Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Sali Berisha në emër të tij, më herët gjatë ditës së sotme në Shkodër. Berisha ishte prezent sot gjatë një ceremonisë përkujtimore të masakrës së 2 prillit në Shkodër dhe sipas kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, përkujtimi ndaj atyre që dhanë jetën duhej të ishte bërë me nderim dhe heshtje. “Veçse një mendësi komuniste mund ta përdhosi kujtimin e heronjve të 2 prillit, duke sulmuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai,” shkruan Alibeaj në postimin e tij në Facebook.
Author: tirana
Në orën 15:00 luget sfida e mbijetesës mes Kastriotit dhe Laçit për javën e 27 të “Abissnet Superiore”. Trajnerët Çela dhe Mezani kanë publikuar formacionet zyrtare. FORMACIONET ZYRTARE KASTRIOTI: Sali, Zogaj, A.Selmani, Stojanoviç, Rami, Abazaj, Karakaçi, Hasani; Mihana, Greca, Rexhinaldo. LAÇI: G. Selmani, Roganoviç, Velkoski, Turkaj, Ziko, Manellari, Ujka, Myrta, Spahiu, Mazrekaj, Guindo.
Pas largimit nga shtëpia, Olta ka folur për Fan Club. Ajo shprehu dëshirën që Big Brother-in ta fitojë Dea Mishel. Olta shprehu dëshirën që të kalonin pushimet në çift me Kiarën e Luizin, por bashkëshorti i saj tha se nuk i ka shok. Kjo batutë solli të qeshura mes tyre. Për të Big Brother mbaroi dhe nuk do e ketë problem të takohet me banorët e t’ia kalojë bukur me ta. Për sa i përket sjelljes së Efit kundrejt saj, ajo tha se e kupton mërzinë e saj, pasi as nuk e përcolli kur doli nga shtëpia.
Kryeministri Edi Rama ka treguar se është në mbështetje të marshimit për drejtësi që po bëhet në Prishtinë. Kjo në mbështetje të 4-ish krerëve të UÇK që po përballen me drejtësinë në Hagë. Rama ka postuar një foto dhe shkruan “Me marshin për drejtësi”. Ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli kanë deklaruar se ish-krerët e UÇK-së nuk po përballen me akuza dhe procese gjyqësore për shkak të emrave të tyre të përveçëm, por sepse emrat e tyre lidhen me luftën e Kosovës për liri.
Këtë të dielë, u mbajt marshimi për Drejtësi në Prishtinë me një numër të madh të qytetarëve të cilët dolën për të mbështetur luftën e drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë. Marshi ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”. Po ashtu, do të ketë fjalime nga organizatorët e marshit. Ky marsh vjen një ditë para se të fillojë gjykimi në Hagë i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nga Kreshnik Spahiu Dikur kishim 4 politikanë. Pasi u krijua Facebook-u kemi 4 milionë. Rrjetet sociale janë shndërruar në një karaoke politike, sociale, historike, artistike etj. Aq aktivë janë populli në rrjetet sociale sa jemi shndërruar i vetmi vend në planet ku: “Populli merret me politikë dhe politikanët merren me biznes”. Deri këtu nuk ka asnjë gjë të keqe përkundrazi, është mirë që populli kritikon. Madje shpesh lexon analiza më të logjikshme nga populli sesa nga Ilir Meta, i cili s’ka shkruar asnjë analizë në jetën e tij dhe vërtitet në media me një fjalor mediokër ku maksimumi artikulon vetëm…
Nga dje presidenca e Këshillit të Sigurimit i kalon Rusisë. Kur ajo mori drejtimin për herë të fundit, Kremlini shpalli luftën në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës. Me kërkesë të Shteteve te Bashkuara të Amerikës dhe të Shqipërisë Këshilli u mblodh për të diskutuar njoftimin e presidentit rus Vladimir Putin për vendosjen e planifikuar të armëve bërthamore taktike në Bjellorusi. Kina, partneri strategjik i Moskës, nuk adresoi në mënyrë specifike planet e Putinit, por tha se është kundër vendosjes së armëve bërthamore jashtë vendit nga të gjitha shtetet me armë bërthamore dhe tërheqjen e armëve bërthamore të vendosura në bord.…
Ajo hoqi dorë nga gara për çmimin e madh, dhe aktorja Olta Gixhari dëshiron që “Big Brother VIP 2”, ta fitojë Dea Mishel Hoxha. Në një intervistë për “Fan Club”, pak minuta pasi la shtëpisë, Olta u shpreh se stefetën ia ka lënë Deas. Madje, tregoi disa nga këshillat që i ka dhënë në ditët e fundit të qëndrimit në shtëpi banorëve që ajo mbështeste, Deas dhe Qetsorit. ‘’Dua që Big Brother-in ta fitojë një femër, që është Dea Mishel. Stafetën ia kam lënë Deas. Ajo ishte e vetmja që kuptoi vendimin tim për të dalë. I thashë më ndiq…
Tirana nuk ka qenë kurrë më e pastër sesa sot. Me këto fjalë e nisi videomesazhin e kësaj jave, adresuar qytetarëve të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj. Ai tha se është krenar për pastërtinë e qytetit, gjë që vlerësohet edhe nga turistët e huaj që vizitojnë Tiranën. “Sot Tirana është një nga qytetet më të pastra në të gjithë rajonin tonë. Në 33 vite demokraci qyteti nuk ka qenë kurrë kaq i pastër dhe ky është fakt. Nuk e them vetëm unë, por Tirana s’ka qenë kurrë më e pastër. Nuk e themi vetëm ne dhe skuadra që punon përditë me…
Shqipëria merr pjesë në një ndër ekspozimet më prestigjioze të verës dhe kantinave në Evropë në “Vinitaly 2023” në Verona, Itali. Në stendën “Wine vision by Open Balkan”, do të promovohet autenticiteti i verës shqiptare”. Shqipëria do të përfaqësohet me 75 etiketa të verës shqiptare dhe 20 prodhues. Pjesë e këtij aktiviteti do jetë edhe kryeministri Edi Rama i cili do të takohet me pas me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevskin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”. Tre liderët ndodhen në një vizitë dyditore në Verona të Italisë. Të tre do…
Pas afro 3 muajsh, Keidi Bare rikthehet në fushë. Shqiptari ka lënë pas dëmtimin në gju dhe është aktivizuar në duelin Girona – Espanyol për afro 13 minuta. Edhe pse skuadra e tij u mund 2-1, 25-vjeçari tregoi sinjale pozitive dhe ishte një pikë referimi për ekipin spanjoll. Bare pritet të jete një vlere e shtuar dhe për teknikun Sylvinho pasi deri ne qershor, ai do te jete gati për të dhënë kontributin e tij me kombëtaren shqiptare.
Avokati i ri i Popullit nuk do të zgjidhet para zgjedhjeve lokale. Sipas kreut të grupit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, arsyeja lidhet me angazhimin që ligjvënësit do duhet të kenë në fushatë. “Kuvendi në njëfarë mënyre duke të përqasë axhendën e vet edhe me zgjedhjet dhe në këtë kontekst, dua të ju them se koha e diskutimeve me opozitën, me grupet parlamentare të opozitës do të duhet të kalojë pas 14 Majit“. Negociatat me opozitën për një emër konsensual nga 15 garuesit, ende nuk kanë nisur. Kuvendi ka nisur seancat dëgjimore me kandidatët për Avokatin e ri të…