Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish PD, duke thënë se në kohën e tyre nuk dihej kush ishte mjeku e pacienti ndërsa sot shëndetësia po përparon. Ai i tha mjekëve dhe infermierëve që duhet të bëjnë durim se do ecin më shumë. “Sot na duhet vetëm që praktikat më të mira t’i aplikojmë siç duhet. Faleminderit për durimin, më vjen mirë që ne jemi ende këtu dhe tanimë të gjithë ju e shihni se puna për të transformuar këtë vend që e dini siç ishte dhe nuk dihej kush ishte mjeku e pacienti, shitësi, blerësi, kush kishte ardhur për të…

Read More

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK. Ai është një prej njerëzve më të rëndësishëm të qeverisë Rama në 10 vitet e fundit, duket se tani do të ketë një llogari të hapur me drejtësinë shqiptare. Gjykata e Posaçme e ka regjistruar emrin e Ahmetajt si person nën hetim, ndërsa mbi të rëndojnë 4 akuza: shpërdorim detyre, korrupsion, fshehje të ardhurave dhe pastrim i parave. Emri i Ahmetajt është lakuar gjatë vitin e fundit, si një prej njerëzve të përfshirë në çështjen e inceneratorëve, e padyshim edhe lidhjet e tij me biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri, që mbajnë…

Read More

Hidhërimi, humbja, trishtimi i rëndë, mund të dëmtojnë trupin dhe mendjen, konfirmojnë kërkimet më të fundit shkencore. Hidhërimi mund të ketë efekte që shkojnë përtej barrës emocionale të një personi. Dhimbja e humbjes dhe situatat e pakëndshme mund të kenë një efekt dramatik në jetën tonë, jo vetëm emocionalisht, por edhe fizikisht. Dhe fatkeqësisht, përveç gëzimeve të shumta, jeta sjell edhe shumë pikëllime por mënyra sesi ne i përballojmë, ka një rëndësi të madhe. Realiteti është se organizmi i njeriut, në kompleksitetin e tij, mund të vuajë shumë efekte nga dhimbja që sjell pikëllimi. Shkenca, në evolucionin e saj, çdo…

Read More

Ajo nuk ka nevojë për një burrë pranë saj. E tregoi këtë duke lënë pas një martesë (me Liam Hemsworth), e cila e pengoi të ishte vetvetja dhe tani ka nxjerrë në treg këngën e saj më të fundit, Flowers, hiti më i dëgjuar në Spotify. Një himn për gratë që ia dalin mbanë vetë, si rasti i sajNga Simona Siri/Ishte maji vitit 2019. Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth shfaqen së bashku në tapetin e kuq të premierës së filmit “Avengers:Endgame” në Los Angeles. Ajo kishte veshur një kostum të zi të markës “Saint Laurent”, ai një kostum me ngjyrë të errët…

Read More

U inagurua sot Spitali i ri Qendror në QSUT, një spital krejtësisht i ri i ndërtuar nga themelet për sëmundjet e brendshme, në kompleksin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e kanë konsideruar këtë investim veprën më madhore në shëndetësi. “Krenare që përmbyllim një ndër veprat më të mëdha të tre dekadave të fundit në shëndetësi, Spitalin Qendror të QSUT. Nuk ka qenë aspak e lehtë. Eshtë dashur shumë mund dhe këmbëngulje. Me vizionin dhe mbështetjen e Kryeministrit Edi Rama, i’a dolëm të ngremë nga themelet një spital…

Read More

Një lojë e fortë po zhvillohet brenda “Big Brother Vip”, mes banorëve që janë bërë pjesë, por situatat që po ndodhin ditë pas dite jashtë shtëpisë, po i ngjajnë gjithnjë e më shumë një “Big Brotheri”. Në rrjetet sociale, shumë persona po komentojnë lojën e banorëve brenda shtëpisë, përmes postimeve dhe videove-live në Instagram. Mes këtyre personave janë disa ish-banorë (dhe fitues) të “Big Brother-ave” të kaluar, si edhe miqtë e Luiz Ejllit. Ditën e djeshme, një dramë u krijua me llogarinë e Luizit në Instagram, e cila i kaloi në menaxhim motrës së tij, Ina Ejllit. Kjo e fundit…

