Metën e Kryemadhin: 1. Korrupsion i Pasiv I Zyrtareve Te Larte Ose Te Zgjedhurve Vendore, Neni 260 i Kodit Penal. 3. Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, Neni 287 i Kodit Penal 4. Fshehja e te ardhurave, Neni 180 Kodit Penal 5. Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, Neni 301 i Kodit Penal. 6. Çelja e llogarive anonime, Neni 287 i Kodit Penal. Ish kryetarja e Lëvizjes Socialiste…

Read More

Një nga figurat e njohura të Partisë Demokratike, Lajla Përnaska, e cila ka shpallur kandidaturën e saj për kryetare të Bashkisë së Tiranës nën siglën e PDIU-së, ka treguar në një intervistë për “Abc News” arsyet e këtij vendimi. “Shtysa kryesore është duke qenë para një fakti që, unë si shumë të tjerë kam zgjedhur të jetoj në Tiranë dhe nuk kam dashur asnjëherë të bëj gati valixhet për t’u larguar nga vendlindja ime dhe nga qyteti ku paraardhësit e mi në breza kanë vendosur të jetojnë. Duke zbatuar ligjin që ne kemi në fuqi, ligjin elektoral, të ofron mundësinë…

Read More

Një ditë pasi Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë vendosi shtrenjtimin e energjisë elektrike për rreth 15 për qind, qytetarë të pyetur nga Zëri i Amerikës, shprehen të shqetësuar për pasojat e këtij vendimi në jetën e tyre të përditshme. Ata thonë se shtrenjtimi i energjisë elektrike mund të çojë edhe në rritjen e çmimeve të artikujve të përditshëm që edhe ashtu vlerësohen të larta. “Normalisht që e kam marrë me shqetësim, nuk e di se si do të ia dalim këtyre shtrenjtimeve, nuk është në pyetje vetëm rryma por janë në pyetje të gjitha se ato po lidhen…

Read More

Ish-banori i “Big Borther VIP”, Armaldo Kllogjeri ka treguar banorin të cilin nuk do të dëshironte ta takonte pas mbarimit të spektaklit. “99.9 për qind është Kristi”, u shpreh ai. Teksa ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe”, ai i është përgjigjur gjithashtu disa pyetjeve pikante në lidhje me eksperiencën e tij në shtëpi dhe si po e shikon tashmë lojën jashtë saj. “Ata po flenë gjumë të gjithë. Më thuaj një skenë humori që kur kam dalë unë, një skenë empatie mes lojtarëve brenda. Gjithsesi aty lojtarë të fortë dihet se kush janë. Nuk e shoh sepse shoh që nuk…

Read More

Teksa bisedonte me Qetsorin, Olta u shpreh se nuk e beson aspak faktin që Luizi është emocional, por e përdor për lojë. Ajo tregoi se i ka thënë Jorit që Luizi po e përdor, por Jori nuk e ka besuar. “I besojnë të varfrat i besojnë atij. Si mund t’i besosh atij? Si besojnë që ai bëhet emocional? Vetëm një njeri naiv e beson atë. Plasa duke i thënë ai është duke ju përdorur. I thashë dhe Jorit sot zemra ai po të përdor. Jo tha. Mblidh mendjen i thashë. Do ai një gocë të bukur që të merret. Nuk…

Read More

‘Hysenbelliu Group’ ka reaguar sot pas deklaratës së ish-kryeministrit Berisha se në mjediset e ‘Prestige Resort’ janë kryer veprimtari të paligjshme nga zyrtarët socialistë. Gjatë një komunikimi me gazetarët, Berisha tha se socialistët i vunë tritolin resortit ku kishin bërë orgjira. Kompania i kërkoi Berishës që të paraqesë provat e pretenduara lidhur me deklaratën e tij, ndërkohë që shpreh bindjen se prova të tilla nuk ekzistojnë. ‘Hysenbelliu Group’ thekson gjithashtu se në veprimtarinë e saj ka ndjekur parimet më cilësore të hoteleri-turizmi dhe se mjediset e saj nuk janë kryer asnjëherë veprimtari të jashtëligjshme. “Në konferencën e tij të shtypit,…

Read More

Një 60-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar në rrugën “Kristo Luarasi”, në një kompleks pallatesh në ndërtim në Tiranë. Si pasojë, punëtori ka marrë plagë të rënda në trup dhe është dërguar menjëherë në spital. Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 31.03.2023, në rrugën “Kristo Luarasi”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi B. B., 60 vjeç. Si pasojë 60-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Një 12-vjeçar është aksidentuar në lagjen “1 Maji” të Fierit. I mituri, teksa ishte duke lëvizur me biçikletë, është përplasur nga mjeti tip “Benz”, me drejtues personin me inicialet V.V.  Fëmija ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e Policisë. “Rreth orës 18:10, në lagjen “1 Maji”, Fier, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin V. V., ka përplasur një shtetas të mitur 12 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë. Shtetasi i mitur ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi V. V. u shoqërua në ambientet e Policisë, për…

Read More