Author: tirana

Një aksident është shënuar sot në bypass-in e Fierit. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë plagosur dy persona. Raportohet se kanë marrë lëndime të lehta. Ata janë dërguar në spital për të marrë kujdesin e duhur mjekësor. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Read More

Mund edhe të duket si shaka e 1 prillit por shkrimtarja shqiptare në Britaninë e Madhe, Lea Ypi shkruan se ka marrë sot një telefonatë nga Sekretarja e Punëve të Brendshme, Suella Braverman. Referuar statusit të shkrimtares shqiptares Braverman duket se ka bërë një hap pas lidhur me qëndrimet e saj ndaj shqiptarëve, ndërsa i ka konsideruar si kriminelë. “Sapo mora një telefonatë nga Suella Braverman, e cila mesa duket po telefonon disa anëtarë të diasporës shqiptare për t’iu thënë se i vjen keq për vërejtjet e saj dhe gjithçka ka thënë. Ajo ka ftuar një delegacion për të pirë…

Read More

Olta sapo mori vendimin për t’u larguar dhe po përshëndetej me banorët, produksioni i beri surprizë djalin. Të gjithë banorët dolën kundër këtij vendimi duke i thënë të mos largohet. Edhe pse Olta u takua me djalin ajo nuk e ndryshoi vendimin e saj për tu largua. Ajo madje u mërzit pasi sipas saj djali i saj e kishte harruar

Read More

Valbona Mema ka rrëfyer dhimbjen pas vdekjes së motrës së parë dhe daljen e papritur nga shtëpia e “Big Brother VIP”, pasi mësoi për gjendjen shëndetësore të motrës tjetër, që ndërroi jetë pak javë më parë. “Do e përshkruaja veten me dy fjalë, e vërtetë dhe e dua fort jetën. Jeta ime është një libër sepse jam vendosur në shumë sfida e sprova, që më është dashur t’i sfidoj e të mbijetoj, sot një femër si një artiste dhe si një nënë. Kam pasur shumë humbje në familjen time dhe në gjysmën e zemrës time që është humbja e bashkëshortit.…

Read More

Rezarta Shkurta ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm shumë të bukur: artistja do të bëhet mama për herë të dytë. “Familja jonë ka një surprizë“, ka shkruar ajo krah një fotoje të publikuar në “Instastory” ku bën të ditur se është në pritje të një bebeje, duke mos treguar asgjë për gjininë apo se kur pritet të vijë në jetë.

Read More

Për shumicën e njerëzve, një pjesë e rutinës së tyre në dush është dhe larja e fytyrës, por kjo nuk është më e mira për lëkurën tuaj. Arsyeja kryesore pse ju nuk duhet të lani fytyrën në dush është se njerëzit zakonisht përdorin ujë shumë më të nxehtë kur dushin, sipas Benjamin Garden, një dermatolog Amerikan. “Ndjehet aq mirë në një ditë dimri të ftohtë ose pas një stërvitjeje të lodhshme, por uji i nxehtë është shumë i dëmshme dhe irrituese për lëkurën tonë”, thotë ai. Uji i nxehtë shkrin vajrat natyral në lëkurë. Dhe sa më i nxehtë të…

Read More

“Jam sëmurë. Nuk dal dot nga spitali se jam rëndë. Më dërgoni 1 mijë ose 1 mijë e 500 euro”. Kjo ishte kërkesa që shtetasve të ndryshëm nga Kosova u mbërrinte në “messengerin” e tyre nga profilet e të afërmve. Por, asnjëri nuk e dinte se pas adresës nuk ishte i afërmi i tyre por një person, që kishte mundur të hakeronte adresën dhe të hiqej si i tillë. Prokuroria e Tiranës pretendon se ka identifikuar njërin nga të përfshirët në veprimtarinë kriminale të mashtrimit kompjuterik. Ai quhet Liridon Peka, 28 vjeç me profesion farmacist. Ai doli të shtunën përpara…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listat e 4 partive politike për kandidatët e tyre në këshillin bashkiak në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit. Në përfundim të shqyrtimit u vendos miratimi i listave shumemërore të: 1. “Partia Balli Kombëtar”, për bashkitë Durrës, Lezhë, Tiranë; 2. Partia “Fryma e Re Demokratike”, për bashkitë Korçë, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Kamëz, Durrës dhe Lezhë; 3. “Partia Agrare Ambjentaliste”, për bashkitë Tiranë, Lezhë, Kamëz, Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Shkodër, Vlorë, Lushnjë dhe Korçë; 4. Partia “Nisma Thurje”, për bashkitë Tiranë dhe Korçë.

Read More

Pensionistët do të marrin 5000 lekë si masë lehtësuese, pasi janë pjesë më e prekur nga pesha e luftës në Ukrainë. Kështu bën të ditur kryeministri Edi Rama, i cili sot më 1 prill ka publikuar vendimin e saporfirmosur të qeverisë për shpërblimin e tyre. ‘Lajm i mirë! Kur thosha do të vendosim taksë të jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë dhe do t’ua shpërndajmë pensionistëve në prill, ata që ju e dini kush janë, bërtisnin ky është tatimi i jashtëzakonshëm komunist! E bëri BE-ja, e tha edhe këtu Ursula Von Der Leyen që po, kjo është diçka krejt…

Read More

Teksa komentonte situatën e kriminalitetit në vend, gazetari Spartak Koka u shpreh se ka pasur një rritje të ngjarjeve kriminale. I ftuar në “Kjo Javë”, ai u ndal edhe te radhët e policisë, duke thënë se janë rikthyer në pozicionet e drejtuesve edhe persona që kanë lidhje me grupe kriminale. “Duhet të ndryshojë sistemi i brendshëm i policisë. Ne shikojmë riaktivizimin e grupit drejtues të Hashashit në vitin 20016. Ishte po kjo qeveri e cila i nxori në dispozicion, dhe në mënyrë të habitshme gjatë vitit 2022 dhe 2023 janë kthyer në pozicione shumë të rëndësishme në Policinë e Shtetit…

Read More

Gjatë një takimi në Bulqizë për të prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Dëfrim Fiku, Berisha u shpreh se ditë për ditë po vriten njerëz të pafajshëm në rrugë, e për këtë fajësoi qeverinë. Po ashtu, ish-kryeministri u shpreh se qeveria Rama po largon çdo ditë shqiptarët nga vendi i tyre.  “Ç’po ndodh me ne atëherë? Në qoftë se shtroni këtë pyetje edhe duhet ta shtroni, unë them se shkaku më madhor është monizmi. Monizmin e parë e përjetuam, shumë nga ne e kemi të freskët. Në monizmin e parë, në u katandisëm në njerëzit e tretë më të varfër…

Read More