Kandidati i parë nga PD-ja zyrate me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn që u tërhoq nga gara është Gjergji Gjata për Bashkinë e Korçës. Ai ka bërë një tjetër reagim në të cilin sqaron arsyet e largimit të tij nga gara. Gjata thotë se Alibeaj bashkë me një ish-deputet kanë ndryshuar listën për Këshilltar bashkiakë në mesnatë, pak para se listat të depozitoheshin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
“PDSh në formë arbitrare, puniste, pa vendimmarrje kolegjiale, por me vendimin e dy personave (një ish deputet dhe kryetari Alibeaj), në mesnatë ndryshuan listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak dhe e dorëzuan atë të ndryshme nga lista e dërguar nga baza e demokratëve dhe kandidati i Korçës, pa informuar as kandidatin, as anëtarësinë e partisë dhe as kandidatët. Kjo ishte arsyeja e vetme e largimit. Kujdes! Mbrëmjen e djeshme krerëve të PDSH i është bërë me dije prej meje personalisht që nëse ndryshohet lista e kandidatëve, do të largohemi, si unë, ashtu edhe kandidatët e Këshillit Bashkiak”,-shkruan Gjata.
Ka shkuar në 5 numri i kandidatëve të Alibeajt që janë tërhequr nga gara për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Ajo që po ndodh me PD-në zyrtare që ka Enkelejd Alibeajn si kryetar të komanduar është se në çdo orë po del nga një kandidat që tërhiqet nga gara për zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Genc Doçi i përfolur si kandidat për kryetar bashkie në Kurbin me PD-në, nuk do të jetë në garë. Këtë e ka bërë të ditur vetë Doçi në një postim në rrjetet sociale.
Më herët u mësua se Ibrahim Bruka nuk ka mundur të regjistrohet. Olti Kurti, kryetari i KZAZ në Vorë, ka deklaruar se mbrëmjen e djeshme është kryer vetëm regjistrimi i kandidatit të Partisë Socialiste dhe kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Edhe Sandër Marku në Lezhë, Genc Doçi në Kurbin, Gjergji Gjata në Korçë dhe Bujar Vreto në Librazhd, të PD-së se Alibeajt nuk do të jenë pjesë e garës së 14 Majit.