Author: tirana

Arben Çuko, ish-deputet i PS, nuk sheh asgjë të pazakontë në propozimin e Ramës për kreun e ri të SHISH. Në “Ora e Betit”, ai thotë se Vlora Hyseni ka qenë për dy vjet këshilltare e Ramës në këtë fushë. “Rama u fokusua te afrësitë e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe njohjet e saj ndërkombëtare, kjo është e dukshmja. E nënkuptuara është synimi i hershëm i kryeministrit për të afruar dy pjesët e kombit shqiptar. Kishim ministrin e jashtëm në detyrë nga pjesa matanë e shqiptarëve, kishim ministren e arsimit. Nuk është rrufe në qiell të hapur, vazhdimësi e veprimeve…

Read More

Në fund të muajit Shkurt, Ivani, i cili jeton në Volçika të rajonit siberian Altai, e ka pranuar një thirrje telefonike nga shoku i tij i ngushtë, Andrei. Ky i fundit është thirrur nga autoritetet ruse për të luftuar në Ukrainë. Ndonëse të dy kanë komunikuar vazhdimisht, edhe pas angazhimit të Andreit në luftë, atë kohë kishte kaluar një javë prej kur kishin folur dy miqtë. “Nuk do ta harroj kurrë atë bisedë telefonike”, ka thënë Ivani për Radion Evropa e Lirë. “Ka qenë hera e parë që e kam dëgjuar duke folur me zë të dridhur: ‘Nuk e di…

Read More

Një sfidë e fortë mes Kiara Titos dhe Olta Gixharit do të zbulojë se cila prej tyre do të triumfojë në nominimin kokë më kokë në Big Brother. Por Luiz Ejlli ka paralajmëruar se do të largohet nga shtëpia e BBV nëse eliminohet e dashura e tij. “E kam dashur këtë lloj nominimi, mu plotësua ëndrra. Ose largohet Olta Gixhari nga kjo shtëpi në këtë mënyrë, ose nuk largohet ndryshe, duke marrë parasysh se është kokë më kokë me Luizin dhe Kiarën, jo vetëm me Kiarën. Nëse ndodh e kundërta, sepse nuk e di sa mbështetës kemi jashtë, por nuk…

Read More

Orët e para të mëngjesit në vendin tonë do të jenë me kthjellime dhe kalime vranësirash të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Lindore dukekrijuar mundësi për momente me pika shiu. Ndërsa në orët e mesditës do të kemi mbizotërim të intervaleve të gjata me kthjellime në një pjesë të mirë të Shqipërisë.Parashikohet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes në zonat malore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët të ketë kalime të pakta vranësirash. Por  bregdeti do të mbetet nën ndikimin e kthejllimeve. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në…

Read More

Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu në Qabe, në të cilën sipas legjendës çdo gjë ringjallërohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë. Fjala “Nevruz“ do të thotë “Dita e re” (nga persishtja) dhe ’Sulltan’, është titull i lartë. Kjo ditë, e ka origjinën që herët. Në Shqipëri filloi të festohej që kur u përhap bektashizmi në shekujt XIV. Dita e Sulltan Nevruzit përkon me ditën e lindjes së Imam Aliut. Për këtë festë, poeti ynë…

Read More

Çdo shenjë beson se është më e mira dhe vështirë se do t’i pranojë “gabimet”. Le të shohim në përgjithësi 3 shenjat më të mërzitshme. Dashi Dashi? Por si është e mundur, shumë prej jush do të pyesin veten. Dashi mund të konsiderohet si një nga shenjat më dinamike, por është gjithashtu një nga më stresuesit. Ai nuk është aspak fleksibël dhe vazhdimisht dëshiron të pohojë dominimin e tij, gjë që e bën atë veçanërisht të lodhshëm. Kush do të dëshironte të bisedonte me një person me mendime që nuk është dëgjues i mirë dhe që vazhdimisht mendon se i…

Read More

Ish-deputeti Spartak Braho shprehet i sigurt se më 14 maj Partia Socialiste do të korrë fitore plebishitare në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë.Duke folur në News 24, Braho që ka qenë dhe një nga bashkëpunëtorët e Ilir Metës, deklaron se Sali Berisha tashmë është anëtar i Partisë së Lirisë pasi është regjistruar në zgjedhje me siglën e saj.“Zoti Berisha tani do quhet anëtar i Partisë së Lirisë. Nuk ka më PD, PD-në e ka marrë ai tjetri. Më 6 Mars ishte, por ishte me siglën e PD. Tani nuk ka më as sigël. Zgjedhjet i fton Partia Socialiste. Në…

Read More

Disa prej anëtarëve të Partisë SocialDemokrate në Kosovë kanë qëlluar pasditen e kësaj të marte me një tortë me çokollatë dhe me një vazo me lëngfrutash zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, teksa ky i fundit ka qenë duke u futur në një ndërtesë. Ky aksion, sipas PSD-së ka të bëjë me kundërshtimin e “Zajednicës”, që sipas tyre tashmë është pranuar nga kryeministri Albin Kurti në takimin e 18 marsit në Ohër. Pamjet janë publikuar nga vetë kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku krahas videos shkruan: “Tortë e milkshake për ‘Zajednicën’. E gëzofshin këta që e pranuan!…

Read More

Sipas një studimi të ri, kimikatet potencialisht toksike (PFAS) që gjenden në produktet e përditshme, duke përfshirë mbështjellëset e ushqimit të shpejtë, grimin dhe tapetin, po ndryshojnë hormonet dhe metabolizmin e njerëzve duke ndikuar në zhvillim dhe rritje. Studiuesit analizuan mostrat e marra nga fëmijët e vegjël, adoleshentët dhe të rinjtë, të cilët të gjithë kishin një përzierje të përbërjeve të ndryshme substancash në gjakun e tyre. “Ekspozimi ndaj një kombinimi të PFAS prishi metabolizmin dhe ndryshoi funksionin e tiroideve tek fëmijët”, thotë autori kryesor Jesse Goodrich, profesor në Universitetin e Kalifornisë. Që fëmijët të zhvillohen siç duhet, tiroidja prodhon…

Read More

Portali The Geopost ka publikuar një analizë interesante të analistit të shquar amerikan të Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane, Janusz Bugajski, për planet e bashkësisë ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor. Më poshtë po paraqesim analizën e përmendur. “Dy teoritë kryesore të konspiracionit në Ballkanin Perëndimor sillen rreth zgjidhjes përfundimtare të konflikteve të vazhdueshme rajonale. Këto dy teori përmbajnë shumë prova dhe analistët janë të detyruar të përpiqen të dallojnë faktin nga trillimi. Ato bazohen në besimin se zhgënjimi në rritje i Uashingtonit dhe i Brukselit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të pazgjidhura dy dekada pas luftërave jugosllave solli dy vendime radikale…

Read More

Policia e Kosovës ka arrestuar kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili po merret në pyetje prej katër orësh në stacionin policor në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë. Mediat e Kosovës bëjnë me dije se ndaj Ademit është lëshuar një fletë-arrest. Në dy-tri vitet e fundit ka pasur raportime në media se Federata e Futbollit e Kosovës ka qenë duke u hetuar nga prokuroria, policia e krimeve ekonomike dhe inteligjenca doganore për keqpërdorimin e fondeve dhe shmangie tatimore. Mësohet se në Polici ka edhe zyrtarë të tjerë të rëndësishëm në Federatë. Ky arrestim vjen katër ditë…

Read More