Tre persona janë vënë në prangat e policisë në Vlorë, pasi dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në një supermarket. Sipas policisë shtetasit Sh. H., 24 vjeç dhe I. K., 30 vjeç, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në një supermarket, gjithashtu ëshjtë ndaluar edhe shtetasi S. I., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 15.03.2023, ka vjedhur një laptop, në një lokal në Sarandë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasit Sh. H., 24 vjeç dhe I. K., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se kanë vjedhur një…
Author: tirana
Organi më i lartë për të drejtat e njeriut në Evropë e ka kritikuar trajtimin “çnjerëzor” të emigrantëve në kufijtë evropianë, veçanërisht në kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian. Emigrantët kishin pësuar “grushte, shuplaka, goditje me shkopinj dhe sende të tjera të forta… nga policia ose rojet kufitare”, thuhet në raportin vjetor të Komitetit të Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës (CPT), të publikuar të enjten, më 30 mars. “U përdorën edhe forma të tjera të trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues, si gjuajtja e plumbave pranë trupave të njerëzve ndërsa ata ishin të shtrirë në tokë”, thuhet më tutje në…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Paskuqan, ku dy nxënës janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Jashar Hoxha”. Një 15 vjeçar ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij. Autori i ngjarjes është shoqëruar në polici. Njoftimi i policisë: Më datë 30.03.2023, në Paskuqan, në shkollën “Jashar Hoxha”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, dhe gjatë konfliktit një 15-vjeçar, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po…
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka ironizuar kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, pasi nuk janë të pranishëm në Kuvend pavarësisht ngjarjeve të fundit. Ai është shprehur nëse ka rrezik që deputetët vijnë në punë, dhe me ironi shtoi se rrufeja nuk bie në Parlament. “Duke qenë se në çdo rrugë, qytet, institucione që nuk mund të preken si media, ka shpërthyer dhuna, kemi ndonjë risk ne që vijmë në punë apo nisemi nga parimi që nuk bie rrufeja në Parlament? Në kushte të tilla të degradimit të rendit dhe sigurisë publike, dhe ku qytetarët ndihen të…
Kanë kaluar katër ditë dhe Policia, Prokuroria e Tiranës nuk kanë dhënë as shenjën më të vogël se po zbardhin sulmin terrorist ndaj Top Channel. Policia vendosi edhe një shpërblim prej 100 mije euro për këdo që ka informacion në lidhje me atentatorët, por edhe kjo lëvizje dështoi dhe nuk po jep rezultatin e duhur. Terroristët janë të lirë dhe porositësit e tyre të qetë se nuk do zbulohen. Dështimi për zbardhjen e kësaj ngjarje do ketë pasoja shumë të rënda jo vetëm në pasigurinë e përgjithshme, por edhe në revanshin që krimi merr në këto raste kur përballet me…
Sot u mbaj seanca e parë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për inceneratorin e Elbasanit, por që ka dështuar në themel. Shkak u bë mungesa e avokatëve, përkatësisht i Etleva Kondit, e cila ishte e pranishme, por kërkoi të ishte i pranishëm edhe avokati që ndodhej jashtë Shqipërisë ë, dhe avokati i kompanisë “Albtek Energi shpk”. Prokurorët kërkuan pezullimin e afateve të paraburgimit të të pandehurve pasi ata u bënë shkak për shtyrjen e seancës. Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako dhe ish-ministri Lefter Koka nuk ishin të pranishëm. Të pandehur për…
Këtë të enjte, kryekomisioneri Shtetërori Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, la të hapur mundësinë e ndëshkimit të kryeministrit Edi Rama për vendimet e marra prej tij për rritjen e pagave dhe shpërblimin për pensionistët. Në një konferencë për mediat, ai tha se kur të ketë dokumentacionin e plotë do të marrë vendim nëse është shkelur Kodi Zgjedhor apo jo. “Në momentin që do të ketë një proces të tillë, pra një akt qoftë të qeverisë, apo kryeministrit apo të një ministrie atëherë do të disponojmë me vendim sepse nuk do të ishte e udhës që në momentin që flasim kur akoma ne…
Nga Hampshire i Britanisë së Madhe vjen një histori frymëzuese. Mike Newman pësoi një goditje të rëndë fizike dhe psikologjike 4 vjet më parë kur u aksidentua me biçikletë. Ai theu një rruazë të shtyllës kurrizore, theu legenin, ndërsa pati dëmtim edhe të mëlçisë. Ai u dërgua me urgjencë në spital me helikopter dhe kaloi pothuajse 6 muaj i shtruar. Një deklaratë e mjekëve e bëri atë të ndryshojë totalisht dhe të krijojë një besim dhe kurajë në veten e tij. Gati 4 vjet nga aksidenti i rëndë, sot 30-vjeçari ka kaluar të gjitha problemet fizike, madje ai po punon…
Me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shtroi mbrëmjen e djeshme një darkë Iftari për besimtarët dhe krerët e komunitetit mysliman, diplomatë, deputetë dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Në fjalën e tij, Veliaj tha se muaji i Ramazanit është një muaj i veçantë, që i bën të gjithë më të dashur dhe më pozitivë me njëri-tjetrin. “Ndonjëherë pyes veten, a mund të kishim çdo muaj Ramazan? E besoj se secili prej nesh mund ta marrë këtë vendim, për t’u sjellë çdo muaj me shenjtërinë që na dikton koha Ramazanit. Kështu…
Në seancën e kësaj të enjte, Sali Berisha ka folur për ngjarjet kriminale të ditëve të fundit që kanë tronditur vendin. Përgjegjës për krimet e ndodhura, Berisha ka bërë kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë që ai drejton, të cilin e ka quajtur “krimministër”. “Nuk është këtu ai ministri i familjes. Për 4 ditë, 4 të vrarë, nën moton “Kokën njëri-tjetri”, nën moton “Licencë për vrasje”, nën moton “Rendi në duart e krimit”, nën moton “Policia nuk ekziston”. Kjo është siguria dhe këto janë kushtet të kalkulueshme për largimin e shqiptarëve. Edhe kjo është pjesë e platformës së genocidit shqiptar. Një…
I ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, Bledi Mane i ka konsideruar banorët e Big Brother pa nivel. Sipas tij ai ka një IQ më të lartë se banorët e tjerë e kjo për shkak se është më i lexuar dhe më i shëtitur. Luizin e akuzon se këngët që ai këndon në gjuhë të huaja nuk ia di as përkthimin e tekstit. Bledi Mane: Unë nuk dua të mburrem po më fal që po e them, unë brenda shtëpisë jo se isha më i gjati i asaj shtëpie, po unë sinqerisht nuk e krahasoj veten mendërisht me asnjë…
Lulzim Basha në cilësinë e anëtarit të grupit PPE, ka dorëzuar në Keshillin e Europës një Rezolutë që mbështet rindërtimin e Ukrainës. Në rezolutën e hartuar nga Lulzim Basha, kërkohet krijimi i një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e Federatës ruse dhe të shërbejnë për të financuar projektet e rindërtimit të infrastrukturës në Ukrainë. Gjithashtu rezoluta kërkon transferimin e aseteve ruse në fondin ndërkombëtar si dhe ngritjen e një tribunali kompensimi në lidhje me dëmet në Ukrainë. REZOLUTA Përgjegjësia për krimet dhe demet e shkaktuara në Ukrainë nga agresioni i paprovokuar i Rusisë është i presidentit të Rusisë Vladimir…