66-vjeçari nga Gramshi, i cili u hodh ditën e enjte nga spitali rajonal, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në kryeqytet. Bëhet fjalë për Hekuran Llapushin, i cili nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra pasi u hodh nga kati i katërt i spitalit në të cilin ishte shtruar për t’u mjekuar.
Author: tirana
Një aksident me katër të plagosur ka ndodhur këtë të premte në Manëz të Durrësit. Mjeti doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. Katër personat që udhëtonin kanë mbetur të plagosur. Ende nuk dihet gjendja e personave të plagosur. Ata janë transportuar drejt spitalit rajonal të Durrësit, ku do marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në një deklaratë nga selia e Partisë së Lirisë, deputetja Monika Kryemadhi i ka cilësuar shpifje akuzat për lidhjet e saj me politikanë rusë në parajsat fiskale. DEKLARATA: Jam sot në këtë deklaratë për t’ju treguar disa të vërteta. Projekti Ndërkombëtar për Raportimit e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka nxjerrë një artikull më datë 24 Mars 2023, lidhur me një organizatë shumë të famshme Izraelite, e cila ishte përfshirë në një fushatë baltosjeje kundër kundërshtarit politik të presidentit të Serbisë duke falsifikuar dokumente bankare. Ja se çfarë thotë artikulli: “Vuçiç më pas pretendoi se kundërshtari i tij kishte fshehur…
Një qytetar, i cili nuk mban mend banesën e tij, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5. Uniformat blu kërkojnë ndihmën e qytetarëve që mund të kenë dijeni për familjarët e tij. Dyshohet se i moshuari vuan nga probleme të shëndetit mendor. “Kamëz/Informacion paraprak Më datë 31.03.2023, është konstatuar në Kamëz, i vetëm, një i moshuar që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. I moshuari nuk mund të identifikohet, nuk e mban mend banesën ku jeton dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që…
12 hetues pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, me urdhër të SPAK-ut, janë trajnuar dhe kanë marrë në dorë bërthamën e përgjimeve, një formë e rëndësishme për kërkimin e provës për aktivitetin e krimit dhe korrupsionit. Në raportin e veprimtarisë së SPAK-ut për vitin 2022, thuhet se 12 hetuesit, për shkak të volumit të punës, kanë punuar me orë të zgjatura, edhe gjatë fundjavave si dhe për ditë festash. Gjatë vitit 2022, janë përgjuar 2177 telefona të personave të dyshuar si të përfshirë në aktivitet kriminal. Telefonatat janë përgjuar për llogari të 122 procedimeve penale. Në raport thuhet se rastet e…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu ka bërë thirrje partive politike që janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 14 majit, të dorëzojnë brenda ditës së sotme raportin financiar. “Partitë politike të regjistruara në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, duhet të dorëzojnë në KQZ Shqipëri raportin financiar për vitin 2022 brenda datës 31 mars 2023”, njofton KQZ. Çdo forcë politike duhet të pasqyrojë në raport saktë të gjitha të ardhurat e partive politike, gjithashtu në mënyrë të detajuar të tregojë bilancin, shpenzimet apo detyrimet që ka.
Hetimi i nisur nga SPAK ndaj ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj, është shtrirë edhe jashtë kufijve. Burime zyrtare të Prokurorisë së Posaçme, konfirmuan se për llogari të këtij hetimi, i regjistruar në numrin 277/1, janë dërguar disa letërporosi jashtë vendit.Sipas burimeve, përmes tyre është kërkuar kryerja e verifikimeve nga autoritetet e këtyre vendeve për dyshimet e ngritura ndaj ish-ministrit të Financave për mundësinë e përfshirjes në korrupsion, pastrim të parave apo fshehjes së pasurisë. Për disa nga këto letërporosi, SPAK ka marrë përgjigje dhe është duke përpunuar informacionin e përcjellë, ndërsa për të tjerat është ende në pritje. Ndërkohë, Prokurorët e Posaçëm…
Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka folur pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj force politike ku në fokus të takimit kanë qenë zgjedhjet e 14 Majit. E pyetur lidhur se kë kandidat do të përkrahin atë të Alibeajt, apo Belind Këlliçin nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Açka theksoi edhe njëherë se do të jetë në mbështetje të Roland Bejkos. A do bëni fushatë për Roland Bejkon? “Po patjetër unë e kame thënë publikisht atë, PD do të jetë në fushatë”, tha Açka, teksa më tej u shpreh se do të mbështesë vetëm kandidatët të cilët garojnë nën…
Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Uniformat blu bëjnë me dije se në kuadër të operacionit policer të koduar “Milano” u bë arrestimi i shtetasit B. U., 48 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Milano, Itali, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Batuta ka pasur mes Luizit dhe Jorit në shtëpinë e BBV, ku këngëtari ka ngacmuar modelen duke i vënë në pah linjat e saj trupore dhe provokimet që ajo bën me veshjet. Këtë të premte, teksa modelja ka dalë me bikini në oborr për të marrë rreze dielli, nuk kanë munguar batutat e Luizit. Ndërkohë që ka qenë Kristi dhe Lorenci ata që e kanë kritikuar Luizin duke i kujtuar se është i lidhur me Kiarën dhe se do ta ketë mërzitur moderatoren me sjelljen e tij. Luizi: O Jor, na i more tana kamerat mikrofonat vëmendjen dronat. Kujdes, kujdes.…
Në një intervistë për Neës 24, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se transporti falas është një ide e parealizueshme. “Nuk mund të premtosh njëkohësisht edhe të ulësh taksat, por edhe të rrisësh shpenzimet. Është si të thuash, do ulim prodhimin e qumështit, por do shtohet shumë prodhimi i djathit. Një gjë e tillë nuk funksionon. Le të bëjmë një fushatë që pavarësisht rezultatit, të mos humbasin fytyrën. Kam përshtypjen se disa njerëz kanë vendosur të humbasin edhe rezultatin, edhe fytyrën. Unë jam këtu duke ditur që rezultatet që kemi pasur deri tani, por edhe sondazhet, na nxjerrin…
Kanë kaluar gati tre dekada nga vdekja e Kurt Cobain, por ka shumë njerëz që ende nuk besojnë se vetëvrasja ishte shkaku i vdekjes së tij. Njëri prej tyre është shkrimtari Ian Halperin, i cili pretendon se ka prova që vërtetojnë se Cobain kishte 70 herë më shumë dozë vdekjeprurëse të drogës, heroinës, në sistemin e tij kur u gjet i vdekur në shtëpinë e tij. Ai e bëri të qartë se nuk kishte kuptim që ylli i muzikës vrau veten. “Cobain u vra në bazë të provave që kam”, tha Halperin ekskluzivisht për The US Sun. “Ai kishte 70…