Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vodhën para në një firmë ndërtimi, vihet në pranga autori kryesor. Të maskuar dhe me kallashnikov

10:42 / April 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit kallashnikov, vodhën një shumë parash, në zyrën e një firme ndërtimi, falë reagimit në kohë të Policisë së Vlorës dhe veprimeve të shpejta operacionale, kapet dhe vihet në pranga autori kryesor i vjedhjes. 

I arrestuari me precedent të theksuar penal për vjedhje. Policia sekuestron automjetin e dyshuar të përdorur për kryerjen e vjedhjes dhe një celular. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje me armë, në zyrën e një firme ndërtimi, në fshatin Dukat i Ri, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Outsider”, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta proceduralo-hetimore, me mbështetjen e inteligjencës informative, është zbardhur ky rast vjedhjeje, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, u kap dhe u vu në pranga shtetasi S. C., 32 vjeç, banues në Fier. 32-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi S. C., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, të maskuar dhe duke kërcënuar me një arme zjarri kallashnikov, kanë marrë një shumë parash, në zyrën e një firme private ndërtimi, në fshatin Dukat i Ri dhe më pas janë larguar me automjet.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së këtij krimi, si dhe një celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Stuhia/ Mbytet peshkatari 61-vjeçar në Ksamil, gjendet trupi i pajetë dhe varka e fundosur

13:46 / July 22, 2026

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.