“Parisi nën flakë deri në orët e para të mëngjesit”,-është kryelajmi në mediat e huaja. Me mijëra vetë dolën në mbrëmjen e të enjtes, në rrugë, për të protestuar kundër reformës së pensioneve.
Demonstruesit i vunë flakën koshave të plehrave dhe 2 makinave të policisë në rrugë, si një mënyrë për të nxitur tensionet por këtë u përballën me një polici më të fortë e të egër, se ditët e tjera.
Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, nga përplasjet e forta mes protestuesve e policisë, 2 persona janë në koma.
Protesta e radhës kombëtare kundër reformës së pensioneve është thirrur për në 6 prill ndërsa javën e ardhshme kryeministrja franceze ka ftuar për bisedime përfaqësues të sindikatave.