Author: tirana

Agjentja turistike, Albana Nanaj tregon disa sekrete se si mund të përfitosh bileta avioni me çmim të ulët. “Ka disa strategji. Mund ta blesh pas mesnatës, për shembull, pasi lirohen vende shpesh në atë kohë; Duhet të ndërrosh celularin apo kompjuterin nga ku kërkon bileta; nuk duhet përdorur e njëjta adresë e-mail, pasi nëse kërkon me të njëjtin e-mail, herën e tretë ta rrit biletën me 10-20 euro”, zbulon Nanaj.

Read More

Rendi në Shqipëri është zero. Çdo ditë ka konflikte për shkak të parkimeve, ku tragjikisht ka edhe vrasje. Që prej vitit 2011 deri më sot në vendin tonë kanë ndodhur 8 vrasje dhe 21 plagosje vetëm për vendin e parkimit. “Specifikisht për parkimin nga viti 2011 deri më sot në vendin tonë kanë ndodhur 8 vrasje vetëm për parkimin dhe 21 plagosje. Vrasja e parë ka ndodhur më 10 gusht të vitit 2011 në Sarandë ku një njeri vrau një 79-vjeçar më thikë”,-thotë gazetari Igli Çelmete.

Read More

Deputeti i PD-së, Edi Paloka thotë se në 3 muaj, Enkelejd Alibeaj nuk gjeti dot kandidatë për zgjedhjet lokale të 14 majit. Ai u shpreh se ata që i shkojnë nga pas Alibeajt, nuk votojnë kandidatët e Primareve. “Nuk ka pasur as 3 orë, as 3 ditë, por ka pasur të paktën 3 muaj Alibeaj për t’i gjetur kandidatët dhe nuk gjeti dot kandidatë. Nuk mendoj se po na bën favor. Unë nuk besoj nse ato pak kokrra që votojnë ose i shkojnë pas Alibeajt, nuk besoj se do të votojnë kandidatët e Partisë Demokratike dhe Sali Berishës. Ajo që…

Read More

Një masakër ka ndodhur në një shkollë private të krishterë në Nashville të SHBA-ve. Tre të rritur e tre fëmijë të moshave 8-9 vjeç u vranë gjatë të shtënave me armë. Mes viktimave është dhe drejtoresha e shkollës. Autorja është identifikuar si Audrey Hale, 28 vjeç e cila u vra nga policia. Ajo besohet të jetë ish-nxënëse e kësaj shkolle. Policia e Nashville publikoi një video të shkollës që tregon sulmuesen, e identifikuar nga policia si Audrey Elizabeth Hale, duke shpërthyer dyert e xhamit me armë zjarri dhe duke ecur nëpër korridor, duke drejtuar një pushkë gjysmë automatike. E dyshuara…

Read More

Pas kontratës për ndërtimin e qendrës së monitorimit të trafikut tashmë ka kaluar edhe ajo për mbikëqyrjen e kësaj vepre. Në Agjencinë e Prokurimit Publik u njoftua tashmë kalimi i kësaj hallke duke i hapur kështu rrugë ecurisë së punimeve. Ndërtimi i qendrës së monitorimit të trafikut është një nga më të diskutuarit për shkak të synimit të njoftuar ku të paktën për 200 kilometra rrugë do të ketë monitorim të plotë me kamera e radarë. Qendra do të përpunojë të dhënat në kohë reale duke synuar kështu largimin e efektivëve të rrugores nga këto segmente. Shkeljet që do të…

Read More

Mbi 20 mijë të moshuar kanë marrë në një muaj fishat e diabetit me rimbursim, sipas protokollit të mjekut të familjes, ashtu siç përfitojnë paketën e plotë të trajtimit falas. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale mirënjohjen nga pensionistët që tashmë i marrin falas fishat e diabetit. Të moshuarit shprehen se nëse do të vijonin t’i merrnin pa rimbursim fishat e diabetit, pensioni nuk do të ju dilte. Ata theksojnë se rimburismi i këtyre fishave u ka krijuar mundësinë që të kryejnë kontrolle më të shpeshta. Vendimi i marrë nga qeveria po zbatohet në të gjithë vendin dhe…

