Një 36-vjecar është gjendur i pajetë në një përrua në fshatin German këtë të mërkurë. Blutë njoftojnë se ai ishte denoncuar një ditë më parë nga vëllai pasi ishte larguar nga banesa. Ndërkohë, policia raporton se i riu kishte shfaqur kohët e fundit probleme të shëndetit mendor. Mat/ gjendet i pajetë 36 vjeçari Me datë 29.03.2023, rreth orës 17.45, është gjetur pa shenja jete në një përrua në fshatin German, shtetasi A.M., 36 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi me datë 28.03.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat shtetasi A.M, dhe ka deklaruar se…
Author: tirana
Dy persona kanë humbur jetën pasditen e kësaj të mërkurë pas një konflikti në qytetin e Kavajës. Mësohet se shtetasit Altin Rexha dhe Edmond Gosa janë konfliktuar në lokal me njëri-tjetrin dhe më pas kanë përdorur armën e zjarrit dhe thikën. Edmond Gosa ka goditur me thikë Altin Rexhën, më pas ky i fundit ka qëlluar tre herë ndaj Gosës. Të dy kanë ndërruar jetë pasi janë transportuar në spital. Informacion paraprak nga Policia: Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të mërkurën se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë duhet të zbatohet e tëra dhe jo vetëm pjesët e preferuara nga palët, duke vënë theksin te Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Plani evropian për të cilin Kosova dhe Serbia u pajtuan më 27 shkurt në Bruksel ndërsa me 18 mars në Ohër për zbatimin e tij, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ai kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje…
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri së bashku me Kryetarin e Bashkisë, Gledian Llatja zhvilluan një bashkëbisedim me banorë të lagjes “Partizani” në Elbasan. Gjiknuri dhe Llatja prezantuan investimet e rëndësishme të realizuara deri më tani dhe projektet strategjike për 4 vitet e ardhshme. Drejtuesi Politik i PS-së Damian Gjiknuri, teksa vlerësoi punën e kryebashkiakut Llatja në krye të Bashkisë si një administrator të shkëlqyer, siguroi për mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e mëtejshëm të Elbasanit. “Ne konfirmuam përsëri Gledin si kryetar bashkie, pasi besojmë tek ai se ka bërë punë të mira, ka një vizion për të vijuar…
Flamur Noka, nga Cërriku, ku prezantoi kandidatin për zgjedhjet e 14 majit, u shpreh se qytetarët shqiptarë nuk do ta votojnë më qeverinë e kryeministrit Edi Rama. “Cërriku ndihet i zhytur në skamje dhe varfëri. Pushteti i Ramës Cërrikun e ka parë thjesht si plaçkë. I emëruari i Rilindjes këtu Cërrikun nuk e ka parë si një qytet që duhet qeverisur, që duhet kontribuar dhe punuar. Ndaj sot ju jeni më shumë se çdo herë tjetër në këtë sallë, për ti dhënë mbështetjen Servet Duzhës. Askush më mirë se ju nuk është dëshmitar i faktit se për sa kohë ka…
Gazetari Blendi Fevziu, teksa u pyet në lidhje me arsyet që fshihen pas sulmit ndaj “Top Channel”, u shpreh se sipas tij ngjarja nuk ka prapavijë politike. I ftuar ditën e sotme në emisionin “Zona Zero”, ai tha se nëse kjo ngjarje nuk zgjidhet, atëherë krimi do marrën një fuqi të madhe. “Zbulimi i kësaj ngjarje do jetë një prerje krahësh për krimin, që këto mos të përsëriten. Ngjarjet si djegia e gazetës Koha Jonë është politike, në një kontekst politik, janë në një kontekst tjetër. Ka ndodhur në vitin 97, ndërsa kjo në një kohë tjetër, në një vend…
Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka reaguar në lidhje me një rast të publikuar në rrjete sociale, në të cilin shfaqet një person që i jep ryshfet një punonjësi të Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative, për shkelje të Kodit Rrugor. Mësohet se drejtori i Policisë së Fierit ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektorin me iniciale G.M., me detyrë punonjës i Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier. Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë, ndërsa nga AMP ka nisur…
Përveç lidhjes me Luizin, Kiara Tito do mbahet mend në “Big Brother Albania Vip” edhe për shprehjet kaq shumë të përdorura prej saj, si: Më lër hapsirën time, lëre të rrjedhë, sinqerisht, realisht. Këto dy fjalët e fundit, moderatorja krahas hashtagut “me luizin” i ka vendosur edhe në “bion” e saj në “Instagram” Mesa duket, Kiara i ka marrë me sportivitet ironitë dhe memet që janë bërë për të.
Negociatat me BE-në, delegacioni shqiptar takim në Bruksel për Kapitullin 10 “Shoqëria e Informacionit dhe Media” Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përgjatë datave 27 dhe 28 Mars, kryesoi delegacionin shqiptar në takimin bilateral për Kapitullin 10 “Shoqëria e Informacionit dhe Media”, si pjesë e procesit drejt negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Takimi u mbajt në Bruksel, ndërsa pjesë e delegacionit shqiptar ishin edhe përfaqësues nga institucione të ndryshme si AKSHI, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe autoritetet e tjera si AKEP, AKCESK, AMA. Delegacioni shqiptar gjatë këtij takimi prezantoi vizionin e Qeverisë Shqiptare, i cili është në harmoni të…
Sali Berisha është ndalur sot në Cërrik, ku prezantoi kandidatin e opozitës për zgjedhjet vendore të 14 majit, Servet Duzhën, të cilin e konsideroi një ndër njerëzit më të suksesshëm të PD-së. Ish-kryeministri u shpreh se Duzha njihet për vlerat e tij menaxhuese, drejtuese dhe familjare. “Është nder dhe kënaqësi për mua të paraqes para jush, kandidat për qytetar të parë të Cërrikut, Servet Duzhën. Servet Duzha është një nga veprimtarët më të përkushtuar të PD-së, sikundër edhe njëri prej qeveritarëve vendorë më të suksesshëm që kjo parti ka patur, qeveritarin vendor të Bashkisë Cërrik. Më 14 maj, ju ftoj…
Deputeti Petrit Vasili ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama pas zotimeve të tij për rritje pagash dhe pensionesh. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, deputeti i Partisë së Lirisë shprehet se Rama po gënjen dhe po mashtron qytetarët me premtime që nuk i mban. “Edvini si qentë e rrugës që lehin nga frika, i trembur nga humbja zgjedhore, po lëshohet nëpër gënjeshtra për rritje pagash e pensionesh. Edvini, që sot ulërin, nuk e ka pranuar rritjen e rrogave çdo vit sipas inflacionit, që Partia e Lirisë e ka kërkuar me projektligj në Parlament në shtator. Prandaj nuk…
Papa Françesku është shtruar në spital për një kontroll rutinë mjekësor. Sipas zyrës së shtypit të Vatikanit, Papa aktualisht ndodhet në spitalin Gemelli në Romë, por nuk bëhet me dije se sa kohë do të qëndrojë ose nëse vizita e tij mjekësore lidhet me operacionin në zorrën e trashë që iu nënshtrua në korrik 2021. “Ati i Shenjtë ndodhet në Gemelli [spitali] që prej pasdites së sotme për kontrolle të planifikuara më parë”, tha drejtori i zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni. Shëndeti i Fraçeskut, përveç problemit të gjurit që vështirëson lëvizjen, është i qëndrueshëm duke pasur parasysh moshën e…