Read More

I ftuar sot në “Wake Up” opinionisti Arbër Hajdari, ka folur në lidhje lojën e këtij edicioni krahasuar me atë të një viti më parë. Ai foli edhe në lidhje me deklaratën e Luizit “që do të largohet nga shtëpia nëse do të eleminohet Kiara”. “Shfaqi një strategji të re, në një farë forme edhe agresive si lojë, gjë që ka ftuar edhe banorët e tjerë të përshtaten. Këtë vit banorët bëjnë një lojë më individuale. Nuk jam dakord me deklaratat ekstreme, Luizi duhet të shihte se si e sheh publikun në këtë televotim. Është po i njëjti Luizi që…

Read More

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me dy grupet kriminale të goditura ditën e sotme në Tiranë, të cilët shpërndanin drogë pranë shkollave. Mësohet se dy grupet kishin bazën njëri në Yzberisht e tjetri në lagjet e tjera të kryeqytetit,dhe shpërndanin lëndë narkotike, ku kokaina e heroina kryesisht shpërndahej nëpër lokale, ndërsa kanabisi në afërsi të shkollave. Nxënësit e gjimnazeve ishin klientë kryesorë të kanabisit, dhe grupet nuk kishin një person kryesor. Sa u përket vajzave të përfshira në këtë aktivitet, ato tashmë janë në kërkim dhe rezultojnë të kenë dalë jashtë vendit. Më herët, Policia e Shtetit bëri…

Read More

Ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë “Berisha”, Gazmend Oketa deklaron se PD në zgjedhjet e 14 majit do të përfundojë forcë e tretë ose e katërt. Duke folur në ABC, Oketa tha se në këto zgjedhje PD mund të prekë dhe fundin e saj politik. “Ndoshta ky qëndrim i tyre, o do të shënojë edhe fundin e PD-së si subjekt politik, në sensin që nëse ata do dalin me kandidatët e tyre, me emrat e tyre, me listat e tyre për këshillin bashkiak, me keqardhje e them që logo e PD-së do të renditet e 3-ta, ose e 4-ta në këto…

Read More

Kryetari i grupit të Rithemelimit në PD, Sali Berisha deklaroi sot se, PD vendosi në themel të programit të saj që në fillim vlerat konservatore. Duke kujtuar zgjedhjet e 22 marsit 1992, Berisha tha se, “ai grup që erdhi në pushtet në vitin 1991-1992, në kushtet më të vështira, ai ka një meritë, ata vendosën në themel të programit të PD-së, vlerat konservatore, programin e një partie konservatore”. “PD vendosi në themelet e programit të saj, liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Ajo u krijua në një vend me liri dhe të drejta të mohuara me Kushtetutë. Në këtë aspekt,…

Read More

Izet Haxhia i dënuar me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, vijon betejën e tij me drejtësinë. Ish-bodigardi i ish-kryeministrit Sali Berisha i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë duke kundërshtuar vendimin e tetorit të vitit të kaluar, ku Gjykata e Apelit Tiranë e shpalli atë fajtor duke e dënuar me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit dhe truprojës së tij. Fillimisht në shkurt të 2021-shit Gjykata e Shkallës së parë dha këtë vendim ndaj Haxhias, pasi ky i fundit kishte kërkuar rihapjen e dosjes së cilësuar si “Vrasja e shekullit”. Ai u shpall fajtor…

Read More

Qeveria holandeze do të ndalojë përdorimin e aplikacionit kinez për shpërndarjen e videove TikTok në telefonat e punës, njoftuan mediat lokale. Në Holandë, 140 mijë nëpunës civilë do të lejohen të përdorin vetëm “aplikacione të miratuara”, që do të thotë se “aplikacionet e ndjeshme ndaj spiunazhit” nuk do të lejohen më, raportoi NL Times. “Pyetjet e fundit parlamentare dhe zhvillimet ndërkombëtare na kanë bërë të bëjmë një vlerësim të kujdesshëm që shkon më tej sesa këshillimi kundër një aplikacioni”, tha Sekretarja e Shtetit Alexandra van Huffelen në një letër drejtuar parlamentit. Sipas raportit, shërbimet qeveritare gjithashtu do të fillojnë menjëherë…

Read More