Kryesia e Partisë Demokratike vendosi pak ditë më parë që Roland Bejko, njëri prej anëtarëve brenda radhëve të saj, të jetë emri si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë. Bejko përveç anëtar Kryesie mban në PD edhe postin e Sekretarit për Çështjet Vendore në këtë forcë politik. I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Bejko u përfshi në një debat me gazetarët për përballjen politike të tij me Berishën dhe mazhorancën. “Ka zgjedhur të ketë përballë Berishën të parin, Metën të dytin dhe Ramën të tretin…”, u pyet Bejko “Unë nuk e bëra këtë lloj renditje. Ne…
Author: tirana
Ish kreu i PD-së, Lulzim Basha gjendet prej disa ditësh në Uashington.D.C ku po zhvillon disa takime informale me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit. Tirananews.al ka arritur të sigurojë disa foto të Bashës në një prej kafeneve të ’21 street NW’, duke biseduar me Martin McDowell, Drejtorin e Rajonit tonë në Departamentin Amerikan të Shtetit. Nuk janë të qarta arsyet se përse Basha është takuar me McDowell, por situata kaotike në PD, beteja e ashpër me Berishën dhe grupin e foltores, si dhe vetë fati i tij [Bashës] politik, mbetet në një qorsokak ende të pazgjidhshëm. Nga ana tjetër…
Në 14-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ambasada e SHBA në Tiranë deklaroi se vendi ynë, që nga ai moment, ka qenë kontribues në mbrojtjen dhe stabilitetin e rajonit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada shprehet se si anëtare e NATO-s, Shqipëria ka treguar përkushtimin e saj për të promovuar paqen dhe sigurinë. “Sot bëhen 14 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO më 1 prill 2009. Shqipëria ka qenë që atëherë një kontribues aktiv në përpjekjet e mbrojtjes kolektive dhe stabilitetin rajonal. Si një anëtare vendimtare e NATO-s, Shqipëria ka treguar përkushtimin e saj për të promovuar…
Gerti është shpallur fitues i dy sfidave që iu caktuan të gjithë banorëve nga Vëllai i Madh. Ai fillimisht fitoi sfidën e fotosesionit të ‘Pierre Cardin Home’ dhe më pas zbuloi edhe 9 sekrete të banorëve, duke fituar kështu edhe sfidën e sekreteve. Për këtë arsye, Gerti gjatë prime-t të sotëm do të ketë një avantazh në lojë. Teksa Nita dhe Fotini po flisnin rreth kësaj çështje, ato aluduan se çfarë mund të ketë si avantazh. Teksa po mendonin se mund të kishte një zinxhir shpëtimi, Fotini i tha Nitës se do fliste me Jorin në mënyrë që ato të…
Vrasja e 56-vjeçares Zenepe Uruçi i ka tronditur të gjithë. Një mike e saj ka treguar të gjitha vështirësitë e gruas që u vra nga partneri i saj 62-vjeçar, Xhafer Uruçi, në Terni. “Kohët e fundit jetonte me frikë. Më tha se sa më pak të qëndronte në shtëpi, aq më mirë ishte pasi kishte debate të vazhdueshme”, ka treguar shoqja e saj. Sipas gruas, viktima vuante nga xhelozia e partnerit të saj, i cili nuk donte që ajo të shkonte në punë. Një burg i vërtetë që ndërpritej vetëm gjatë orëve të punës. “Me shumë mundësi ato orë pune ishin…
Sipas raportit të vlerësimit të hartuar nga “Komisioni i Europës” mbi sistemet gjyqësore europiane, për vitin 2020, në Shqipëri duhen mesatarisht 366 ditë për të përfunduar shkallën e parë të një gjykimi civil dhe 1,742 ditë për shkallën e dytë. Pra e thënë ndryshe për shkallën e parë të një gjykimi civil duhet një vit, ndërkohë për shkallën e dytë duhet rreth 4.7 vite. Sipas këtyre shifrave, në total duhen afërsisht 6 vite për t’u dhënë një dënim përfundimtar për çështjet civile ose tregtare. Le të shohim se sa është kohëzgjatja e një gjykimi penal në vendin tonë. Sipas të…
