Dy 43-vjeçarë vranë njëri-tjetrin me thikë dhe armë zjarri në Kavajë, në zonën e njohur si Valuta. Dëshmitarët thonë se gjithçka ndodhi shumë shpejt, një njëri prej tyre goditi me thikë ndërsa tjetri u përgjigj me armë. Gjithçka ndodhi për një sherr banal që zanafillën e kishte pasur 3 ditë para ngjarjes, ndërsa Edmond Gosa plagosi në rrugë me thikë Altin Rexhën dhe ky i fundit është përgjigjur duke qëlluar me armë. Ndërkohë, të dy viktimat kanë humbur jetën në spital. “Nuk ishin problematik, ishin të qetë dhe nuk kanë pasur konflikte me persona të tjerë. Nuk e mendonim kurrë…
Author: tirana
Këtë të mërkurë, Sali Berisha ka mbledhur deputetët e Rithemelimit, të cilëve u ka thënë se Kuvendi i Shqipërisë ka përjashtuar nga rendi i ditës nismën për ligjin e lustracionit. Berisha e cilëson si të rëndësishëm për të ndarë shoqërinë nga ish-persekutorët e diktaturës. “Përsëri parlamenti përjashton nismat tona me një qëndrim politik të dënueshëm antikushtetues. Në parlament nuk sillet ligji i lustracionit, një ligj i domosdoshëm për të ndarë shoqërinë nga ish-persekutorët e diktaturës komuniste. Do të insistojmë për sjelljen e këtij ligji që ka standardet më të mira dhe nuk mund të ketë asnjë pengesë tjetër meqë është…
Ministria e Jashtme e Suedisë njoftoi se do të thërresë ambasadorin rus në Stokholm lidhur me kërcënimet për kërkesën e Suedisë për t’u bërë anëtare e NATO-s. Ministria e Jashtme i cilësoi komentet e ambasadorit si “përpjekje për ndërhyrje”. Së bashku me Finlandën fqinje Suediahoqi hoqi vitin e kaluar dorë nga neutraliteti ushtarak dhe kërkoi anëtarësimin në NATO, pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022. Çfarë ka thënë ambasadori rus? Në një deklaratë të gjatë të shpërndarë në faqen e ambasadës ruse në Facebook me titull “Një hap suedez drejt humnerës”, ambasadori thotë se nëse Finlanda dhe Suedia bashkohen…
Rithemelimi i Sali Berisha ka mbledhur grupin parlamentar mëngjesin e sotëm. Ndërkohë që në selinë e PD-së pritet që të mbajë një fjalim Sali Berisha. Por kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka akuzuar Berishën për zaptim të selisë blu, ndaj edhe Alibeaj ka marrë me qera disa ambiente.
Fushata për zgjedhjet lokale të 14 Majit fillon më 14 prill, por qytetarët kanë filluar të kenë preferencat e tyre. Një ndër ta telefonoj këtë të enjte në në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”, tha se kryebashkiaku Erion Veliaj është shembulli më i mirë i një kryetari bashkie, i cili Tiranën e ka bërë të lulëzuar me një peisazh perëndimor. Sipas qytetarit, si Veliaj duhet të kontribuojnë të gjithë nga pak që kryeqyteti i Shqipërisë të jetë numër 1 në Europë. “Fushata i ka ndezur motorrët e saj. Përfundimisht e bardha është e bardhë dhe e zeza është e zezë.…
Mbreti Charles III ka nisur në Gjermani udhëtimin e tij si monark, pas anulimit për shkak të protestave të ndalesës së parë që ishte planifikuar në Paris. Monarku britanik mbërriti në Berlin të mërkurën, me synim përmirësimin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, si dhe për të demonstruar se mund të fitojë zemrat dhe mendjet e njerëzve jashtë vendit, ashtu siç pati arritur nëna e tij për shtatë dekada me radhë. Së bashku me Mbretëreshën Camilla, ata mbërritën pasdite në aeroportin qeveritar në Berlin. Mbreti i veshur me një pallto të zezë dhe mbretëresha me një pallto blu të lehtë dhe…
