Author: tirana

Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të ketë rritje pagash për disa kategori punonjësish. Rama ka bërë me dije se muajin e ardhshëm, të moshuarit do të marrin 5 mijë lekë më shumë në pensionet e tyre. “Tani kemi në dorë një plan shumë ambicioz, por njëkohësisht dhe të arsyeshëm për një rritje pagash e cila synon të mundësojë ndritjen në harkun e këtyre 2 viteve, pra 2023, 2024 të Shqipërisë në nivelin e lartë të rajonit. Synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 eurosh. Kjo do të thotë…

Read More

Këtë të mërkurë, Rithemelimi ka organizuar konferencën me temë “Shpopullimi ose zhbërja e Shqipëria: nga “Doktrina e Çubrilloviq te qeverisja Rama”. Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë, Sali Berisha është shprehur se në 8 vite, Shqipëria ka humbur 35 për qind të popullsisë teksa ka shtuar se kurrë ndonjëherë nuk ka humbur asnjë komb kaq shumë popullsi. Po ashtu Berisha ka deklaruar se sipas tij, Rama po zbaton doktrinën e Çubrilloviçit për spastrimin etnik të shqiptarëve “Doktrina e Vaso Çubrilloviçit është doktrinë e mirëfilltë e gjenocidit ndaj shqiptarëve. Nuk është i vetëm për fat të keq. Njësoj si ai…

Read More

28-vjeçarja e cila vrau 6 persona në një shkollë fillore të Nashville në Tenesi, kishte blerë 7 armë zjarri në mënyrë të ligjshme dhe i kishte fshehur ato në shtëpi. Prindërit e Audrey Hale e ndjenin se vajza e tyre nuk duhet të zotëronte armë edhe pse dyshonin se mund ta kishte blerë një, por që më pas e kishte shitur. E dyshuara ishte nën kujdesin e mjekëve për çrregullime emocionale. Hale e cila identifikohej si një transgjinore dhe që ishte ish-nxënëse e shkollës, përdori 3 armë për sulmin, përfshirë një armë gjysmë automatike. Para se të ndërmerrte masakrën, 28-vjeçarja…

Read More

Mbrëmë nuk kishte Prime, pasi Top Channel tha Arbana, është në zi përshkak të ngjarjes. Por mbrëmë në shtëpi darkën me banorët të ftuar ishin opinionistët. Arbër Hajdari ka ironizuar Oltën kur ishte te dera. Teksa po shkëmbenin përqafime me opinionistët, Olta i tregoi se ka mbetur në derë shenja e saj kur qau për largimin e Amosit. Ndërsa Arbri e pyeti nëse do bëjë të njëjtën gjë për të edhe Zhaklinën. Batutën e tij e mbajti Kristi duke i thënë se do nisë teatri. Luizi: Po bëjmë provat gjenerale se si do përcjellim të shtunën Antonetën. Arbri: S’do qajë…

Read More

Nga Brukseli, kryeministri Albin Kurti tha se marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet saktë dhe sa më shpejt. Për të me urgjencë është çështja e të pagjeturve në kuadër të saj. Kurti tha para mediave në Bruksel, se më 4 prill do të diskutohet çështja e zbatimit të marrëveshjes. “Takimi në javën e parë të prillit, që do të mbahet në Bruksel nuk do të jetë ndërmjet meje si kryeministër dhe presidentin e Serbisë, por do të jetë ndërmjet kryenegociatorëve. Më 4 prill në Bruksel, ata do të diskutojnë çështjen e zbatimit të marrëveshjes që tashmë është dakorduar. Pra ka…

Read More

Një gjurmë ADN-je në gëzhojën e gjetur brenda makinës që u përdor në sulmin ndaj Top Channel është prova e vetme me të cilën Policia Shkencore synon të bjerë në gjurmët e autorëve. Këtë të mërkurë kanë përfunduar edhe akt ekspertizat e kryera në policinë shkencore që ndodhet në Sauk. Ka përfunduar ekspertiza ndaj targave të vendosura në automjetin e përdorur nga autorët në sulmin terrorist. Ka dyshime se provat në targat e djegura pjesërisht, mund të jenë dëmtuar nga zjarrfikësit që shuan flakët në “Përroin e Agait”, aty ku u gjet mjeti tip “Range Rover”. Për gëzhojën e gjetur…

