Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Messi gjithnjë e më pranë Barcelonës

20:38 / March 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
958CEA88 9285 4CE6 8E85 0944449C2FC8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Te Barcelona ëndërrojnë rikthimin e Leo Messit, i cili pritet të mos rinovojë me PSG-në kontratën që i përfundon në verë. “Pleshti” do të luajë sërish në “Camp Nou”.

Mundësi që Xavi uron të kthehet realitet. “Mendoj se nuk është koha e duhur për të folur për rikthimin e Messit. Bisedoj shpesh me Leon, por nuk është momenti i duhur.

As për të mirën e tij, as për të mirën e Barcelonës”, thekson Xavi. Trajneri vazhdon edhe më tej. “Po e trajtojmë me kujdes temën e rikthimit të Messit. Shpresojmë të ndodhë. Barça është klubi i jetës së Leos”.

Në lidhje me rikthimin e idhullit të tifozëve është pozicionuar edhe Rafael Yuste, zv presidenti i klubit spanjoll. Në një prononcim për Mundo Deportivo, drejtuesi katalanas e shpreh qartë dëshirën e tij.

“Leo dhe familja e tij janë në dijeni të dashurisë së madhe që kemi për ta. Sigurisht që më pëlqen të rikthehet, do doja ta shihja sërish pjesë të Barcelonës. Jam i sigurt që shumë tifozë mendojnë njësoj si unë.

Jam i idesë që rikthimi i Messit është gjëja më natyrale që mund të ndodhë. Kur je i dashuruar me një person, ti mund të humbësh kontaktin me të por mbetesh i dashuruar.

Mendoj se Leo vijon të jetë i dashuruar me Barcelonën. Fati do e bëjë të mundur rikthimin e tij”, u shpreh Yuste, i cili theksoi se ende i dhemb fakti i largimit të Leos nga skuadra e zemrës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atletico dhe Barcelona, duel për kreun e La Liga

12:17 / November 7, 2026

Matjanët kampionë të Shqipërisë në Radio-Amatorizëm, RS Burreli fiton kupën për të katërtin vit radhazi

22:57 / November 5, 2026

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.