Author: tirana

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit pranë godinës së televizionit Top Channel. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të medias në rrethana ende të paqarta rreth orës 01:00. Si pasojë, ka humbur jetën roja i sigurisë i godinës, Pal Kola 60 vjeç. Prokuroria e Tiranës po heton në dy pista të mundshme që dyshohet të jenë të lidhura me një emision investigimi dhe transaksionin e aksioneve të kësaj kompanie. “Të paktën deri në këto momente janë dyshime për një investigim ende i pa publikuar i emisionit investigativ “Fiks fare”, por edhe nga…

Read More

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka dënuar sulmin ndaj godinës së televizionit kombëtar, Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë. Ai theksoi se policia është e angazhuar për të vënë para drejtësisë autorët e kësaj ngjarjeje kriminale. “Dënoj sulmin kriminal ndaj godinës së televizionit kombëtar, Top Channel. Policia e Shtetit është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët. Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe solidaritet me TCH”, shkruan Çuçi.

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dënuar sulmin mbi Top Channel. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se sot të gjithë janë solidarë me Top Channel, pas aktit kriminal të mbrëmjes së djeshme, që i mori jetën një personeli të sigurisë. Në mesazhin e tij, Veliaj i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kërkon organeve ligjzbatuese që të zbardhin të vërtetën. “Sot jemi të gjithë solidarë me Top Channel, pas aktit kriminal të mbrëmjes së djeshme, që i mori jetën një personeli të sigurisë. Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe mbështetje agjencive ligjzbatuese për…

Read More

Detaje të reja janë zbardhur për ngjarjen e ndodhur pas mesnate në periferi të kryeqytetit, ku u sulmuan me armë zjarri zyrat e Top Channel dhe mbeti i vrarë një roje sigurie. Dyshohet se kanë qenë mbi tre persona, kanë qëlluar me breshëri mbi zyrat e Top Channel dhe një nga plumbat ka kapur rojën e sigurisë Pal Kolën, i cili ndodhej në kabinën e tij. Autorët janë larguar më pas drejt Durrësit dhe dyshohet se kanë djegur automjetin tip “Range Rover” në Golem, Kavajë. Brenda mjetit policia ka gjetur dy armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi…

Read More

Gjëja e parë që duhet të dimë është se nuk ka një vitaminë të vetme B, por 8 lloje (kobalaminë, acid folik, piridoksinë, acid pantotenik, niacinë, riboflavin, tiaminë dhe biotinë). Edhe pse këto vitamina mund të merren edhe me suplemente ushqimore, është e nevojshme të theksohet se konsumimi i tyre nëpërmjet ushqimit lidhet me një rrezik më të ulët të vdekjes. Vitaminat B gjenden natyrshëm në drithëra, mish, perime dhe produkte qumështi. Ato janë të tretshme në ujë, kështu që trupi nuk mund t’i ruajë ato në sasi të mëdha dhe në vend të kësaj ka nevojë për furnizim të…

Read More

Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për familjen e të ndjerit Pal Kola pas sulmit Top Channel. Sipas Metës, epoka e krimit duhet të marrë fund, që të vijë epoka e shqiptarëve. “Edhe sot krimi e mori një jetë. Një jetë të pafajshme, të një punëtori. Sot një roje televizioni, para pak ditësh një pastruese lokali. Viktimat e krimeve nuk janë të largët e të panjohur, ata janë njerëzit tanë, bashkëqytetarët tanë, shqiptarët tanë. Bashkohem me pikëllimin dhe dhimbjen e familjarëve dhe gjithë shoqërisë sonë. Epoka e krimit duhet të marrë fund, që të vijë epoka e shqiptarëve.…

Read More

Kombëtarja Shqiptare do të luajë sonte në mbrëmje kundër Polonisë në Varshavë. Sfida e cila është e vlefshme për “Euro 2024”, pritet të vendosë në provë skuadrën e drejuar nga trajneri Silvinjo. Para ndeshjes, ai u shpreh se gjendja e skuadrës është optimiste, ndërsa tha se Uzuni dhe Abrashi nuk kanë asnjë shqetësim. Ai e cilësoi sfidën të vështirë por tha se nuk kanë frikë nga kundërshtari.

Read More

Autoriteti Mediave Audiovizive ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Top Channel, ku për pasojë humbi jetën roja Pal Kola. AMA i shpreh ngushëllime familjes së viktimës, dhe u bën thirrje organeve ligj zbatuese që autorët të vihen para drejtësisë. ‘Ngjarja e mesnatës së kaluar, kur godina e televizionit Top Channel ishte objekt një sulmi me armë zjarri, me pasojë humbjen e jetës së një punonjësi të sigurisë, po përcillet me shumë shqetësim nga Autoriteti i Mediave Audiovizive. Goditja e një mjedisi mediatik është një goditje ndaj demokracisë, ndaj lirisë së fjalës dhe mendimit. AMA shpreh ngushëllimet për familjen e…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka dënuar ashpër ngjarjen kriminale të mbrëmjes së djeshme, ku në Top Channel mbeti i vrarë roja i sigurisë. Nikolla i ka shprehur ngushëllime familjes Kola, duke kërkuar zbardhjen e menjëhershme të vrasjes. “Solidaritet për TV “Top Channel” dhe ngushëllime familjes Kola. Të zbardhet sa më shpejt kjo ngjarje kriminale!”, shkruan Nikolla. Postimi i plotë Sulmi me armë ndaj TV kombëtar “Top Channel” dhe vrasja e një prej personelit të sigurisë është një ngjarje e rëndë që kërkon veprim të menjëhershëm e profesional nga agjencitë ligjzbatuese.Solidaritet me TV “Top Channel” dhe ngushëllime familjes Kola. Të…

Read More

E gjithë bota po kalon kohë të vështira, por kriza po amplifikohet më tej nga politikat e brendshme të qeverisë, që po i japin goditjen e fundit një ekonomie, tashmë, tepër të brishtë. Nëse kjo përqasje nuk ndryshon, rimëkëmbja do të jetë e vështirë, po ashtu edhe frenimi i emigracionit, duke paralajmëruar për ditë edhe më të vështira. Në këtë konkluzion ka arritur revista “Monitor” pas analizimit të fakteve. EFEKTET E KRIZES Prej tre vitesh, bizneset po përballen me goditje të njëpasnjëshme që vijnë si nga mjedisi ndërkombëtar, ashtu edhe nga ai vendas. Pandemia në 2020-n ndali aktivitetin ekonomik për…

Read More

Qytetarët e Luksemburgut, prej tre vitesh udhëtojnë falas me transportin publik. Çuditërisht në përvjetorin e këtij romani dhe iniciativës publike në dukje shumë të shtrenjtë, pothuajse të gjithë ata që përdorin tramvaje, autobusë dhe trena në shtetin e vogël të BE-së thonë se janë të kënaqur me të. Popullsia e vogël dhe të qenit një vend i pasur sigurisht që ndihmon. Luksemburgu ka vetëm rreth 640 000 qytetarë dhe secili, për sa i përket PBB-së për frymë, vlen rreth 99900 € në vit sipas të dhënave më të fundit të Bankës Botërore për vitin 2021. Krahasojeni këtë me çdo qytetar…

Read More