Me ligj, Franca detyron influencuesit të njoftojnë për efektet që përdorin në përmbajtjet e tyre online, përndryshe përballen me gjoba dhe burg, në varësi të keqinfluencimit, keqinformimit të publikut, që shpeshherë është nën moshë. Qeveria tha se kërkon të kalojë ligjin e ri që detyron etiketim për fotot e përpunuara apo të filtruara, duke cilësuar dhe efektet e përdorura. Kjo sipas autoriteteve bëhet për të “kufizuar efektet psikologjike shkatërrimtare te përdoruesit e rinj të rrjeteve sociale”. Sigurisht shumë nga filtrat në fjalë mund të përdoren drejtpërdrejt në aplikacionet si Instagram, TikTok, e Snapchat të cilat janë të dukshme si të…
Author: tirana
Grupi hetimor ka deri më tani tre përgjigje të sakta ADN-je lidhur me sulmin ndaj “Top Channel”, ndërkohë që po pritet përgjigja e dytë nga Europol. Përgjigja e parë nga Europol ka ardhur, në të cilën thuhet se është konfirmuar kërkesa për shenjat e gishtërinjve në ADN-të e gjetura. Mësohet se analizat e ADN-së kanë dalë dhe pritet që të bëhet krahasimi me personat e dyshuar me metoda speciale të krahasimit. Po ashtu janë nisur disa letërporosi në drejtim të disa vendeve të tjera jashtë Europës. Këto letërporosi janë nisur me një kërkesë për të bërë një përputhshmëri të shenjave…
Finalisti i “Big Brother VIP Kosova”, Artan Thaçi ka hedhur akuza të forta ndaj produksionit. Në emisionin “Kendiv”, ai rrëfeu se shumë persona i kishin bërë të ditur se çmimi final ishte shitur. Sipas tij, Stresi fitoi sepse e ka vlerësuar masa, por në anën tjetër nuk mohoi se ka pasur persona që i kanë thënë se çmimi është shitur në fillim. “Pasi ka përfundu kanë qarkullu shumë fjalë. Ka që më kanë thëne se çmimi ishte i shitur që nga fillimi. Ishalla so kështu…”, u shpreh ai.
Edi Paloka komentoi për situatën politike në vend duke u ndalur edhe tek zgjedhjet e 14 majit. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, deputeti u shpreh se qëndrimet e Enkelejd Alibeaj ishin të pritshme. Më tej theksoi se Alibeaj këmbëngulte për të pasur 61 kandidatë në të gjitha zonat, por që dështoi. “Kemi takime të përditshme, edhe gjithë strategjia e fushatës do të përqendrohet tek takimi direkt me qytetarët. Dihet tashmë që pjesa më e madhe janë të blerë nga Rama dhe jemi të detyruar që të kemi kontaktin direkt me qytetarët. ndërkohë edhe Berisha është gjithë kohën…
Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën hyrëse të Durresit, në afërsi të tregut të qytetit. Makina ka përplasur një vajzë të re rreth moshës 25 vjeçe. Ndërsa shoferi i mjetit që ka bërë aksidentin është larguar nga vendngjarja. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit. Mësohet se e aksidentuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia është duke kërkuar për kamera sigurie të bizneseve për të parë dinamikën e ngjarjes aksidentale.
Fansat e Big Brother Vip kanë nisur aludimet se Luizit dhe Jorit mund të lind diçka, pas flirteve dhe ngacmimeve mes tyre. Së fundmi, Luizi iu ka dhënë një përgjigje banorëve dhe publikut. I pyetur nga Gerti nëse do kishte lindur diçka mes tyre po të mos ishte Kiara, Luizi tha: “Jo, asnjëherë edhe sikur të mos isha me Kiarën. Unë e ngacmoj, por e shoh vetëm si shoqe. Nuk jemi tipa që mund të përshtateshim për një lidhje”.
Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans do të vizitojë të hënën Tiranë. Në një qëndrim dyditor në vend, Timmermans pritet të zhvillojë takime me rëndësi dhe të shtyjë çështje si tranzicioni i gjelbër në Ballkan, përmirësimi i klimës së turizmit dhe hapat që duhen ndërmarrë nga ndryshimet klimatike. Sipas agjendës zyrtare, zëvendëspresidenti do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Turizmit, si edhe do të zhvillojë takime me përfaqësues qeveritarë dhe sipërmarrës. Mbrojtja e mjedisit, së bashku me energjinë e gjelbër, do të jenë çështje madhore për Timmermans, duke parë edhe zhvillimin që Shqipëria ka në të dy sektorët. Ai do…
Efi festoi pak ditë më parë ditëlindjen e saj të 28 në një festë të madhe, ku të ftuar ishin njerëzit e saj të dashur, miq e ish-banorë të Big Brother. Por, nga kjo festë u publikuan disa foto ku Efi përqafonte një djalë, për të cilin u tha se është partneri i saj. E ftuar në “Më lër të flas”, Efi tregoi se djalin në foto e ka mik. “Ky është një miku im shumë i ngushtë. Unë kam folur për partnerin. Për ta nxjerrë s’keni arsye. Po të doja e kisha nxjerrë vetë”, tha Efi.
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut po kryejnë disa nga stërvitjet më të mëdha dhe më të dukshme ushtarake në vite. Ato vijnë si përgjigje ndaj provave provokuese me raketa të Koresë së Veriut. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Bill Gallo, pa nga afër disa nga stërvitjet e Uashingtonit dhe Seulit dhe shpjegon qëllimin e tyre, ndërsa tensionet me Korenë e Veriut vazhdojnë të rriten. Një shfaqje e hapur e fuqisë ushtarake. Shtetet e Bashkuara po dërgojnë disa nga armët e tyre më të rënda në Korenë e Jugut.Stërvitjet janë gjithëpërfshirëse… me bomba që lëshohen nga avionët e përparuar…
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë me dije disa ndryshime që do të kryhen në provimet e matures për nxënësit që duan të vazhdojnë degën e Mjekësisë së Përgjithshme. Sipas ministres, provimi do të zgjasë vetëm një orë dhe pyetjet do të jenë me alternative dhe provimet do të vlerësohen menjëherë pas përfundimit të provimeve me anë të një sistemi automatik. “Provimi do të zgjasë 1 orë. Janë vetëm pyetje me alternativa dhe vlerësimi është automatik menjëherë pas procesit të provimit.Janë 3 mijë pyetje nga kurrikula e gjimnazit për lëndët kimi, biologji dhe fizikë. Dhe sot ne kemi sjellë…
Kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës për Bashkinë Devoll, Elvis Hajdërlli ka pranuar zyrtarisht se në të shkuar ka qenë falsifikator. Në formularin e dekriminalizimit, ai shpjegon se është kapur, gjykuar dhe dënuar për këtë fakt. Hajdërlli thotë se vepra e tij penale është kryer në shtetin grek disa vite më përpara ku nuk i ka shpëtuar dot prangave të policisë. Ai ka dalë parë organeve të drejtësisë për këtë vepër penale e cila të kushton ndër të tjera edhe 6 muaj burgim.
Një tornado goditi kryeqytetin e Arkansas, Little Rock dhe qytetet përreth SHBA-së të premten pasdite. Dy vdekje u raportuan në Wynne, ndërsa një person humbi jetën pasi torandoja shkaktoi shembjen e një çatie teatri në Illinois, duke lënë edhe dhjetëra të plagosur. Shembja ndodhi gjatë një koncerti në Teatrin Apollo në Belvidere, i cili është rreth 112 kilometra në veriperëndim të Çikagos. Tornado shkaktoi gjithashtu rrënoja të shumta të shtëpive, përmbysi makina dhe ka shkulur pemë. Nuk dihet numri i përgjithshëm i personave të lënduar. Rreth 90,000 konsumatorë po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike në shtet.