Gjatë ceremonisë përkujtimore të masakrës së dy prillit në Shkodër, Sali Berisha tha se 14 Maji është një ditë e rëndësishme për demokracinë duke nënvizuar se fitorja e demokratëve në bastionin e veriut do të jetë e padiskutueshme. Teksa fliste për gazetarët pas ceremonisë, ai u shpreh i sigurt se Partia Demokratike do të dalë fituese në këto zgjedhje. “Asgjë në këtë botë nuk e ndalon vrullin e saj, hovin e saj për t’u rikthyer shqiptarëve votën e lirë,” deklaroi ai. Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, Berisha vijoi t’i cilësonte si pengje të cilët po i shërbejnë Ramës. “Binomi, Basha,…
Author: tirana
Në videomesazhin e kësaj jave, ku ai foli për pastërtinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Bashkia e Tiranës ka shpëtuar nga tymi kancerogjen i djegies së plehrave, që vinte nga Sharra. Ai shtoi se Bashkia e Tiranës bën mbledhjen e mbetjeve, pastrimin e qytetit, dhe transportimin e mbetjeve në impiantin e trajtimit të tyre në Sharrë. “Aty ato peshohen dhe ne paguajmë shërbimin për çdo ton të plehrave që ka prodhuar qyteti, sipas kontratës. Ky shërbim, pra jo investimi, ne paguajmë shërbimin, paguhet me çmimin më të ulët në Europë sot dhe me një çmim më të ulët…
Artistja e Popullit, aktorja e skenës shqiptare Margarita Xhepa feston sot 89-vjetorin e ditëlindjes. Një urim ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama. Aktorja Margarita Xhepa lindi më 2 prill 1934. U aktivizua fillimisht në Estradën e Shtetit dhe më pas në Teatrin Popullor. Spikati në plejadën e kohës përmes interpretimit të rolit të Ofelisë të tragjedisë shekspiriane “Hamleti”, vënë në skenë në vitin 1960 prej regjisorit rus Bortko. Në skenën e teatrit, Xhepa ka mishëruar mbi 150 role, mes të cilave veçojmë: Ledi Milfordin në dramën “Intrige e dashuri” (F. Shiler), Melën në dramën “Morali i zonjës Dulska” (G.…
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se kjo nuk ka qenë një javë e mirë për ekonominë fatkeqësisht. “Ligji Tatimeve që kaloi në parlament këtë javë rriti taksat për 17 mijë profesionistë, që do të paguajnë 20 mln euro”,-theksoi Tabaku në një postim në rrjetet sociale. Tabaku shprehet se mbështes profesionistët që do e çojnë në Gjykatën Kushtetuese. ”Do i mbështes në betejën e tyre atje. Do i mbështes në betejën në parlament. Do i mbështes për ta ndryshuar këtë sistem”.
Gjatë takimit me banorë të Petrelës, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë“, Belind Këlliçi shpalosi programin për bujqësinë, që përfshin subvencione deri në 10 mijë euro, mbështetje me naftë për punimin e tokës, ndërtim tregjesh apo dhe kredi, me interesa që mbulohen nga Bashkia, për fermerët e Tiranës që investojnë në bujqësi. Ai tregoi edhe kostot që ka ky plan, për të cilin tha se do t`ju vijë në ndihmë fermerëve të 140 fshatrave në kryeqytet. Këlliçi shtoi se transporti falas nuk do të jetë një shërbim vetëm për banorët e qytetit, por edhe për ata të zonave rurale. “Kemi menduar…
Këtë herë të sprovuar nga reshjet e dendura të shiut, besimtarët katolikë të Shkodrës, përmes 14 ndalesave kanë kremtuar Udhën e Kryqit, duke përkujtuar vuajtjet e Jezu Krishtit deri në momentin që kryqëzohet. Rituali është i shenjtë për besimtarët, të cilët paçka kushteve atmosferike dhe vështirësive, vazhdojnë ngjitjen në malin e Taraboshit me këngë dhe lutje. Famullitari Dom Vlash Palaj, thotë se këtë vit kisha ka një lutje të veçantë. Nga e hëna në të shtunë, është java e madhe ndërsa të dielën besimtarët katolike do të festojnë Pashkët.
