Nga Kavaja, gjatë prezantimit të kandidatëve për Këshillin Bashkiak, drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj e quajti fyerje atë që po u bëhet demokratëve, të cilët në 14 Maj, Sali Berisha po u thotë të votojnë listën e njerëzve të Ilir Metës dhe ish-LSI. “A ka fyerje më të madhe për demokratët, që të detyrohen nga Sali Berisha dhe të votojnë listën e Ilir Metës? Të Ilir Metës, armikut më të përbetuar të së djathtës? Atë që rrëzoi çdo qeveri të djathtë? Që minoi çdo qeveri të djathtë dhe tradhtoi çdo pakt me të djathtën? Sot po i…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të një piktori shqiptar në Londër, ku autoritetet pretendonin se ai kishte drogë në furgon, por në fakt ishte çaj mali. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Agimi është një piktor shqiptar punëtor që lyen shtëpi për britanikët. Ndërkaq, kreu i qeverisë theksoi se Andi Hoxhaj, personi i cili përhapi lajmin në lidhje me arrestimin, është një anëtar brilant i komunitetit shqiptar, që jep drejtësi në Britani. Ndër të tjera, Rama shtron pyetjen se përse bëhen padrejtësi ndaj këtyre individëve të virtytshëm. “Andi Hoxhaj është një anëtar brilant i…
Një person është arrestuar dhe një tjetër po ndiqet penalisht në Fier, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga ra shtetasi A. P., 50 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Po ashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për A. P., 51 vjeçe, banuese në Fier, pasi drejtonte motomjetin e pa pajisur me leje drejtimi.
Vëllai i Madh i ka dhënë mbrëmë një mision sekret Lorencit. Ky i fundit duhet që të bëjë banorët të besojnë se ai është dashuruar me Jorin. Gjatë një bisede mbrëmë, duket se Kristi dhe Gerti e kanë besuar këtë gjë, pasi këngëtari ka pasur deklarata mjaft të forta për modelen, duke u munduar që ta bëjë sa më të besueshme këtë gjë. Pjesë nga biseda: Jori: Këngëtar jo Lorenci: E di sa familjar jam për Zotin. Jam super familjar, mos më shih me atë sy Jori: Këngëtar jo Gerti: Pse jo këngëtar? Kristi: Nuk ka shans me Jorin, mos…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali këtë të shtunë ku një 35 vjeçare bashkë me fëmijën e saj 5 vjeç është nga dritarja e banesës. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Celano (L’Aquila) një nënë 35-vjeçare u hodh nga një dritare e shtëpisë së saj bashkë me djalin e saj 5-vjeçar në krahë. Gruaja vdiq menjëherë, ndërsa fëmija është në gjendje të rëndë i shtruar në spitalin San Salvatore.
Strukturat hetimore dhe ato operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me disa grupe të FNSh-së, kanë kryer kontrolle të befasishme në disa ambiente (kryesisht banesa) që dyshohet se përdoren nga pjesëtarë të grupeve kriminale. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit në banesën e pjesëtarit të një grupi kriminal me veprimtari në fushën e krimeve të rënda kundër personit, në lagjen “Pavarësia”, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, municion luftarak dhe shumën 39 000 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e këtij grupi kriminal. Në vijim të veprimeve…
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në rrjete sociale se së shpejti do të ketë gati podcastin për të zhvilluar biseda me të ftuar të ndryshëm. Rama ka publikuar një foto të tij të montuar teksa mban një palë syze, ndërsa në poster shkruhet ‘Flasim’. Pritet që bashkëbisedimet të jenë me kandidat për kryebashkiak, ose një drejtues politik i një qarku.
Rreziku i përdorimit të një arme bërthamore tani është më i lartë se kurrë që nga koha e Luftës së Ftohtë. “Lufta në Ukrainë përfaqëson shembullin më të fortë të këtij rreziku”, pohoi Përfaqësuesja e Lartë e OKB-së për çështjet e Çarmatimit, Izumi Nakamitsu në një takim të Këshillit të Sigurimit të kërkuar nga Ukraina, e të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria. Boshtin e këtij takimi e ka përbërë njoftimi i Rusisë se po planifikon të dislokojë armë taktike bërthamore në Bjellorusi. “Kur bëhet fjalë për çështjet që lidhen me armët bërthamore, dëshiroj të jem e qartë që…
Codacons dhe Shoqata e Klubit të Napolit kanë apeluar në Gjykatën Administrative Rajonale të Lazios dhe kanë paraqtiur një ndërhyrje në Kolegjin e Garancisë së Sporteve për të kërkuar anulimin e kampionatit të sezonit 2018-2019 të fituar nga Juventusi dhe për ta marrë Napoli, i cili përfundoi në vendin e dytë atë sezon. Rasti i dytë është i lidhur me rastin e fitimeve kapitale që përfshin klubin e Juventusit. Në fakt, ankimi bazohet në shkeljen e ndodhur të parimeve bazë të Rregullores Sportive dhe Drejtësisë Sportive dhe në veçanti në faktin se kompania Juventus ka ndryshuar rregullsinë e kampionateve 2018-2019,…
Sipërmarrësja e njohur Silva Heijneman ka qenë e ftuar te “Rudina”, ku ka ndarë një histori të rrallë, teksa paneli po diskutonte për menopauzën, fazat dhe përjetimin e saj nga gratë. Silva rrëfeu se ka mbetur shtatzënë në moshën 50-vjeçare. “Në eksperiencën time personale mua më ka filluar rreth moshës 45-46 vjeçare. E kam përfunduar ciklin, që dhashë shenjën finale, unë kam ngelur shtatzënë në moshën 50-vjeçare. Kam qenë në perimenopauzë, disa e quajnë pre menopauzë dhe ishte kjo periudha që pata një çrregullim drastik të ciklit”, tha Silva. Ajo tregoi se vendosi ta ndërpriste shtatzëninë për arsye se sapo…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i koordinimit me Interpol Tiranën, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Udine”. Si rezultat i këtij operacioni, u kap në Laç dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi Ermal Zeneli alias Xhemal Karaj, 30 vjeç, banues në Kurbin. Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar 30-vjeçarin, me 9 vjet e 7 muaj burgim, për veprat penale: “Armëmbajtja pa leje”, “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja dhe shitja e sendeve të vjedhura” dhe “Kërcënimi…
Mjeku i njohur, Tritan Kalo bën të ditur lajmin e rikthimit të tij në Shqipëri pas vitesh larg atdheut. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kalo shprehet se do të kthehet më 18.07.2023, pas daljes në pension.Mjeku, i cili për vite më rradhë ka jetuar dhe punuar në Kanada dhe Paris, shprehet se në Shqipëri edhe pse ai ishte student i vetëm i diplomuar nuk iu dha mundësia për të ushtruar profesionin.Ai rreshton si arsyen kryesore afrimitetin me politikën e asokohe për të gjetur një vend pune, gjë që Kalo nuk e kishte.Mjeku Kalo shkruan se i kupton…