Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me strukturat operacionale dhe ato hetimore të DVP Shkodër, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Servisi”. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi B. H., 52 vjec, banues në lagjen “3 Heronjt”, Shkodër, i cili u kap teksa mbante në automjet, një radio si të Policisë për të kontrolluar lëvizjet e shërbimeve të Policisë. Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin në pronësi të shtetasit B. H., shërbimet e Policisë…
Author: tirana
Mjegulla ka pushtuar Qafën e Llogorasë këtë të shtunë. Shikueshmëria për drejtuesit e automjeteve është shumë e kufizuar, ndërsa bëhet apel që të kenë kujdes gjatë qarkullimit.
Me rritjen e pagës minimale e cila do të jetë 40.000 lekë nga 1 prilli, rrjedhimisht janë rritur dhe kontributet shoqërore dhe shëndetësore. Duke bërë një rrjedhë kronologjike të rritjes së pagës në vite, kontributet janë rritur si për të vetëpunësuarit gjithashtu dhe për të punësuarit. Sic shihet dhe në grafikë, një i vetëpunësuar me pagë 26.000 lekë, paguante si detyrime për sigurimet shëndetësore dhe shoqërore 7.748 lekë në muaj. Në janar të vitit 2021 paga minimale shkoi në 30.000 lekë, e kësisoj një i vetëpunësuar pagoi 1.192 lekë më shumë. Në fund të muajit prill një i vetëpunësuar me pagë…
Miku i këngëtarit Luiz Ejlli, Mario Deda ka folur njëherë e mirë për konkurentin më të përfolur të këtij edicioni të BBV. Duke filluar nga takimi me Kiarën pas daljes së saj jashtë shtëpisë së BBV, Mario i është përgjigjur ndjekësve duke zbuluar detaje. Ata kanë treguar se janë takuar me Kiarën dhe se ajo është e dashuruar marrëzisht pas Luizit, ndërsa ky i fundit, po e përdor Jorin aktualisht për strategji brenda lojës dhe jo për flirt si përflitet në rrjetet sociale.
Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative se një sasi e madhe lënde narkotike heroinë po transportohej me një automjet tip “Benz”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fusha e kuqe”. Si rezultat i këtij megaoperacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 31 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin. Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi R. G., banues në Sukth.Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë lokalizuar…
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kërkon konfiskimin e pasurive të dy vëllezërve A.L. dhe O. L., të arrestuar dhe nën hetim në Spanjë në 2018 për trafikimin me qëllim shfrytëzimin për prostitucion. Shtetasi A.L., u arrestua për V.Penale, “Trafikim i personave të rritur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/a/4 i K.Penal. Ndërsa shtetasi O.L., është nën hetim nga autoritetet policore spanjolle për të njëjtën vepër penale. Nga hetimet e kryera nga prokuroria Tiranë, rezulton se shtetasit A. L. e O. L. janë përfshirë edhe në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve prej vitit 2018. Pasuritë…
Në një email drejt gjyqtarëve, Komisioni Federal i Arbitrave (CFA) i Federatës Franceze të Futbollit (FFF) ka thënë se është e ndaluar që të pezullohet ndeshja për t’i lejuar lojtarët që të bëjnë iftar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Organi, përmes Komisionit Federal të Arbitrave (CFA) të drejtuar nga Eric Borghini, u dërgoi një email gjyqtarëve në këtë kuptim, duke kujtuar parimin e neutralitetit të futbollit në vendet ku aplikohet. “Është vënë në dijeni të Federatës për ndërprerjet e ndeshjeve pas prishjes së agjërimit të Ramazanit. Këto ndërprerje nuk respektojnë dispozitat e Statutit të FFF. Federata dhe organet e…
Një grup kriminal shqiptar që merrej me shitje kokaine është shkatërruar në Belgjikë. Mediat bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni kanë rënë 9 persona. ndër të tjera bëhet me dije se aksioni ishte i shtrirë në disa banesa në Berchem, Deurne, Etterbeek, Hoboken, Jette dhe Woluwe-Saint-Pierre në Belgjikë. Sipas informacioneve në mediat belge dyshohet se kokaina importohej përmes portit të Antwerpen dhe do të shpërndahej nëpërmjet korrierëve në vende të ndryshme evropiane. Ndërkohë, trafikantët më pas mendohet se transportonin lëndën narkotike në automjete ku ishin përshtatur vende të fshehta.
Tirana mikpriti Seminarin mbi aksesin në dokumentat historikë, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës Blerina Gjylameti, e cila është dhe kryetare e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të KiE-së shkruan se përfundimet e këtij Seminari do të ndihmojnë dhe Kuvendin e Shqipërisë të ndjekë standardet më të mira në miratimin dhe monitorimin e zbatimit të nismave ligjore në proces për transparencën e plotë mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, rritjen e integritetit dhe të besueshmërisë për zyrtarët e lartë dhe të zgjedhurit. “ “Tirana mikpriti Seminarin mbi aksesin në dokumentat historikë, organizuar nga Kuvendi…
DashiJu dëgjoni një ide dhe dëshironi ta çoni atë në një nivel tjetër. Ju dëshironi ta fryni atë në diçka që është shumë më madhështore dhe më e ndezur. Bej kujdes. Shkëlqimi nuk është domosdoshmërisht mënyra më e mirë. DemiInstinktet tuaja po ju mbajnë të nxehtë në gjurmët e një mundësie të re të mrekullueshme për ju. Ju mund të goditni disa pengesa të vogla sot, por kjo nuk është arsye që të hiqni dorë në këtë pikë. Jini optimistë dhe mos u ndalni tani. Binjakët Mendimi juaj do të jetë krijues, por shumë i bazuar, duke krijuar një recetë…
Në shekullin e XIX kujtesa kolektive shqiptare e ruante shumë zbehtë kujtimin e emërtimit etnik mesjetar për shqiptarët, “Arbër”. Kujtesa e këtij emërtimi më së shumti lëvronte në qarqe të shkolluara të elitës shqiptare, kryesisht në ato që përdornin latinishten dhe kishin njohuri për epopenë arbëre të Skënderbeut në shekullin e XV nga leximi i veprave të Barletit dhe tek tuk i mbetur në emërtime si Labëria , ku në mënyrë të pavetdijshme ishte fiksuar si emërtim por jo se kishte një njohje të origjinës së tij nga banorët që e përdornin. Shkaqet për këtë kujtesë të zbehtë të këtij…
Dikur, 1 prilli festohej si dita e Vitit të Ri, por me ndyshimin e kalendarit nga Julian në Gregorian, në 1582 nga Papa Gregory XIII, dita e Vitit të Ri u vendos më 1 janar. Megjithatë, disa njerëz vazhdonin të gënjenin veten dhe e festonin këtë ditë më 1 prill, ndërsa të tjerët talleshin me ta. Profesori Joseph Boskin e shpjegonte dikur kështu këtë ditë: 1 Prilli e ka prejardhjen gjatë periudhës së sundimit të Kostantinit, kur një shakaxhi i quajtur Kugel i tha perandorit se ai mund ta drejtonte më mirë perandorinë. Kostantini e mori me të qeshur këtë…