Read More

Kiara Tito, moderatorja e cila garën në “Big Brother Albania 2” e la në ditën e 91, që pas daljes është aktive në Instagram. Sot ajo ka postuar dy video, ku shihet teksa ndjek të dashurin e zemrës dhe është në shoqërinë e gjyshes së saj, Letës. Kjo e fundit uron që mbesa e saj të jetë çift me Luizin gjatë gjithë jetës, kurse Kiara i kërkon që të mos shqetësohet se çfarë thonë të tjerët. Më pas gjyshja thotë se banorët duhet të dalin nga shtëpia se nuk kanë se çfarë japin më shumë aty. Kiara e shoqëron me…

Read More

Këtë të mërkurë, shoqëria civile mbajti një protestë të heshtur para Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Ata kanë zgjedhur të protestojnë përmes disa mesazheve pikante, duke vënë në lëvizje këtë organ të lartë të drejtësisë. “Ku është floriri i Kërrabës?”; “Pse u lejua vizita e kryeministrit të Greqisë për të vizituar Himarën?”;“Përse nuk kërkon kryeministri i Shqipërisë të vizitojë Çamërinë?”; “Kush e pengon votën e diasporës?”; “Kush ja fali Detin Greqisë?”; “Pse e vranë Kosta Trebickën?”; “Kush e vrau Remzi Hoxhën, e duam trupin”, kanë qenë disa prej pankartave të kësaj proteste të heshtur. “Objekt i kësaj proteste është nxitja e…

Read More

Pas 6 muajsh protestë në rrugë, këtë të mërkurë banorët e Bërxullës në protestën para Hipotekës nuk kanë kursyer ironinë për qeverinë përmes një modifikimi të himnit të Flamurit. “Nga gjyqi veç ai largohet që s’ka në xhep asnjë cent. Kush është burrë nuk frikësohet, por e derdh lekun pa kursim. Megjithatë mos u ankoni se çdo problem një zgjidhje ka, nëse një çështje do ta fitoni nuk kanë pse t’ju dhimbsen disa para. Muzika-Populli; Orkestroi-Këshilli i Lartë i Drejtësisë; Këndon: Kori i Konferencës gjyqësore; Dirigjent: Dhimi Kondi; Sponsor: Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Orkesta përbëhet nga: Presidenti-Fyell me një vrimë;…

Read More

Shqiptarët punojnë në “shtëpitë e barit” në Britaninë e Madhe dhe ky është fakt. Pasi u pikas nga policia si mirëmbajtës i një ferme kanabisi, shqiptari Etmont Lika gjeti metodën epike për t’iu fshehur policisë. Ai tentoi të fshihej duke u ngjitur mbi çati. Autoritetet ranë në gjurmët e shtëpisë së barit, nga një kallëzim i një bravandreqësi të zonës. Teksa po ndërronte bravat e një prone ai vuri re se ishte një fermë droge. I riu tentoi t’i fshihej policisë duke u ngjitur në një çati, por u kap dhe u arrestua. Si çdo i ri që zgjedh rrugën…

Read More

Nga Edvin Kulluri Te dashur miq! Dje “syri i byrose politike” dhe disa bishta te foltores si dhendri i udheheqesit dhe ish ortaku i vellait te Bashes qe tashme po “rithemelon” FRPD e trasheguar nga dhendrri i lejeve te ndertimit te Rames dhe Veliajt, kane botuar nje liste te analisteve te perhershem te ABC NEWS ku bej pjese dhe une qe prej janarit! Keta persona duke mos me cituar drejteperdrejte aludojne se une ashtu si personat e tjere ne liste, po paguhemi nga inceneratoret! Se pari, nuk thone se si paguhem nga inceneratoret por thjesht vazhdojne traditen me te shemtuar…

Read More

Sistemit shëndetësor publik i janë shtuar edhe 66 mjekë të rinj, të cilët sapo janë punësuar pas një procesi transparent e meritokratik përmes portalit “Mjekë për Shqipërinë”. Gjatë një takimi me 66 mjekët e rinj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu foli për sistemin transparent të rekrutimit të punonjësve të shëndetësisë në qendrat shëndetësore dhe spitalet e vendit. “Unë jam krenare për punën që është bërë në drejtim të mundësisë që tashmë mjekët dhe infermierët tanë kanë për t’u punësuar me transparencë dhe meritë në sistemin shëndetësor publik. Ju jeni profesionistët më të rinj brenda sistemit. Jeni 66…

Read More