Kyetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është thirrur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO). Ka qenë një seancë ku kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka kallëzuar, ish kryeministrin Berisha dhe zëdhënësen e tij, Floriana Garo me akuzën e shpifjes. Sipas Ballës, bëhet fjalë për një deklaratë, të bërë publike nga Berisha e Garo sa i takon përfshirjes së emrit të tij në vrasjen e avokatit Ravik Gura, ngjarje e ndodhur në Elbasan, që është edhe duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme. Në përfundim të seancës Balla i ka cilësuar shpifje këto…
Author: tirana
Një tjetër tërmet i fortë është ndjerë në Kahramanras, në një nga zonat më të goditura nga tërmeti i parë që ka marrë gati 50 mijë jetë njerëzish. Tërmeti ka qenë me magnitudë 5.3, ndërsa bëhet se deri më tani nuk ka dëme. Presidenti i AFAD-it Sezer: “Pas goditjes me magnitudë 5.3 që ndodhi në lagjen Göksun të Kahramanmaraş, nuk ka asnjë situatë negative për momentin. Punimet e skanimit në terren po vazhdojnë.”
Gjykata penale la në burg 10 personat e arrestuar ditën e djeshme, pasi shpërndanin droga të forta në ambiente të ndryshme të Tiranës. Në total gjatë operacionit “Harta” u arrestuan 20 persona dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim. Nga ky operacion u sekuestruan 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 milionë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare. Ndërkohë 10 të arrestuarit e tjerë do të njihen me masën e tyre të sigurisë, ditën e premte. Masë sigurie “arrest me burg” për: Nga përgjimet mes të…
Kryeministri Edi Rama ka nisur zyrtarisht vizitën e tij në Londër, ndërsa fillimisht është ndalur në prestigjiozen “London School of Economics”. Kreu i qeverisë ka shpërndarë në rrjetin e tij social disa foto nga ky takim, për të cilin u shpreh se ky takim erdhi në kuadër të krijimit të një “Task-Force” të përbashkët për të drejtat e punonjësve, kontratat e përbashkëta të punës, arsimin profesional dhe politikat rreth emigrimit. “Në prestigjiozen London School of Economics për të krijuar një “Task Force” të përbashkët për të drejtat e punonjësve, kontratat e përbashkëta të punës, arsimin profesional dhe politikat rreth emigrimit”,-shkruan…
Në fokus të interpelancës mes deputetit të PD-së Bujar Leskaj dhe ministres së Shëndetësisë e Mirëqenies Sociale Ogerta Manastirliut, është përcaktimi i minimumit jetik. Leskaj kërkoi nga ministrja që të përcaktohet minimumi jetik brenda vitit 2023, dhe për rrjedhoje kjo do të ndihmojë në hartimin e politikave për zbutjen e varfërisë dhe përmirësimin e politikave sociale. “Ne duhet ta vendosim në fokusin tonë të vëmendjes përcaktimin e minimumit jetik zyrtar, brenda 6 mujorit apo brenda 2023. Minimumi jetik përdoret më pas si referencë për pagën minimale. Aktualisht mungojnë të dhëna zyrtare për minimumin jetik. Mungon niveli bazë i matjes së…
Për marrëveshjen pa firma në Ohër me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, këtë të enjte para Kuvendit të Kosovës po jep llogari kryeministri Albin Kurti. Ai tha se ka marrëveshje edhe pse nuk ka nënshkrim, sepse ka qenë Serbia ajo që nuk donte të firmoste. Kurti foli edhe për deklaratën suprizë të bërë dje, ku tha se asociacioni bën pjesë në propozimin evropian të diskutuar në Bruksel dhe Ohër. Kurti theksoi se asociacioni dallon nga ai i miratuar në vitin 2013, përkundrazi shmangën qartësisht në Republika Srpska të dytë. Kurti tha se nuk ekziston filozofia e së kaluarës, por mbështetja në…
Kryeministri Edi Rama nis këtë të enjte një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe. Gazetarja Mirela Milori ka mësuar se kreu i qeverisë do t’i nisë takimet në orën 12:00 ku do të pritet nga kreu i parlamentit britanik. Takimi me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, është parashikuar të mbahet në orën 16:00. Tema kryesore e bisedimeve mes të dyve pritet të jetë çështja e emigracionit të paligjshëm. Rama do të marrë pjesë edhe në disa evenimente të tjera. Ai do të marrë pjesë në një takim në Ministrinë e Jashtme të Britanisë ku do të jenë pjesëtarë…
Policia e Tiranës dje shkatërroi një grup kriminal që shpërndanin lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis, dhe ata kishin kodet e tyre të komunikimit për të mos rënë në sy. Disa nga kodet që ata përdornin ishin: Vëllai i madh, vëllai i vogël dhe pluhur zane referuar kokainës apo edhe seqe referuar kanabisit që korrespondojnë me lëndën narkotike që ata shpërndanin. Vëllai i madh dhe vëllai i vogël lidhet me sasinë e kokainës që do të shpërndahej nga personat e përfshirë. Policia dhe prokuroria ka administruar dhjetëra telefonata për të siguruar fillimisht deshifrimin e kodeve dhe më pas sigurimin e…
Këtë të enjte, KQZ-ja ka regjistruar zyrtarisht si parti politike në zgjedhjet vendore të 14 majit “Lëvizjen Bashkë”. “Vendosim regjistrimin e Lëvizjes Bashkë në zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023”,-tha Celibashi. Ndërkohë ka refuzuar regjistrimin e koalicionit “Aleanca”.
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka thënë se PS-ja mezi pret të diskutojë për raportin e DASH, por kërkesa për mocion me debat duhet bërë sipas procedurës. “Në kërkesë kanë përjashtuar nga firma krye “non-grata-n”, tregon një reflektim në raportin me DASH. Kuvendi duhet ta vlerësojë dhe ta shqyrtojë në procedurë. Nuk kemi përpara një kërkesë për mocion me debat. Nuk ka ardhur një e tillë. Neni 98 përcakton qartë se si vjen kërkesë dhe cilat janë hapat e procedurës. Këtu ka një kërkesë për ndryshim në rendin e ditës për diçka që nuk ekziston. Nëse ju ka…
Emisioni “Përputhen”, për të disatën herë promovon dhunën dhe këto konfrontime fizike transmetohen pa menduar që mund të jenë një mesazh i gabuar për të rinjtë që ndjekin të tilla emisione. Një tjetër situatë degradimi është shënuar dhe video-ja e konfrontimit fizik po qarkullon në rrjet ndërsa një nga konkurrentet, Grisela futet ne mes të takimit 5-minutësh të Artjonit, me konkurrenten e re nga Kosova, Brikenës. “Nuk do t’i le. Tregoje shkathtësinë, se vetëm me mua nuk e ke tregu. Kam për t’ju shkatërruar jetën, do j’ua nxjerr nga hundët ato që më keni bërë”,-thotë Grisela. Situata u agravua edhe…
Grupi i Ritehemleimit ka kërkuar që të ndryshohet rendi i ditës dhe të futet një mocion me debat mbi raportin e DASH për Shqipërinë. Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, tha se ai është një ndër raportet më të rënda për situatën në Shqipëri, ndërsa sipas tij tregon gjendjen e vërtetë të vendit tonë dhe tashmë qeveria nuk fshihet dot. Boçi tha se në raport theksohet kapja e drejtësisë nga pushteti. “Kërkesa ynë për mocion me debat niset nga fakti që Dash është një nga raportet më të rënda ju do thoni që raportet janë të përvitshme, por si kësaj here rëndesa…