Read More

Drejtuesi i Agjencisë Bërthamore të OKB-së, Rafael Mariano Grossi u takua të hënën me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në qytetin ukrainas Zaporizhia, rreth 50 kilometra në verilindje të stacionit bërthamor me të njëjtin emër. Në një mesazh në Twitter, zoti Grossi paralajmëroi se stacioni hidro-elektrik në Dnipro është thelbësor për sigurinë e centralit bërthamor. Ai gjithashtu i tha Presidentit Zelensky se situata e rrezikshme në centralin më të madh bërthamor të Evropës “nuk po përmirësohet”, ndërsa luftimet në zonë vazhdojnë ta mbajnë centralin në prag të një katastrofe. Më herët këtë muaj, luftimet ndërprenë furnizimin me energji për gjysëm dite,…

Read More

Dashi Fundi i muajit sjell pozitivitet dhe energji të reja në dashuri. Për sa i përket punës, mund të jeni pak të dyshimtë për hapat e ardhshëm. Mundohuni të kuptoni se cilën rrugë duhet të ndiqni nëse nuk doni të bëni gabime të mëdha. Demi Të martën në dashuri ka një dozë të mirë energjie që duhet shfrytëzuar në maksimum. Për sa i përket punës, është mirë që punët e papërfunduara t’i shtyni për javën e ardhshme. Binjakët Në dashuri duhet të përpiqeni të diskutoni ballë për ballë me partnerin për t’u sqaruar. Në punë nuk jeni plotësisht të kënaqur…

Read More

62 është numri i kandidatëve për këshilltarë bashkiakë të koalicionit Meta-Berisha për Bashkinë e Tiranës. Lista udhëhiqet nga Ilir Alimehmeti e Silvia Caka e Partisë së Lirisë. Pjesë e listës janë edhe avokati Genc Gjokutaj e gazetarja Beti Njuma. Nga Partia e Lirisë pjesë e listave është bërë edhe sekretari i Përgjithshëm, Tendi Blushi, Floida Kërpaçi e Elona Guri. Lista e plotë: Ilir AlihmehmetiSilva CakaEndrit BraimllariBeti NjumaArben TafajFlorida KërpaçiTedi BlushiIlda DhuriDorjan TelitiAna AzizajArtan DistafaAlbana KepiJonathan PanoEriona BixhaGenci GjokutajKeda KaceliFajton BathorjaBrunilda PaskaliBlerdi LiçajEndire BushatiJulian DedaElona DhimaLuçian QafokuAdriana KalajaBledar MarkuElona GuriArdian EleziFestime SerjaniGentian KaprataNasilda ShytiArtur AlstafaAjshe IshaArtan LlanajEsmeralda DemirajBesmir HoxhaRudina KeroRedhon ZefiValdete…

Read More

Kjo e martë nis me vranësira të shpeshta të cilat parashikohet të sjellin momente të pakta me pika shiu pjesërisht në zonat qendrore dhe Lindore. Ndërsa në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore. Orët në vijim do të kemi përmirësim të dukshëm të kushteve të motit, duke bërë që gjatë mesditës një pjesë e mirë e Shqipërisë të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime. Pasditja dhe mbrëmja sjellin kalime të pakta vranësirash në vendin tonë, ku më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe…

Read More

Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar pas ngjarjes së rëndë kriminale ku mbeti i vrarë 61-vjeçari Pal Kola. Rreth orës 01:00 të 27 marsit ambientet e Top Channel u sulmuan nga persona të paidentifikuar të cilët zbrazën breshërinë e kallashit mbi Palin e pafajshëm. Osmani shkruan se Shqipëria nuk meriton të përgjaket nga terrori, urrejtja dhe vandalizmat. Ajo i shpreh ngushëllimet familjes së viktimës dhe shkruan se Pali është heroi i saj dhe qindra kolegëve gazetarë. Reagimi i plotë: Sot, me vrasjen e Palit te ndjerë, jemi vrarë nga pak të gjithë ne. Jo vetëm ne që në atë vend kalojmë…

Read More

Artan Hoxha e ka quajtur sulmin ndaj Top Channel me kallashnikov, një ngjarje “tipike mafioze”, një mesazh ndaj pronarëve të televizionit.  I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se mesazhi nuk duket të ketë qenë ndaj gazetarëve apo punonjësve, por ka dashur të tregojë se agresorët nuk pyesin as për shtetin, duke goditur një televizion pranë qeverisë. Hoxha foli gjithashtu për familjen Hoxha, aksionerët e televizionit Top Channel, duke deklaruar se ato kanë qenë gjithmonë të shoqëruara nga badigardë dhe sipas tij “ose janë kërcënuar në të shkuarën, ose kanë nuhatur rrezikun”. “Me aq sa kam…

Read More