Author: tirana

Laura Pausini dhe Paolo Carta martohen pas 18 vitesh lidhje Laura Pausini i tha “Po” Paolo Carta-s. Çifti që tashmë bëjnë 18 vite bashkë dhe që kurorëzuan dashurinë me ardhjen në jetë të vogëlushes Paola, më në fund janë martuar. Këngëtarja ka publikuar një foto ku ajo dhe Paolo janë të veshur në çift dhe në mbishkrim konfirmon: “Tashmë thamë po”, duke e shkruar në 5 gjuhë të ndryshme. Çifti i buzëqeshur, të kapur për dore, vendosën të bëjnë gjithçka në konfidencialitet të rreptë, edhe pse Laura u kishte lënë të kuptohet fansave të saj. Gjithashtu në një postim në…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 14-vjeçare është përdhunuar vazhdimisht për 3 vite rresht. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave policia ka rënë në gjurmët e abuzuesve përmes përgjimeve telefonike, “zbërthimit” të telefonave dhe informacioneve të dhëna nga vetë 14-vjeçarja në dëshminë e saj. Policia po kërkon të gjejë se cilët janë personat që kanë organizuar takimet, në cilët hotele janë bërë dhe sigurisht kush janë përdhunuesit e të miturës. Gjithashtu bëhet e ditur se kontaktet dhe takimet janë realizuar përmes rrjeteve sociale. Një pjesë e abuzuesve me të miturën i kanë…

Read More

Biznesmeni Fisnik Syla ka folur në lidhje me ndarjen nga këngëtarja Fjolla Morina. Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Syla u shpreh se gjithçka për Morinë, ishte paraja. Syla shtoi se Morina ka tentuar që të rikthehet sërish me të. “Në fillim, askush nuk martohet pa dashuri. Ne kemi bërë martesën dhe ajo martesë u bë edhe publike. Natyrisht që në fillim kemi qenë të dashuruar. Por pasi e pamë që gjërat nuk po shkonin siç ishin në fillim, unë vërejta që ajo nuk ishte për mua dhe mbaroi gjithçka. Gjithçka për të ishte vetëm paraja, interesi, ajo…

Read More

Një shqiptar ka ndërruar jetë tragjikisht në Itali, pasi u përplas për vdekje nga një furgon, teksa po lëvizte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur në Santa Maria, Cubito, ku drejtuesi i furgonit, pasi e përplasi shqiptarin u largua në këmbë, raportojnë mediat italiane. Megjithatë, policia arriti që ta arrestonte, duke e vendosur pas hekurave. Shqiptari qëndroi për pak kohë i shtrirë në rrugë, deri sa kalimtarët lajmëruan ambulancën, e cila konstatoi vdekjen e tij. Deri më tani nuk është identifikuar akoma kush është viktima.

Read More

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu iu është drejtuar muslimanëve me një mesazh një ditë para nisjes së muajit të Ramazanit. Spahiu ka ftuar qytetarët që gjatë këtij muaji të begatë të tregojnë solidaritet dhe mirëkuptim ndaj njëri-tjetrit. “Të dashur qytetarë, motra dhe vëllezër, nesër është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit. Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ju përcjell urimet më të sinqerta që ky Ramazan të jetë muaji i faljes, muaji i begatisë, muaji mirëkuptimit të ndërsjelltë me njëri-tjetrin, muaji i ngritjes morale dhe shpirtërore, për përballimin me sukses të çdo vështirësie…

Read More

Izraeli ka kryer sulm ajror ndaj aeroportit të Alepos më 22 mars, duke shkaktuar dëme, tha Ministria e Mbrojtjes siriane. Autoritetet siriane nuk njoftuan për viktima. Ky është sulmi i dytë i këtij lloji ndaj këtij aeroporti gjatë këtij muaji. Aeroporti në Alepo, që është qyteti i dytë më i madh në Siri, ka qenë një kanal kryesor për dërgimin e ndihmave që nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit që goditën Turqinë dhe Sirinë. “Rreth orës 03:55, sipas kohës lokale, Izraeli armik kreu një sulm ajror, duke shënjestruar aeroportin ndërkombëtar të Alepos e duke shkaktuar disa dëme materiale”, u tha…

