Shqipëria fillon fushatën kualifikuese të Euro 2024 sonte në orën 20.45, teksa do përballet me Poloninë në Varshavë.
Pak më parë trajneri i kuqezinjve, Silvinjo dhe ai i polakëve, Fernando Santos kanë shuar të gjitha dilemat e tyre dhe kanë vendosur për titullarët që do zbresin në fushë.
Tekniku i ri i Shqipërisë, Silvinjo duket se ka ndryshuar shumë gjëra në përbërjen e skuadrës. Optimizimi është i madh, teksa shpresohet se mund të arrihet një rezultat pozitiv.
Në krahun tjetër, “timonieri” Santos ka zgjedhur të luajë me më të mirët.