Author: tirana

Afati për të dorëzuar listat finale me kandidatët për kryetarë bashki pranë KQZ-së skadon mesnatën e 26 Marsit, dhe gjetja e emrave është një tjetër sfidë për PD-në e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Në mbledhjet e zhvilluara me grupin parlamentar dhe strukturat e tjera që njihet prej Alibeajt, janë bërë tre propozime. E para që të kandidojnë vetëm me anëtarët e këshillave, pa vendosur kandidat për kryetar bashkie, duke i lënë hapësirë në këtë mënyrë kandidatëve të primareve garojnë nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Propozimi i dytë është që të vendosen kandidatë vetëm në disa prej bashkive. I treti…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, ka thënë të mërkurën se asnjë subjekt politik nuk ka aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Këto zgjedhje janë caktuar të mbahen më 23 prill, pas shtyrjes së tyre në dhjetor të vitit të kaluar, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare. Atëbotë, për zgjedhjet në veri kanë aplikuar 11 kandidatë, të cilëve u ka vlejtur certifikimi edhe për zgjedhjet e prillit. Sipas njohësve të çështjeve politike, mosaplikimi i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – në…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë. Një 23-vjeçar i identifikuar si Klesti Qordja, është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, pasi ka dhunuar për motive të dobëta drejtorin e Europol Tirana, Artan Bajraktarin. Ngjarja është regjistruar në fillim të muajit shkurt. Prokuroria e Tiranës sqaron se Bajraktari po lëvizte me makinë në zonën e Laprakës, kur 23-vjeçari, i acaruar se ishte parakaluar, i ka kërkuar të ndalojë. Pas këtij momenti ata kanë zbritur nga mjeti dhe Klesti Qordja e ka goditur atë me grushte, edhe pse ishte paralajmëruar nga Bajraktari se ai ishte pjesë e Policisë së Shtetit.…

Read More

Katër persona janë lënë në burg dhe gjashtë të tjerë në “arrest shtëpie”, pasi akuzohen për mashtrim dhe pastrim parash nga autoritetet italiane. Grupi u arrestua pas operacionit të Guardia di Finanza në zonën e Astit, ndërsa hetimi është kryer në periudhën kohore gusht-shtator 2022, ku pas mbikëqyrjes së autoriteteve ndaj të dyshuarve, u konstatua mashtrimi i kryer në bashkëpunim nga 17 persona, mes tyre edhe disa shtetas shqiptarë së bashku me italianë. Tashmë ndaj tyre rëndojnë akuzat e falsifikimit të faturave me vlerë dhjetëra milionë euro, si edhe pastrimin e të ardhurave nga veprimtari të paligjshme. Mësohet se ata kanë…

Read More

Kryeministri Edi Rama do të fluturojë drejt Londrës për të nisur një vizitë zyrtare, kjo për tre ditore. Ai do të pritet për herë të parë në një takim nga homogolu britanik Rishi Sunak, ku do diskutohet mbi çështje aktuale të politikës ndërkombëtare, si dhe forcimin e bashkëpunimit, përmes marrëveshjeve ndërqeveritare. Deklaratat e Sekretares së Brendshme së Britanisë së Madhe, Suella Braverman për emigrantët shqiptarë, janë konsideruar si diskriminuese nga Rama dhe komuniteti shqiptar në Angli dhe pas miratimit të ligjit kundër emigrantëve që ka shkaktuar polemika në Britaninë e Madhe. Me kryeministrin Sunak, Rama do të takohet të enjten…

Read More

Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një sasie mbetje solare dhe bitumi, e cila ndodhej pak metër larg një magazine në fshatin Neviçisht. Flakët kanë qenë intensive, por ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve vuri nën kontroll zjarrin, nga i cili mund të rrezikohej edhe linja e tensionit të mesëm që furnizon disa fshatra të kësaj zone. Policia po vijon hetimet për rrethanat e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Read More

Nominimi i së shtunës po cilësohet si beteja pata finales. Përballja ”kokë më kokë” Kiara dhe Olta, ku njëra prej tyre do duhet të lërë shtëpinë e Big Brother. Këngëtari Luiz Ejlli pati deklaruar se do të lërë shtëpinë edhe ai, nëse eliminohet Kiara. Por, në një bisedë që ka pasur së fundmi me Kiarën, duket se Luizi ka ndërruar mendje. Kiara i ka thënë Luizit që duhet të qëndrojë në shtëpinë e Big Brother deri në fund, pasi ai ka fituar mbështetje shumë të madhe dhe duhet ta fitojë me patjetër këtë spektakël. Biseda mes tyre Kiara: Po nëse…

Read More

Ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë Berisha, Gazmend Oketa, gjykon se Partia Demokratike do të përfundojë forcë e tretë ose e katërt në zgjedhjet e 14 majit. Në një intervistë në “ABC”, ai tha se në këto zgjedhje PD mund të prekë dhe fundin e saj politik. “Ndoshta ky qëndrim i tyre, o do të shënojë edhe fundin e PD-së si subjekt politik, në sensin që nëse ata do dalin me kandidatët e tyre, me emrat e tyre, me listat e tyre për këshillin bashkiak, me keqardhje e them që logo e PD-së do të renditet e 3-ta, ose e 4-ta…

Read More

22 marsi është ditë simbolike për Partinë Demokratike e cila erdhi për herë të parë në pushtet 31 vite më parë. Në një tryeze për doktrinën e së djathtës, Sali Berisha erdhi fillimisht për të pranuar faje për problemet e pazgjidhura në 33 vite demokraci, e që lidhen metë drejtat, siç është ajo e pronave. Por veçon disa anë pozitive të qeverisjes së tij si kryeministër për të bërë një dallim me qeverisjen socialiste të kryeministrit Rama. “Si ka mundësi që një vend, i cili deri në vitin 2014, kishte rritje progresive të popullatës, kurse nga 2014-a deri sot, ka…

Read More

Spartak Ngjela vlerëson se SPAK përfaqëson një moment juridik për të shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni. Avokati këmbëngul se Prokuroria e Posaçme nuk ka asnjë lidhje me politikën, por drejtohet nga Washingtoni, ndërsa lajmëroi se priten goditje të forta nga kjo strukturë. “Mbajeni mend nga unë këtë se do ju dali. Të gjithë të korruptuarit e lartë nuk janë as me Shqipërinë, as me Perëndimin, sepse do ruajnë gjënë e vjedhur, gjënë që kanë fituar me korrupsion, pra kanë para të paligjshme”, u shpreh Ngjela në një intervistë për Euronews Albania.

Read More

Shoku i qelisë së Saimir Zefit, Niko Kordhishti nga Fieri, thotë se është arrestuar pa pasur asnjë denoncim ndaj tij nga policia greke. Ai thotë se policia greke e ka dhunuar, e ndërsa hedh akuza në drejtim të tyre, duke thënë se përveç se i dhunojnë, edhe iu grabisin shtëpitë. “Jam kuzhinier ekselent jam dënuar kot fare, vetëm se jam shqiptar, ky është një shtet i korruptuar që nuk ua gjejmë anë nga burgim, vetëm shteti jonë mund të na ndihmojë. Këtu në burgjet greke 60% e të dënuarve janë të dënuar me racizëm, të dhunuar nga policia, më kanë…

Read More