Read More

Tashmë llogaria zyrtare e këngëtarit nga ‘Luiz.Ejlli’ e cila thye rekord, (nga0-636 mijë ndjekës) është kthyer në ‘Ina.Ejlli’ dhe për këtë motra e tij ka dhënë një sqarim. “Fansa të dashur, për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë Instagram, motra e Luizit që është zotëruesja e këtij Instagrami do ta menaxhojë vetë. Me shumë dashuri familja e Luizit” Ky ndryshim i papritur ka habitur gjithë publikun, por ka qenë ish fituesi i “Big Brother” i cili ka reaguar për këtë ngjarje. Sipas Anaid Kalotit ka qenë televizioni Top Channel ai i cili ka tentuar të marr në…

Read More

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë disa ditore në Britaninë e Madhe. Kreu i qeverisë do të niset sot drejt Londrës ku pritet të takohet me homologun e tij britanik, Rishi Sunak. Sipas të njëjtave burime mësohet se do të bisedohet edhe për marrëveshjen e emigrantëve. Disa muaj më parë, Rama dhe Sunak nënshkruan një deklaratë të përbashkët. Ata u zotuan që të dyja vendet të rrisin bashkëpunimin me synim dhënien fund të dyndjes së emigrantëve ilegalë shqiptarë drejt brigjeve të Britanisë së Madhe. Po ashtu, u vendos që Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar të ngrenë një Task…

Read More

Një 47-vjeçar nga Spanja është gjetur i vdekur në tualetin e një hoteli në Karavasta të Divjakës. Sipas policisë dyshohet se “47-vjeçari F.C. nga Spanja ka dëmtuar veten me thikë dhe për pasojë ka humbur jetën”. Viktima është gjetur në tualet nga shoku i tij po spanjoll, 41-vjeçari O.V. i cili ka deklaruar në polici se “47-vjeçari është dëmtuar me mjet prerës gjatë kohës që ka qenë duke bërë dush”. 41-vjeçari, shoku i dhomës së viktimës, është shoqëruar në polici për sqarimin e të gjitha rrethanave ngjarjes. Ndërkohë që grupi hetimor vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Dashi Tashmë është sezoni yt, je në gjendje të mahnitshme! Shumëkush do të donte të ishte në vendin tënd, por ka një problem të vockël. Ke nevojë për pak hapësirë në marrëdhënien tënde romantike. Të duhet të reflektosh. Demi Le ta pranojmë, Demi. Je i/e bukur, plot sensualitet. Kur përkushtohesh në diçka e bën me gjithë shpirt. Por, kur jep kaq shumë normalisht që pret ta marrësh mbrapsht gjithë dashurinë. Bëji vetes një nder dhe kupto nevojat e tua, ti meriton të duhesh. Binjakët Je i zhgënjer! Dëshiron më shumë vëmendje nga njerëzit që të rrethojnë. Por, gjithçka duhet të…

Read More

Një 45-vjeçare ka humbur jetën në Durrës, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesë. Bëhet me dije se rreth orës 08:20, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete, shtetasja O. Gj., 45 vjeçe, banuese në Maminas, Durrës. Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e saj.

Read More

Pas incidentit të disa ditëve më parë, kur një prezantuese amerikane humbi ndjenjat dhe u rrëzua në tokë gjatë transmetimit direkt, një situatë e ngjashme u regjistrua edhe në Kolumbi mbrëmjen e djeshme, ku një prej prezantueseve më të njohura në vend, humbi ndjenjat dhe u rrëzua në dyshemenë e studios gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë. Elianis Garrido, 35 vjeç ishte ulur në stol ndërsa bashkë prezantonte shfaqjen “Lo Sé Todo” (“Unë di gjithçka”) kur ndodhi incidenti. Në pamjet e publikuara në media dhe rrjetet sociale mund të shihet momenti kur ajo papritmas mbulon fytyrën me duar dhe rrotullohet në…

Read More