17 kandidatë janë prezantuar nga Enkelejd Alibeaj, të cilët do të garojnë me logon e PD-së zyrtare në zgjedhjet lokale të 14 majit. Gazetari Ardit Hoxha tha se ende është e paqartë nëse PD zyrtare do të ketë kandidatë në të gjitha bashkitë apo do të shkohet me variantin që PD të futet vetëm me kandidatë për këshillat bashkiake dhe t’u lihet kandidimi kandidatëve të primareve. “Opsioni që po diskutohet më së shumti në zyrat e PD të Alibeajt është mosparaqitja me kandidatë për zgjedhjet e 14 majit, por dalja vetëm me këshilltarë bashkiakë. Në një farë mënyre, PD së…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka nisur këtë të mërkurë një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe ku për herë të parë do të pritet nga homologu i tij britanik. Gazetarja Mirela Milori nga Anglia jep detaje rreth asaj që pritet të do të jetë në fokus të takimit. Ajo thekson se nuk ka një axhendë të përcaktuar të Kryeministrit Raam për vizitën e tij zyrtare në Britani e megjithatë pritet që nesër të jetësohet marrëveshja e arritur në muajin dhjetor të vitit të kaluar mes 2 shteteve për t’i vënë fre emigracionit të paligjshëm shqiptar në Britani. Pyetje: Kur do të…
Provimet e maturës shtetërore do të zhvillohen në salla të mëdha të pajisura me kamera sigurie. Fiqiri Çifligu nga Drejtoria e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar thotë se zyrat arsimore po bashkëpunojnë me pushtetin vendor për të pasur në dispozicion sallat e mëdha të pallateve të sporteve apo të pallateve të kulturës për zhvillimin e provimit të maturës. “Është kërkuar me ngulm nga Ministria e Arsimit që të gjitha provimet të zhvillohen në salla të mëdha, mundësisht të mbikëqyrura të gjitha me kamera dhe me një numër të madh nxënësish. Drejtoria e Përgjithshme me të gjitha strukturat kanë evidentuar të gjitha…
Një raport i publikuar në prag të konferencës së parë të OKB-së për ujin në më shumë se 45 vjet, thotë se 26% e popullsisë së botës nuk ka qasje tek uji i pijshëm i sigurt dhe 46% nuk kanë qasje tek elementet bazë të higjienës. Raporti i OKB-së për Zhvillimin Botëror të Ujit 2023, i publikuar të martën, ofron një pamje të zymtë të hendekut të madh që duhet të tejkalohet për të përmbushur objektivat e OKB-së, për të siguruar që të gjithë njerëzit të kenë qasje tek uji i pastër dhe elementet bazë të higjienës deri në vitin…
Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën tre ditore në Angli. Gazetari Martin Kiri, thotë se momentalisht Shqipëria është vendi i vetëm që Britania e Madhe ka një marrëveshje sa i përket emigracionit dhe azilkërkuesve. Ai pohon se nuk ka informacione të mëdha sa i përket takimeve që ka zhvilluar Rama deri më tani në Britani, duke shtuar se nuk është i sigurtë nëse qëllimi i vërtetë i kryeministrit shqiptar është çështja e azilkërkuesve pasi një marrëveshje e tillë ekziston tashmë. ”Vizita e Ramës nuk ka bërë bujë të madhe, por pas takimit me Sunak do të ketë shpërndarje të madhe…
Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka kallëzuar penalisht për terrorizëm një 15-vjeçar. Sipas hetimeve të kryera, rezulton se adoleshenti ka dërguar shkrime kërcënuese me email për shpërthime me bombë në disa shkolla në Maqedoninë e Veriut. Edhe pse kërcënimet kanë rezultuar të rreme, ndaj 15-vjeçarit është bërë një kallëzim penal për terrorizëm. “Më datë 24.02.2023, i mituri i raportuar ka krijuar një adresë emaili duke përdorur celularin e tij dhe po të njëjtën ditë duke përdorur kompjuterin e tij laptop, nga shtëpia e tij ka dërguar një mesazh me përmbajtje kërcënuese në adresën elektronike zyrtare të një shkolle…