Në Ditën Ndërkombëtare të Mjekut, Presidenti Bajram Begaj ka uruar të gjithë mjekët e Shqipërisë për punën e tyre në shërbim të qytetarëve. Kreu i shtetit shkruan në një postim në Facebook, se sot duhet të jetë një arsye më shumë për të respektuar bluzat e bardha për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre. “Në Ditën Ndërkombëtare të Mjekut, uroj të gjithë mjekët e Shqipërisë, për punën e tyre të palodhur, në shërbim të qytetarëve. Pandemia Covid-19, na risolli në vëmendje madhështinë dhe përulësinë e misionit të mjekut. Për muaj me radhë, mjekët tanë iu dedikuan pacientëve të sëmurë, duke i…
Gjermania synon të lejojë në të ardhmen mbi 50 mijë punëtorë të pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor që të vijnë për të punuar në Gjermani. Këtë e miratoi qeveria gjermane të mërkurën (29.03.2023) në kuader të projektligjit të ri të migrimit të fuqisë punëtore. Ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil, tha në konferencën e shtypit në Berlin se ky kontingjent do të dyfishohet nga 25.000 që është aktualisht në maksimumi 50 mijë vetë në vit. Por ministri shtoi se ka plane që kjo rregullore të zgjerohet edhe për vende të tjera. Rregullorja e Ballkanit Perëndimor ekziston që nga viti 2015 dhe…
Mund të habiteni kur dëgjoni emrat dhe karakteristikat e disa llojeve të fobive. Ekziston një mënyrë për të përballuar çdo fobi, por përballja me disa mund të jetë më e vështirë sesa duket. 1-KIROFOBIA Kirofobia është frika nga trupi i dikujt. Për shembull, nëse një person ka frikë nga këmbët e tij, ai mund të ketë frikë sa herë që e sheh atë. 2-AGIROFOBIA Njerëzit që kanë frikë të kalojnë rrugën kanë Agirofobi nëse e përjetojnë këtë situatë në një nivel të avancuar. Këtë problem ata e përjetojnë më tepër në vendkalimet e këmbësorëve. 3-PELADOFOBI Do të thotë personi që…
Një pacient 67-vjeç në Gramsh është hedhur nga kati i katërt i spitalit të Gramshit. Fatmirësosht ka arritur të shpëtojë ndërsa është transportuar tek spitali i Traumës. Hekuran Llapushi ka përfunduar në tarracën e katit të dytë, dhe për pasojë ka pësuar fraktura të shumta në trup dhe hemorragji. 67-vjeçari ishte i shtruar ne repartin e patologjisë që prej katër ditësh.
37-vjeçari me origjinë nga Pakistani, Humza Yousaf është zyrtarisht kryeministri i ri i Skocisë, dhe i pari mysliman në këtë post. Ai u betua gjatë një ceremonie të shkurtër e cila u zhvillua në Edinburg. 37-vjeçari është personi më i ri që mban këtë post dhe ka shkruajtur historinë duke u bërë kryeministri i parë mysliman që mban këtë rol. Kryeministri i ri filloi të formojë ekipin e tij të martën pasdite me njoftimin se Shona Robison, një aleate e ngushtë e ish-kryeministres Sturgeon do bëhej zv/kryeministre. Ai konfirmoi se do të kishte një “ministër për pavarësinë” në qeverinë e…
Jurgen Uldedaj më 1 prill do të jetë në O2 Arena Londër, për një ndeshje të madhe. Jurgen Uldedaj me 15 ndeshje të fituara, pa asnjë humbje në karrierë, do të ngjitet përsëri në ring. Një përballje dinjitoze, në një mbrëmje të madhe organizuar nga “Matchroom boxing”, ku ndeshja kryesore është Joshua vs Franklin. Eventi do të jepet live në DAZN. Gjatë konferencës së shtypit, Uldedaj shprehet se është i emocionuar dhe i gëzuar për këtë mundësi që i është dhënë dhe gjithashtu një kënaqësi që është pjesë e këtij eventi kaq të madh. A nënvizoi edhe se mezi pret…