Author: tirana

Banka Botërore ka thënë se Ukrainës do t’i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim të shtetit. Këto vlerësime janë bërë një vit pas nisjes së luftës së Rusisë në territorin ukrainas. Dokumenti, që është përpiluar nga Qeveria ukrainase, Banka Botërore, Komisioni Evropian dhe Kombet e Bashkuara, parasheh që Kievi të kërkojë “14 miliardë dollarë për rindërtime kritike më 2023”. Për të përmbushur këto nevoja, Qeverisë ukrainase do t’i duhen 11 miliardë dollarë më shumë sesa që ka paraparë në buxhetin e vitit 2023. Lufta e Rusisë në Ukrainë ka ndikuar në zhvendosjen e miliona njerëzve dhe me rritje globale të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ishte në Spitalin e ri Qëndror në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” që hapi dyert e shërbimit për pacientët. Rama nuk harroi të përmendte studentët e mjekësisë si edhe fenomenin e largimit të tyre në, dhe bëri me dije që janë gati politikat që do të bëjnë që këta studente të qëndrojnë në Shqipëri. ”Dhe për këtë arsye, ne do të kombinojmë disa masa detyrimisht dhe patjetër që ne nuk mund ta vazhdojmë, e kam thënë disa herë dhe po e përsëris, përpara se të formësojmë edhe një politikë të caktuar për këtë, në vijim, që të…

Read More

Olta, Keisi dhe Kristi komentuan nominimin e mbrëmjes së kaluar, ku 86 për qind e publikut votuan që Olta dhe Kiara të shkonin të dyja në televotim. Keisi u shpreh se nominimi ishte shumë i fortë, ndërsa Kristi ia tha në sy Oltës që votoi për të që ajo të dalë nga shtëpia. Nga ana tjetër, Olta iu drejtua Keisit duke i thënë se do ta mbrojë deri ditën e fundit që ajo do jetë në shtëpi.

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se gjatë bisedimeve në Ohër për një marrëveshje pa firmë me presidentin serb, ai propozoi që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të themelohet mbi tri shtylla. Por propozimi i tij u mohua kategorikisht nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Tre shtyllat ishin: Kushtetuta e Kosovës, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, si dhe një qëndrim të Brukselit dhe Washingtonit. “Për këtë formulimin vetë-menaxhim e në anën tjetër edhe për marrëveshjet e trashëguara, por që kanë pësuar rrëzim nga institucionet e shtetit tonë, si Gjykata Kushtetuese apo që janë shkelur nga Serbia. Kam bërë një ofertë konkrete,…

Read More

Joana Sanz, bashkëshortja e Daniel Alves, bëri publike divorcin nga lojtari i arrestuar që prej janarit në Barcelonë pas akuzave për përdhunim ndaj një të reje në një klub nate në Barcelonë. Pas kësaj, ish-lojtari i Barcelonës dhe Sevillas, i ka shkruar një letër modeles Joana Sanz, nga qelia e burgut. “Tani, në këto momente të vështira, më vjen keq për vendimin tënd dhe dëshiroj që jeta të na japë një tjetër shans. Do të vazhdoj të luftoj siç kam bërë gjithmonë me mbështetjen e atyre që janë pranë meje për të treguar pafajësinë time para gjithë botës.” Brazilianit iu refuzua…

Read More

Lumi Vjosë dhe degët e saj përshkojnë zonat e Përmetit, Gjirokastrës dhe Tepelenës duke përbërë një resurs të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomive lokale dhe veçanërisht të turizmit. Ndaj dhe shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të reja në fushën e mjedisit dhe zhvillimit të turizmit në Jug të vendit. “Bëhet fjalë për Parkun e Parë Kombëtar të një lumi të egër në të gjithë kontinentin europian. Pra është një model i ri, është një mentalitet i ri sesi i qasemi mbrojtjes së natyrës. Dhe si e tillë duke parë edhe mënyrën sesi ka ndryshuar tashmë qasja…