Plani i Ukrainës për të çliruar Krimenë e pushtuar nga Rusia përfshin në veçanti dy hapa: heqjen e urës së Kerch-it, simbol i aneksimit dhe kufizimin e të drejtave të pro-rusëve dhe bashkëpunëtorëve. Sipas sekretarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kievit Oleksiy Danilov, Ukraina ka gati një plan me 12 hapa të rëndësishëm për të rimarrë Krimenë. Presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky ka deklaruar së fundmi se presidenca e Moskës në OKB është një dështim i këtij institucioni. Presidenca e Moskës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nis nga dita e sotme. Lideri ukrainas tha se për arsye të…
Votuesit në Bullgari votojnë sot për zgjedhjet parlamentare, të pestat në vend në dy vjet. Sondazhet tregojnë se as ky votim nuk do të mund t’i japë fund ngërçit politik që e ka kapluar vendin më të varfër dhe një nga më të korruptuarit të BE-së. Më shumë se 5.600 kandidatë që përfaqësojnë 14 parti politike dhe shtatë koalicione partiake kanë kandiduar për të zënë 240 ulëset në Asamblenë Kombëtare, parlamentin e Bullgarisë. Një parti duhet t’i sigurojë të paktën 4 për qind të votave për të fituar ulëse në parlament. Vendvotimet janë hapur në orën 7 të mëngjesit sipas…
Këtë të dielë, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka udhëtuar drejt Skraparit. Ai ka publikuar një foto me në sfond malet dhe kodrat e tij teksa uron një ditë frymëzuese për të gjithë. “Kur nisesh me shi nga Tirana dhe të pret dielli në Skrapar! Një të dielë frymëzuese ju uroj të gjithëve sot!”, shkruan Meta.
Të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit kallashnikov, vodhën një shumë parash, në zyrën e një firme ndërtimi, falë reagimit në kohë të Policisë së Vlorës dhe veprimeve të shpejta operacionale, kapet dhe vihet në pranga autori kryesor i vjedhjes. I arrestuari me precedent të theksuar penal për vjedhje. Policia sekuestron automjetin e dyshuar të përdorur për kryerjen e vjedhjes dhe një celular. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje me armë, në zyrën e një firme ndërtimi, në fshatin Dukat i Ri, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar…
Italianët që përdorin anglisht dhe fjalë të huaja në komunikimin zyrtar mund të përballen me gjoba deri në 100 mijë euro sipas një ligji të ri të prezantuar nga partia Vëllezërit e Italisë të kryeministres Giorgio Meloni. Ligji mbulon të gjitha gjuhët e huaja, ai synon në mënyrë specifike “anglomaninë” ose përdorimin e fjalëve angleze, për të cilat drafti thotë “përçmojnë” gjuhën italiane, duke shtuar se është më keq sepse Britania e Madhe nuk është më pjesë e BE-së. Subjektet e huaja duhet të kenë botime të të gjitha rregulloreve të brendshme dhe kontratave të punës në italisht, sipas një…
Një mjet në Pogradec kishte një objekt i dyshimtë, alarmoi këtë mëngjes policinë e qytetit. Pas kontrollit, në mjet u gjetën pajisje GPS. Pronari i mjetit, Eris Çekani ka dëshmuar në polici. Ai është shprehur se ka dyshime se GPS është porositur nga një grup personash, konkretisht vëllezërit Brian dhe Sindi Syzo, shtetasi Mario Xhangolli dhe shtetasja Jona Duka. Dyshimet e pronarit të mjeteve lidhen me këta persona pasi ka konflikt të hapur prej disa kohësh me ta. Ai ka deklaruar se janë të vetmit që dyshon për këtë ngjarje, pasi thotë se nuk ka konflikt me askënd tjetër. Dy…