Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur këtë të hënë homologun nga Austria, Alexander Van der Bellen. Pas ceremonisë zyrtare të pritjes, të dy presidentët kanë dalë në një konferencë për mediat. Begaj ka komentuar takimin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i cili ishte dje për vizitë në Tiranë ku diskutoi marrëveshjen në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Begaj thekson rëndësinë e vendosjes së paqes ndërsa shprehet se nuk do e pranonte për asnjë arsye një shtet serb brenda Kosovës. “Për ne Kosova është e një rëndësie prioritare. Diskutuam rreth procesit të marrëveshjes dhe aneksit të saj…
Author: tirana
Nga: Top Channel Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, e hënë 27 mars 2023, Top Channel është goditur nga një sulm terrorist, i pandodhur kurrë më parë në 32 vite ndërtim të shtetit të së drejtës dhe fjalës së lirë. Pasojë e këtij sulmi ishte humbja e jetës së punonjësit të sigurisë, Pal Kola, i cili i ka qenë në krye të detyrës, pjesë e stafit të shoqërisë së sigurisë “Öktapus”. Në orën 00.40, i ndjeri Pal Kola është gjendur në qendër të breshërisë me 25 plumba në drejtim të godinës së Top Channel. Humbja e…
Nga Agron Gjekmarkaj Në pranverën e vitit 2021 kam besuar shumë se po bënim një beteje për të ndryshuar Shqipërinë. Kur fitoren nuk e patëm, besova që do bënim një opozite cilësore. Përfunduam të ndarë e të sharë në Foltore e Vulë. Armik na u shfaq SHBA dhe perëndimi. Na tolloviten dy njerëz Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Na bënë qesharak. Një luftë e pandershme mes tyre për interesa personale. Një pakt i thyer për mungesë parimesh. Tashmë kjo është histori. Sot “Vula” ka më shumë forume se anëtarë. U drobiten forumet mbledhje pas mbledhjeje për të mos bërë asgjë.…
Fqinji i Pal Kolës, viktimës që mbeti i vrarë nga sulmi me armë në Top Channel rrëfen tronditjen pas lajmit tragjik. Ai u shpreh se Kola ishte njeri i mirë, në punën e tij dhe i pafajshëm. “Na vjen keq se e kam komshi, kam 15 vite që rri në këtë lagje. Ishte njeri i mirë, hallexhi. Po hallexhinj jemi të gjithë. Njeri i mirë, s’ka pasur probleme. Ishte i pafajshëm”,-thotë fqinji. 60-vjeçari banonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte aspak të mira. Ai çdo ditë bënte në këmbë kilometra të tëra, pasi banesën e kishte larg…
Ambasada amerikane në Tiranë ka dënuar sulmin me armë në Top Channel, ku humbi jetën edhe roja 60-vjeçar, dhe i ka bërë thirrje autoriteteve për hetim gjithëpërfshirës për të sjellë para drejtësisë autorët e ngjarjes. “Ambasada e SHBA në Tiranë dënon ashpër sulmin vdekjeprurës në Top Channel dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së viktimës. I bëjmë thirrje organeve të rendit të kryejnë një hetim gjithëpërfshirës që do të sjellë para drejtësisë autorët”, shkruan në Twitter ambasada e SHBA bë Twitter.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit pranë godinës së televizionit Top Channel. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të medias në rrethana ende të paqarta rreth orës 01:00. Si pasojë, ka humbur jetën roja i sigurisë i godinës, Pal Kola 60 vjeç. Policia e Vlorës është angazhuar për ngjarjen e rëndë. Arsyeja pse janë mobilizuar autoritetet në Vlorë, është se mjeti me të cilin kanë udhëtuar autorët e sulmit ka lidhje me qytetin bregdetar. Automjeti Range Rover, me të cilin kanë udhëtuar autorët e sulmit ka lidhje me Vlorën. Policia po vëzhgon…
Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka prezantuar në Asamblenë e kësaj force politike kandidatin për kryetar bashkie për zgjedhjet e 14 majit, Mariglen Disha. Teksa falënderon kryebashkiakun Gurra për punën e shkëlqyer përgjatë tetë viteve në krye të bashkisë, Gjiknuri shprehet i bindur se Disha do të ccojë më tej projektet e shumta për Bashkinë e Librazhdit.“Jam i bindur që eksperienca e gjatë në administratë, njohja e strukturave të Partisë Socialiste, kontakti i pandërprerë me bashkëqytetarët e tij të Librazhdit si edhe mbështetja e pakursyer e të gjithë ekipit, do e bëjnë më të lehtë fitoren e Mariglenit…
Deputetët që do të kandidojnë për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 14 Majit, këtë të hënë kanë afatin e fundit për të dorëzuar mandatin në Kuvend. Besjan Ajazi dhe Benet Beci që garojnë nën siglën e PS-së, sot kanë dorëzuar mandatin ndërsa më parë i dorëzuan Luçiano Boçi dhe Belind Këlliçi. I vetmi që nuk e ka dorëzuar ende mandatin e deputetit është Zef Hila, i cili doli nga primaret për bashkinë e Vaut të Dejës. Ai pritet të zëvendësohet nga Ludovik Hasani.
Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dënuar sulmin me armë që u bë orët e para të së hënës ndaj Top Channel, ku si pasoj; humbi jetën edhe roja e godinës. Në një reagim të bërë në llogarinë e tij në Twitter, Basha shpreh ngushëllimet për familjarët e rojës së sigurisë Pal Kola, i cili mbeti i vrarë si pasojë e sulmit. Po ashtu, ish-kryedemokrati bën thirrje për vendosjen e autorëve para drejtësisë. Postimi i plotë Dënoj me forcë sulmin me armë ndaj tv kombëtar Top Channel me pasojë vrasjen e rojes së sigurisë. Shpreh ngushëllimet e mia për…
Këtë të hënë skadon afati për partitë politike që të dorëzojnë listat me kandidatët për kryebashkiakë dhe këshilla bashkiakë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeje. Partitë e mëdha ende nuk kanë dorëzuar listat. Partitë e vogla PDIU, PAA, PDS kanë depozituar emrat e kandidatëve në KQZ. Edhe FRD ka depozituar emrat për disa bashki. Listat i ka sjellë me vendim të Kuvendit me firma mbështetëse të deputetit Edi Paloka. As Partia Demokratike nuk ka gati listat me të gjithë kandidatët. Enkelejd Alibeaj vijon edhe sot mbledhjen me Kryesinë. Kandidatët e Vaut të Dejes dhe Kurbinit pritet të tërhiqen dhe të mos…
Akt kriminal të shëmtuar e ka konsideruar ish-kryeministri Sali Berisha sulmin me armë zjarri të godinës së Top Channel, ku mbeti viktimë roja i televizionit. Në reagimin e tij në Facebook, Berisha thekson se ngjarja është dëshmi e dhimbshme të pasigurisë së plotë që ekziston sot në vend. “Një akt kriminal i shëmtuar. Sulmohet me armë zjarri Top Channel dhe ekzekutohet në kabinën e tij roja e objektit. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së viktimës, miqve, të afërmve dhe kolektivit të Top Channel. Denoncoj…
Qeveria ka ndihmuar Presidentin Begaj për kurimin e tij. Pak kohë më parë, kreu i shtetit u shfaq me dorë të fashuar. “PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. BAJRAM BEGAJ Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, dhe në vijim të vendimit nr. 23, datë 18.1.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2023”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z.…