Dy gra janë vrarë me thikë në një qendër fetare myslimane në kryeqytetin portugez, Lisbonë, raporton BBC.
Sulmi ndodhi në Avenida Lusíada. I dyshuari, i cili posedonte një thikë të madhe, është qëlluar në këmbë nga policia.
I dyshuari për vrasjen me thikë të dy grave në një qendër myslimane ismailite në Lisbonë është qëlluar nga Policia portugeze.
Gratë ishin anëtare të stafit portugez në qendër, tha kreu i komunitetit, Narzim Ahmad, për televizionin portugez S.I.C.
Pasi u njoftua, Policia tha se shkoi në vendin e ngjarjes dhe u ndesh me të dyshuarin, i cili ishte “i armatosur me një thikë të madhe”.
Policia tha se e urdhëroi atë të dorëzohej, por i dyshuari nuk u bind dhe eci drejt policëve, të cilët e qëlluan. Më pas, ai u dërgua në një spital të Lisbonës dhe iu caktua masa e paraburgimit.