Një makinë e një kompanie private që transporton para është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës. Siç shihet dhe nga pamjet, mjeti është djegur në pjesën ku rri shoferi dhe pasagjeri, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar. Në vendin e ngjarjes mbërriti policia, ndërsa zjarrfikësja bëri të mundur shuarjen e zjarrit. Mësohet se gjatë momentit kur ndodhi ngjarja, në makinë nuk kishte pasur para, ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt elektrik.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, në orët e mbrëmjes kemi shtim të vranësirave, duke sjellë reshje shiu të pakta deri në mesatare. Reshjet do të fillojnë në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Sakaq, pritet të jenë me intensitet më të ulët në jug dhe me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në qendër dhe veriperëndim. Era do të fryjë me drejtim jug – jugperëndim dhe shpejtësi 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje deri në 15m/s shoqëruar me valëzim në…
Të shtunën, në atë që disa kritikë thonë se tingëllon më shumë si një shaka e 1 prillit sesa si realitet, Rusia mori presidencën e rradhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për këtë muaj. Me luftën e Rusisë në Ukrainë që po hyn në muajin e 14-të, një urdhër-arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për presidentin Vladimir Putin dhe planet e Moskës për të dislokuar armë taktike bërthamore në Bjellorusinë fqinje, kritikët po shtrojnë pyetjen se si Rusia mund të drejtojë organin më të fuqishëm të OKB-së. “Pyetja është shumë e qartë: A mundet krimineli i luftës të…
Kompania ajrore e fluturimeve ‘Wizz Air’ ka shfaqur sërish problematika duke shtyrë udhëtimet dhe lënë pasagjerët në aeroportin e Rinas duke pritur me orë. 3 fluturime janë anuluar ditën e sotme, një drejt Milanos dhe një drejt Romës. Pasagjerët do duhet të presin për të shkuar në Milano mbi 9 orë, ndërsa për të shkuar në Romë mbi 6 orë. Udhëtarët nuk kanë pasur asnjë njoftim paraprak, por ata janë njoftuar për shtyrjen e fluturimit pasi kanë mbërritur në Rinas. Udhëtimi nga Tirana drejt Romës ishte parashikuar në orën 06:15, por është shtyrë në orën 13:50. Ndërkohë që udhëtimi nga…
Janë publikuar pamjet filmike, ku shfaqen Sali Rexha dhe Armand Gosa duke debatuar me njëri-tjetrin përpara se të vriteshin në zemër të Kavajës, njëri me plumba pistolete e tjetri me goditje thike mbrëmjen e 29 marsit. Sikurse shihet qartë nga pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara nga gazetarja Klodiana Lala, Sali Rexha që më herët ka pasur emrin Altin, po ecte me fëmijën për dore kur pranë tij kalon me biçikletë, Armand Alias Edmond Gosa. Sapo shohin njëri-tjetrin, ata ndalohen dhe fillojnë të debatojnë. Siç rezulton nga pamjet, qytetarë të rastit ndërhyjnë për t’i ndarë, por pavarësisht kësaj, Sali Rexha…
Këshilltari ligjor i grupit parlamentar të PD Marash Logu, ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pa dhënë detaje për arsyen. Megjithatë Logu ka sqaruar se do të vijojë të mbetet anëtar i kësaj partie. Në një postim në rrjetet sociale, Logu tha se është mirënjohës për çdo demokrat për mbështetjen dhe se do të vijojë të japë kontributin e tij si profesionist i ligjit në këtë parti, pavarësisht dorëheqjes. “Kam paraqitur sot dorëheqjen nga funksioni i këshilltarit ligjor të Grupit Parlamentar të PD-së. Faleminderit lidershipit për besimin dhe secilit prej deputetëve demokratë për…