Author: tirana

7 vite pas ndarjes së bujshme, Tuna dhe Cozman janë bërë bashkë. Raportet mes tyre duket se janë rregulluar. Ka disa muaj prej kur në media raportohej se dyshja po vijnë me një bashkëpunim, por kjo nuk ishte konfirmuar nga asnjëri. E së fundi, Tuna ka postuar disa imazhe ku duket se janë nga xhirimet e klipit, dhe komenti Cozmanit mori vëmendje. “I huj” ka shkruar Tuna krah fotove. Foto ka postuar edhe reperi i cili po ashtu ka shkruar “E huj” duke konfirmuar bashkëpunimin.

Read More

KAS rrëzon Berishën, nuk pranon ankimimin për regjistrimin e PD me emrin e Alibeajt KAS rrëzoi sot kërkesën ankimore nr. 36, me objekt “Kundërshtimi i vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, nr. 179, datë 18.03.2023 dhe ndryshimin e këtij vendimi, duke vendosur: Pezullimin e regjistrimit të subjektit “Partia Demokratike” me nënkryetar z. Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, deri kur Kolegji Zgjedhor të jetë shprehur me vendim përfundimtar për ankimimin e subjektit “Partia Demokratike e Shqipërisë” e përfaqësuar nga Kryetari z. Sali Berisha”.

Read More

“Big Brother VIP” është kthyer në kryefjalë kohët e fundit dhe një pyetje nëse do të bëhej pjesë e këtij formati, i është drejtuar edhe Amarda Toskës.  “Do hyje ndonjëherë në Big Brother?”, u pyet Ami në një intervistë. “Për momentin them jo absolutisht, por kam kuptuar që me kalimin e kohës edhe pse pyetja është e njëjtë përgjigjet ndryshojnë, ku i dihet”, u përgjigj ajo.

Read More

Në seancën plenare në Kuvend, ministrja Belinda Balluku tha se sektori i energjisë ka qenë fokusi i qeverisë. Ajo tha se nuk krahasohen me asnjë qeveri tjetër ndërsa ‘sulmoi’ opozitën duke thënë se kjo e fundit do të sulmojë mazhorancën pavarësisht punëve që bëjnë. “Sektori i energjisë ka qenë një sektor prioritar dhe vazhdojmë sot e kësaj dite ta kemi në fokus. Ne nuk kemi me kë krahasomi tjetër. Pavarësisht se nxitemi për të qenë më të mirët çdo ditë në punët që bëjmë do të krahasohemi me ata që ishin para nesh, nuk ka si të jetë ndryshe”,-tha ajo.

Read More

Nesër Tiranën do ta vizitojë Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Helga Maria Schmid. Siç njofton OSBE-ja, Schmid do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama, ministren e Evropës dhe Punëve të Jashtme Olta Xhaçka dhe Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla. Pritet po ashtu, që zyrtarja e OSBE-së të takohet me ligjvënës të Shqipërisë, përfshirë përfaqësuese të Aleancës së Grave Parlamentare, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Ajo do të zhvillojë takime me kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Guido De Sanctis dhe ekipin e tij.

Read More

Çdo përpjekje për të arrestuar presidentin Vladimir Putin pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Gjykata Kriminale e Hagës ndaj shefit të Kremlinit, do të konsiderohet si një deklaratë lufte kundër Rusisë. Paralajmërimi vjen nga aleati i Putinit, dhe zv.presidenti i Këshillit të Sigurisë në Moskë, Dmitri Medvev i cili kërcënoi të bombardojë çdo shtet që do të ekzekutojë urdhërarrestin. “Le të imagjinojmë, një situatë të tillë e cila sigurisht që nuk do të realizohet kurrë. Kreu aktual i një shteti bërthamor shkon në një territor, le të themi Gjermania, dhe arrestohet. Çfarë do të ishte kjo? Do të ishte një deklaratë…

Read More

Në mbrëmjen pas spektaklit, ku banorët dolën në oborr për të shijuar këngët që u luajtën nga dy Dj e njohur Pm dhe Dagz, Kiara foli me Kristin dhe Oltën, për tu sqaruar lidhur me argumentin që ata dhanë, për lojën që ajo po bën në shtëpi. Kiara po ashtu u shpreh te Olta, se që prej 3 muajsh ka diçka që po e mban të fshehtë. Kiara: E kam pak se ngaqë jam përshtatur këtu 3 muaj, dhe më tremb realiteti jashtë. Është një sfidë për momentin, por që do më kalojë. Kam shumë e shumë gjëra që nuk…

Read More

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë debatuar për marrëveshjen pa firma që u arrit më 18 mars në Ohër. Por në kohën kur lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës mori fjalën, në prapavijë është dëgjuar duke sharë deputeti i kësaj partie, Kujtim Shala. Në një video të postuar në Facebook nga zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ky i fundit shkruan “niveli i akademisë së LDK-së, akademikut Kujtim Shala”. Shala dëgjohet duke thënë “Phuu ta … tradhtarin e nanës…”.

Read More

Deputeti i PD-së Edi Paloka thotë se partia nuk ndodhet në kushtet e 6 marsit, duke shtuar se asokohe bëhej fjalë për zgjedhje të pjesshme, ndërsa në 14 maj zgjedhjet janë jo vetëm për demokratët. Paloka u shpreh se roli i Ali-Bashës është për të çuar deri në fund dëshirat dhe synimet e Edi Ramës, por se në këtë rast ai do dëmtojë Ramën, se kandidatët e tij do jenë kandidatët e Edi Ramës dhe se në vend të ndajnë votat e PD, do ndajnë votat e Ramës. “Ai është i vendosur ta çojë deri në fund misionin që i…

Read More

Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme ka votuar në lexim të dytë projekt-rekomandimin që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave nga ana e Bashkimit Evropian. Me 47 vota pro, 8 kundër dhe 4 abstenime, komiteti dha dritën jeshile për miratimin përfundimtar të legjislacionit, i cili do t’i lejojë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë në BE dhe qytetarët e BE-së të shkojnë në Kosovë – pa pasur nevojë për vizë, për periudhë deri në 90 ditë. Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ishte raportuesi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Britaninë e Madhe, dhe i kanë dhënë zë disa media britanike në vazhdën e “incidentit” diplomatik të disa muajve më parë mes dy vendeve për emigrantët shqiptarë. Po ashtu, Rama kërkoi nga britanikët që të mos lejojnë që “disa mollë të kalbura” t’i japin formë perceptimit të britanikëve për shqiptarët. “Ashtu si Britania nuk është James Bond apo Mr. Bean, edhe nuk jemi vetëm “Taken”, u shpreh Rama duke iu referuar filmit të Liam Neeson ku shqiptarët portretizohen si trafikantë të qenieve njerëzore.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Sekretaren e Brendshme, Suella Braverman, duke e quajtur veçimin e emigrantëve nga Shqipëria si një moment “të turpshëm” për politikën britanike. Rama tha se komentet e Bravermanit për “kriminelët shqiptarë” që kaluan me varka të vogla në Kanalin e LaManshit, mund të konsiderohen vetë krim. “Fatkeqësisht, ne e kemi parë veten dhe komunitetin tonë duke u veçuar në këtë vend për qëllime politike. Ka qenë një moment shumë, shumë i turpshëm për politikën britanike”,-tha ai për programin Today të BBC Radio 4, shkruan ‘The Guardian’. Vërejtjet e Braverman ishin një “pikë e ulët”, tha ai,…

Read More