Premier League nuk do të jetë pengesë për futbollistët të cilët agjërojnë për Ramazan nga 22 marsi deri më 21 Prill. Ata do të kenë mundësinë të konsumojnë diçka në orarin e iftarit dhe në këtë sezon do të jetë me rregull. Shoqata e arbitrave ka informuar zyrtarët e garës që t’i mundësojnë futbollistëve të hanë dhe të pinë ujë në orarin e përcaktuar nga kalendari mysliman për ndërprerjen e agjërimit. Më parë kjo vendosej mes ekipeve ose lihej në dorë të zyrtarëve të sfidës. Një nga skuadrat që pati më tepër raste në sezonet e kaluar ishte Leicester City.…
Ndërsa Moska ka teprica nafte për të shitur që nuk po i ble më Bashkimi Evropian, Kina ka përfituar miliarda dollarë duke blerë naftë me çmim më të lirë nga Rusia dhe ka siguruar fitime duke tregtuar në Rusi furnizimet e saj të tepërta. Në vazhdim i hedhim një vështrim përfitimeve të Kinës nga sanksionet ndaj Rusisë. Lufta në Ukrainë u shoqërua me sanksione ndaj importeve dhe eksporteve të energjisë ruse në BE duke deformuar tregun global të gazit natyror të lëngshëm dhe duke e vendosur Rusinë nën presion për të shitur rezervat e tepërta. Kina nga ana e saj…
Partia Demokratike e cila është tashmë nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt, ende nuk është regjistruar për zgjedhjet e 14 majit, për shkak të ankesës që Sali Berisha ka bërë në Kolegj Zgjedhor. Ndërsa pritet që të enjten të shprehet Kolegji Lëvizja Bashkë ka nisur fushatën, kandidati për Tiranën Arlind Qori, shprehet se do të sfidojë dy partitë e mëdha.
Ndonëse 41 vjeç, Ibrahimovic është grumbulluar me kombëtaren suedeze për ndeshjet eliminatore të Europianit 2024. Sulmuesi sapo është rikthyer nga një dëmtim çka e mbajti jashtë për shumë muaj, por javën e fundit ishte në formacion me Milanin në humbjen 3-1 në Udine. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Suedisë me Belgjikën, Ibra u pyet edhe për moshën e tij dhe pjesëmarrjen në kombëtare pas të 40-ave. “Unë jam e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e futbollit suedez”, u përgjigj futbollisti.
Aktorja Olta Gixhari, ka reaguar një ditë pasi Luizi bëri deklaratën se do dilte nga shtëpia e ”BBVip 2” nëse do dilte edhe Kiara. Ajo u shfaq sot me Dean e përlotur duke u shprehur se zgjedhja e Luizit nuk është e drejtë për të, pasi i bie të dalë jashtë. Më tej u shpreh se i di shumë gjëra Kiarës por nuk do ja thotë pasi e respekton. ”Më vjen keq për veten time. Se me atë që tha Luizi dje i bie të dal unë. Gjë që nuk ka lidhje, mund të linte televotimin. Sa i takon Kiarës…
Të shtëna me armë zjarri në një shtëpi në Karolinën e Jugut. Zyrtarët lokalë thanë për mediet amerikane se pesë persona, duke përfshirë tre fëmijë, janë gjetur të vdekur. Mes të vrarëve është edhe vrasësi i dyshuar. “Tre fëmijë dhe dy burra, njëri prej të cilëve besohet se është ai që ka qëlluar, janë gjetur të vrarë. Nuk ka asnjë kërcënim për publikun dhe oficerët e Departamentit të Policisë Sumter. Hetimet po vazhdojnë”, njoftoi policia. Ende nuk dihen rrethanat dhe detajet e plota sa i përket ngjarjes.