Një 53-vjeçar nga Ballshi është arrestuar nga Policia e Mallakastrës, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 53 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë”, njofton Policia.