Author: tirana

Vijon puna për rikonstruksionin e rrugëve në kryeqytet. Ekipet e Bashkisë së Tiranës kanë nisur punën për rikonstruksionin e rrugës “Njazi Meka”. Ajo konsiderohet si një prej rrugëve kryesore të njësisë nr. 4, dhe lidh këtë njësi administrative me Paskuqanin. Rruga “Njazi Meka” kishte pësuar disa dëmtime dhe tashmë pritet të rikonstruktohet tërësisht për të mundësuar lëvizjen e lirshme të qytetarëve. Pas projekteve të zhvilluara nga Bashkia e Tiranës në këtë zonë të kryeqytetit, rikonstruksioni i kësaj rruge i jep një pamje të re të gjithë lagjes.

Read More

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 24 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, 3 prej tyre të arrestuar, do të transportonin 8.2 kg lëndë narkotike kanabis. Shtetasi K.P, banues në Ersekë, akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” kryer në bashkëpunim. “Në kuadër të këtij operacioni, në qytetin e Ersekës, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, të cilët në bashkëpunim me shtetasit K. P. dhe G. D. (në kërkim), ushtronin aktivitetin kriminal…

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të mërkurën se nëse marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë zbatohet, kjo do t’i hapte rrugën njohjes së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur atë. Sekretari Blinken i bëri komentet në përgjigje të një pyetjeje të Senatores demokrate Jeanne Shaheen lidhur me përpjekjet e tij për t’i bindur pesë vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën. “Sigurisht është një çështje që vazhdojmë ta ngremë, por unë mendoj gjithashtu se kjo marrëveshje, nëse ecën përpara në fakt na vendos në një rrugë drejt njohjes nga këto vende”, tha…

Read More

Mëngjesin e sotëm, disa lëkundje tërmeti janë ndjerë në zonën mes Korçës dhe Ersekës. Sipas IGJEUM lëkundja më e fortë ka qenë me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter ndërsa epiqendra ka qenë në fshatin Mollas. Ndërsa lëkundjet e tjera kanë qenë më të vogla. Sipas raportimeve nga bashkitë e Korçës dhe Ersekës nuk ka dëme materiale.

Read More

Dashi Ju keni një Hënë pozitive, disa mundësi të mira në dashuri janë në rrugë e sipër. Dialogu me partnerin gjatë orëve në vijim do të jetë intensiv dhe do të çojë në marrëveshje të shkëlqyera. Por kini kujdes nuk duhet të jeni posesiv. Demi Ju pret një ditë e rëndësishme në dashuri, mund të vijë edhe një përgjigje e shumëpritur. Në familje do të varet nga ju që të gjeni një marrëveshje. Roli juaj do të jetë të rregulloni marrëdhëniet e tensionuara që janë krijuar në të kaluarën e afërt Binjakët Hëna është kundër dashurisë, ndaj zgjidhjet mund të…

Read More

Këtë të enjte ka seanë plenare në Kuvend, dhe në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë e deputetëve demokratë Bujar Leskaj dhe Zef Hila me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho do të zhvillojë një seancë me pyetje me ministren e Arsimit, Evis Kushi. Xhixho do të ngrejë në Kuvend çështjen e mbështetjes së studentëve gjatë kohës së krizës, të cilët edhe pse dërguan një kërkesë që të mbështeten me 100 euro nga qeveria nuk pati asnjë vendimmarrje.

Read More

Këtë të enjte, gjatë orëve të para të ditës pothuajse i gjithë territori ynë të jetë në dominimin e motit të kthjellët. Pjesa e dytë e ditës do të sjelli kalime të lehta të vranësirave në të gjithë vendin tonë, por mundësit për reshje janë 0. Pritet që më të dukshme vranësirat të jenë në zonat Veriore dhe Lindore. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 22°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të…

Read More

Sot nis muaji i madhërishëm i Ramazanit për besimtarët myslimanë. Gjatë këtij muajit të bekuar (30 ditë), besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit. Një ditë më parë, kryetari i Komiteti Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka uruar besimtarët myslimane për nisjen e muajit të Ramazanit e shton se që ky muaj të jetë muaji i faljes, muaji i begatisë, muaji mirëkuptimit të ndërsjellët me njëri-tjetrin. Spahiu fton besimtarët që të jenë më solidarë me familjet në nevojë, t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mira. “Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ju përcjell urimet më…

Read More

Maria Fernanda Vargas, e njohur si Mafer, ishte pothuajse e panjohur, përveç atyre që e ndiqnin në platformën Only Fans, ku modele dhe persona të zakonshëm hedhin foto +18. Nga ky aktivitet ajo fitonte mijëra dollarë në muaj, tmerrësisht shumë për një vajzë nga qyteza e Simon Bolivar në Ekuador. Ajo nuk do të kujtohet më si një modele sensuale, por si kryebashkiakja e parë femër. Mafer fitoi zgjedhjet me 47.76% të preferencave, e mbështetur nga partia e ish-presidentit Rafael Correa. Një nga shtyllat e platformës së saj janë të drejtat e grave në një shoqëri shumë konservatore si ajo…

Read More

Të enjten nis muaji i Ramazanit dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Meta uron mbarësi për të gjithë besimtarët myslimanë. “Gëzuar muajin e bekuar të Ramazanit! Agjërim të lehtë dhe të pranuar, të shëndetshëm dhe me mbarësi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë dhe familjet e tyre kudo ndodhen! Me veprat tona të mira, siç na udhëheqin porositë e profetit dhe kurani, të bashkohemi për të rikthyer shpresën, që Shqipëria ka aq shumë nevojë! Nga mot gëzuar”, shkruan Meta.

Read More

Ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi tha në një intervistë për Euronews Albania se dosjet e vjetra siç është ngjarja e 21 janarit duhet të hapen. Për të 21 janari ishte një ngjarje e paraprogramuar, dhe provat e fundit video të dala së fundmi e vërtetuan më së miri këtë gjë. “21 janari është mbyllur me vetëm disa persona të parëndësishëm; ata që tërhoqën këmbëzën dhe gjithë diskutimi i bërë është që ka ngelur pa u sqaruar se kush ishte pistoleta që gjuajti mbi njërin prej tyre. Kjo është absurde. Ajo ngjarje nuk ka qenë se dikush gaboi, për mua ajo…

Read More