Read More

Protestat në Francë mund të ndikojnë në planet për vizitën e parë zyrtare të mbretit Charles. Në të njëjtën kohë, deputetët e opozitës kërkojnë anulimin e vizitës që është planifikuar të mbahet javën e ardhshme. “E pabesueshme! Ne do të kemi Emmanuel Macron, monarkun, i cili do të mirëpresë mbretin Charles III në Versajë ”, tha Sandrine Rousseau, deputete e partisë Ekologe. “Sigurisht që ai duhet të anulojë vizitën e tij. A është me të vërtetë një prioritet për të mirëpritur Charles III në Versajë?’, tha ajo. Sipas planeve deri më tani, Mbreti Charles do të udhëtojë në Francë të…

Read More

Në mungesë të theksuar të krahut vendas të punës në Vlorë, shpëtimi pritet të vijë nga vendet aziatike, Bangladeshi, Filipinet etj. Edhe pse administratorët e hoteleve në Vlorë kanë ngelur të pakënaqur me punëtorët e huaj nga sezonet e kaluara, duket se nuk kanë zgjidhje tjetër, ndërsa mijëra shtetas kryesisht nga vendet aziatike pritet të mbërrijnë në Vlorë brenda datës 15 maj. Kjo uri e tregut shqiptar të punës për punëtorë të huaj, natyrisht që ka simuluar edhe aktivitetin e paligjshëm të trafikut apo dhënies së ndihmës për të kaluar në vende të tjera të Europës. Sipas agjentit, këto raste…

Read More

Marrëveshja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë që cakton ujërat territoriale të dy vendeve, ka mbetur pezull dhe çështja do të shkojë në gjykatën ndërkombëtare të Hagës. Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, thotë se pavarësisht se marrëdhëniet mes dy vendeve duken në një pikë më të mirë, ende nuk u është dhënë një përmbajtje e caktuar politike. ”Dy vende mike, i zgjidhin problemet e tyre në bashkëbisedim. Vetëm kur shterohet dialogu pa zgjidhje, i drejtohesh një të treti, që në këtë rast është gjykata. Por kjo është një zgjidhje nga moszgjidhja ku jemi orientuar deri më tani. Të gjithë kujtojnë…

Read More

Të shtunën do të kemi finalen e parakohshme të ”Big Brother Albania Vip 2”, nisur nga beteja ”kokë më kokë” mes Oltës dhe Kiarës, pasi 86% e votueseve sipas Arbanës, e deshën këtë përballje, edhe pse kudo nëpër media dhe rrjete sociale, populli donte përballje Kristi-Qetësor, me largimin e këtij të fundit. Nejse, të rikthehemi tek ”lufta”. Luizi, fenomeni i Big-ut e qartësoi gjatë Prime se nëse del Kiara, pas saj ikën edhe ai. ”Jo presion”, thotë Luizi, por nëse fansat e tij nuk arrijnë që të nxjerrin Oltën të shtunën, sipas tij, Big-un në finale ai nuk e fiton.…

Read More

The Weeknd është artisti më i njohur në botë sipas Librit të Rekordeve Botërore Guinness. Ai është artisti i parë që arrin 100 milionë dëgjues në muaj në Spotify ndërsa kënga”Blinding Lights” e 2020 është kënga më e transmetuar e të gjitha kohërave në këtë platformë. Shakira është më afër artistit të njohur me 81.6 milionë dëgjues, e ndjekur nga Ariana Grande me 80.6 milionë dëgjues, Taylor Sëift me 80.2 milionë dëgjues dhe Rihanna me 78.5 milionë dëgjues. Dy rekordet e reja botërore të The Weeknd vijnë pas suksesit të madh të këngës së tij të fundit, remix-it të këngës…

Read More

Me rastin e ditës së Sulltan Novruzit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi sot Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku u takua me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Shenjtërinë e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Kreu i shtetit përfitoi nga rasti të shprehte një urim për të gjithë besimtarët bektashianë në përfundim të vizitës së tij. “Erdha sot të uroj besimtarët bektashinj për Festën e Sulltan Novruzit, ditën e lindjes së Imam Aliut, ditën e fisnikërisë bektashiane! Kënaqësi të takoja Kryegjyshin Botëror, në këtë ditë të rëndësishme”,-tha Presidenti Begaj në deklaratën e tij për shtyp. Kreu i Shtetit shtoi…

Read More