Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans, i cili është i ngarkuar i posaçëm i Bashkimit Evropian sa i takon marrëveshjes për agjendën e gjelbër dhe ligjet evropiane mbi klimën do të vijë të hënën në Tiranë. Me një qëndrim dyditor në vend, Timmermans pritet të zhvillojë takime me rëndësi dhe të shtyjë çështje si tranzicioni i gjelbër në Ballkan, përmirësimi i klimës së turizmit dhe hapat që duhen ndërmarrë nga ndryshimet klimatike. Sipas agjendës zyrtare të publikuar nga Komisioni Evropian, zëvendëspresidenti do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Turizmit, si edhe do të zhvillojë takime me përfaqësues qeveritarë dhe sipërmarrës.…
Author: tirana
38 makina u vodhën në të gjithë vendin gjatë 3 muajve të parë të 2023. Nga këto raste të denoncuara vetëm 20 prej tyre janë zbuluar nga policia, me autorët që në pjesën më të madhe kanë rezultuar persona me precedent penal. Tirana dhe Shkodra janë qytetet ku janë raportuar se ka pasur më shumë vjedhje të automjeteve. Zonat më të preferuara ku vidhen automjete janë ato ku ka mungesë të ndriçimit dhe kamerave të sigurisë. Megjithatë nuk janë të pakta rastet kur vjedhja e tyre kryhet në lagje të mirë survejuara nga kamerat. Për vjedhjen e tyre autorëve u…
Hashim Thaci do të dalë pas dy ditësh në gjyq në Hagë për akuzën e krimeve të luftës. Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje ish-kreut të UÇK-së. Përmes një postimi në twitter, kreu i qeverisë pyet nese mund te quhen kriminel ata qe e çojne popullin e tyre drejt lirise: “A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale? Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Joe Biden!”, shkroi Rama.
Instagrami i Luizit ka shkaktuar debate, pasi nuk dihet se kush po e mban tashmë profilin me mbi 600 mijë ndjekës. Miku i këngëtarit, Mario Deda ka treguar se Instagrami aktualisht nuk është në menaxhim nga Top Channel. Mario ka pohuar se “Luizi ka firmosur një prokurë për Instagramin pasi dikush po ia mban peng dhe s’po ia dorëzon atyre që ka autorizuar me vetëdije” këngëtari. Mario shton se Instagrami i Luizit nuk është në duar të sigurta.
Lajla Pernaska, kandidate e PDIU për bashkinë e Tiranës ka qenë e ftuar në studion e Faxneës, për të folur rreth kandidaturës së saj. Pernaska ka thënë se ka qenë vullneti i saj të bëhet pjesë e gares, duke marrë parasysh edhe eksperiencat e saj në Tiranë. Sakaq ajo nuk kurseu as PD, për të cilën tha se ka mbetur jashtë loje. Pernaska: Është thjesht një vullnet i imi që kam gjithë karrierën time politike në qarkun e Tiranës, kam eksperienca në garat elektorale në Tiranë, mendova se gjithë kjo eksperiencë e mbledhur ne vite dhe investim afatgjatë është një avantazh…
Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar socialist ka folur sërish pas publikimit të aferës ruse të Monika Kryemadhit. Balla thekson se “kur flisnin ai dhe Edi Rama 5 vjet më parë nga analistë e opozitarë sulmoheshin se po i paragjykojnë”. “Siç e dini, ata morën 500 mijë dollarë nga kompani ruse, e më pas e pranoi edhe vetë Sali Berisha. Ndërkohë që pak kohë më parë u akuzuan edhe kryeministri e ai se e kanë shpikur këtë histori duke paguar Mcgonigalin. Por tani që doli se gruaja e Presidentit ka marrë para dhe ka ndarë fitime nga kompani ruse pranë…
Armando Papa, 31 vjeç u arrestua nga uniformat blu teksa transportonte 41 kg e 700 gram heroinë me makinën e tij në drejtim të Rinasit, ndërsa në kërkim është shpallur një bashkëpunëtor i tij. Papa është ndaluar nga policia për kontroll në rrethrrotullimin e aeroportit dhe në bagazhin e makinës i është gjetur e fshehur lënda narkotike e ndarë në 62 pako. Papa nuk ka treguar asgjë mbi bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm dhe as destinacionit për ku ishte nisur për të dërguar lëndën narkotike. Sasia e heroinës së sekuestruar kap vlerën e mbi gjysmë milioni euro në treg, nëse…
Sali Berisha prezantoi sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Dibrës. Ish-kryeministri ka denoncuar ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, të cilën e ka cilësuar një “babëzi”, ndërsa shtoi se nëse do kishte emër tjetër, do quhej “Babëzi-Balluku”. Ai vijoi duke thënë se Balluku ulet në tryezë dhe porosit biftekë nga 1000 euro, ndërsa udhëton jashtë shtetit me 22 milionë euro me vete. “Udhëton me avion me dhomë gjumi, shpenzon sikur të jetë i biri i sulltanit të Arabisë Saudite. Ajo ministrja që vjen këtu është një babëzi, po të kishte emër tjetër do e kishte Babëzi Balluku.
Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në aksin nacional Pogradec-Qafë-Thanë në afërsi të fshatit Hudenisht. Mësohet se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona. Si pasojë e lëndimeve, 2 prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit. Më datë 01.04.2023, rreth orës 14:30, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë, janë përplasur 3 automjete, konkretisht automjeti furgon tip “Benz”, me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin A. Y. dhe automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin…
Një aksident është shënuar këtë të shtunë në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Hudënisht. Nga përplasja e tre automjeteve kanë mbetur të plagosur 7 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Pas vrasjes me thikë të bashkëshortes së tij dy ditë më parë është vetëvarur në qelinë e paraburgimin shqiptari Xhafer Uruci 62 vjeç. Mediat italiane shkruajnë se ai është vetëvarur me një çarçaf që ndodhej në qelinë e burgut të Ternit. Viktima u arrestuar pas vrasjes se gruas së tij Zenepe Uruci 56 vjeç për shkaqe xhelozie. Sipas mediave Uruci ishte i vetëm në qelinë e paraburgimit në pritje të vendimit që do të jepnin organet kopetente. Ka qenë një nga policët e burgut që e ka gjetur të vdekur në qeli. 62-vjeçari ishte takuar tashmë me psikologen e burgut. Për…
Skulptura “Ëndrra vazhdon” është një vepër arti e realizuar nga banorët e Big Brother Vip, veçanërisht Dea Mishel, pas ngjarjes që tronditi Top Channel. Me një portret të realizuar jashtëzakonisht bukur e të rrethuar me yje që shndrijnë, vepra artistike mban edhe firmat e banorëve. Të ardhurat e kësaj vepre do të shkojnë për familjen e punonjësit të sigurisë së Top Channel Pal Kola, i cili humbi jetën më 27 mars.