Ilir Meta shprehet se më 14 maji duhet të jepet një mesazh i fortë ndryshimi. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i Partisë së Lirisë shprehet se një kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet moshës së tretë. “Me zgjedhjet e 14 Majit të japim një mesazh të fortë të ndryshimit, të japim një mesazh të fortë të një qeverisje njerëzore dhe një qeverisje njerëzore pa një kujdes të veçantë për moshën tuaj, për moshën e tretë, për nënat dhe baballarët tanë nuk mundet që të ketë”, shkruan Ilir Meta, duke shgtuar se “ata kanë dhënë shumë për të…
Author: tirana
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi: të rrisë normën bazë të interesit në nivelin 3.00% nga 2.75% të rrisë normën e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë në nivelin 2.00% nga 1.75% të rrisë normën e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë në nivelin 4.00% nga 3.75%. “Këshilli Mbikëqyrës gjykoi se presionet e larta inflacioniste që burojnë nga ambienti i brendshëm janë…
Deta Kokomani deklaron se nuk është më e dashura e Ervis Martinajt. Duke folur në Report tv, ajo thekson se e ka harruar me kohë atë. “Unë i kam dhënë fund asaj historie dhe kaq. Kam jetën time. Është temë që unë e kam harruar, ka me muaj dhe thjesht mediat po e shfrytëzojnë tani për përfitimet e veta dhe unë s’dua fare”, Po ashtu, mohon fjalët që kanë qarkulluar në media se Deta Kokomani ka thënë që Ervis Martinaj ka qenë me një vajzë tjetër kur u zhduk duke sqaruar shkurt: “Se kam thënë këtë”. Ajo përflitet se ka…
Ish e dashura e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, Deta Kokomani mohon lidhjen me zhdukjen e tij. Duke folur në Report Tv , ajo tha se ka muaj që i ka dhënë fund historisë me të dhe e ka harruar, ndaj shprehet se fjalët e saj janë përdorur nga persona të tjerë.Sipas Deta Kokomanit, jeta e saj vazhdon ndërsa shton se nuk ka aspak interes lidhur me fatin e Ervis Martinajt, ish bosi i lojërave të fatit që dyshohet se u pa para se të zhdukej në ambientet e një hoteli me ish-Misin. Referuar fjalëve që kanë qarkulluar në media se…
Vendimi më i fundit i publikuar nga bordi i transparencës së karburanteve, reflekton një rritje të çmimeve të karburanteve në vend, duke nisur nga çmimi i naftës që ka pësuar rritje me 5 lekë. Nga 182 lekë që ishte, tashmë nafta do të shitet me 187 lekë. Rritje ka shënuar edhe çmimi i benzinës, që nga 182 lekë, tashmë do shitet me 185 lekë, duke shënuar rritje me 3 lekë. Kujtojmë se vendimi i publikuar në 16 mars, shënoi edhe çmimin më të ulët të karburanteve në vend që prej krijimit të Bordit të Transparencës.
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish këtë të enjte çmimin e karburanteve. Sipas vendimit të fundit, nafta do të tregtohet me 187 lekë/litri, benzina me 185 lekë/litri, kurse gazi me 75 lekë/litri. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot, ora 18:00. Vendim Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 23 Mars 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 22.03.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 850,…
Sekretarja e Përgjithshme e OSBE, Helga Schmid do të zhvillojë të premten një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të pritet nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka. “Datë 24 mars 2023, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, do të presë në një takim Sekretaren e Përgjithshme të OSBE, Helga Schmid. Pas takimit, rreth orës 11:30, Ministrja Xhaçka dhe Sekretarja e Përgjithshme Schmid do të mbajnë një deklaratë për mediat”, thuhet në njoftim. Kjo vizitë e shefes së OSBE në Tiranë vjen në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 14 Majit që mbahen në Shqipëri. Po ashtu, Helga…
Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë me dije se po përgatisin draftin që studentët të kenë të drejtë të marrin kredi, gjë e cila ndodh për herë të parë në vendin tonë. Kushi e tha këtë nga foltorja e Kuvendit në përgjigje të deputetes së Partisë së Lirisë Erisa Xhixho e cila tha se studentët janë lënë ‘jetimë’ nga ana e qeverisë. “Ka mbështetje që është drejtpërdrejt për studentët. Karta e studentit nuk është një mashtrim, përkundrazi është një mbështetje për ta. Së fundmi kemi nënshkruar dhe marrëveshje me bashkinë e Durrësit. Përsa i takon konvikteve, ka vendosur përgjysmimin…
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë të enjte në një shkollë të mesme të qytetit të Rovigos në Itali. Për pasojë, dy nxënës kanë mbetur të plagosur lehtë. Ngjarja ndodhi në institutin profesional Ipsia, “Giuseppe Marchesini”, në një klasë multifunksionale,e cila më pas u përfshi dhe nga zjarri. Mësimi u ndërpre dhe nxënësit u evakuuan. Shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta.
Një video që po qarkullon në media tregon momentin kur një 13-vjeçare në Gjermani rrethohat nga disa vajza 14 deri në 17 vjeç të cilat e kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht atë. Siç shihet edhe në pamjet më poshtë, grupi i vajzave godasin, shtyjnë dhe poshtërojnë në mënyrën më mizore 13-vjeçaren. Ato gjithashtu shihen teksa në një moment i derdhin një pije në kokë dhe i shkundin hirin e cigares. Ndërsa në minutat e fundit të videos ato i djegin edhe flokët.
Bora Zemani i është përgjigjur një ndër pyetjeve që i bëhet më tepër, nëse ka bërë apo jo ndërhyrje në fytyrë. Moderatorja mohoi të ketë bërë operacione plastike, duke sqaruar se ndryshimi ka ardhur nga grimi, flokët, vetullat, mënyra e realizimit të fotove e deri te pesha. Postimi i Borës: Nuk do kisha asnjë kompleks për ta pranuar nëse do i kisha sepse nuk jam kundër tyre. Aq më tepër që një njeri nuk e vlerësoj kurrë nga pamja e jashtme sepse nuk mendoj se ka ndonjë meritë një njeri i bukur, aq më tepër të shash një njeri për…
Nga 1 prilli siç eshte është njoftuar nga qeveria do të hyjë në fuqi rritja e pagës minimale në 40 mijë lekë. Por kush do të preket nga rritja e pagës minimale? Për të gjithë të punësuarit deri në pagën prej 70 mijë lekësh rritja e pagës minimale nuk do të ndikojë. Ndryshimet si pasojë e rritjes së pagës minimale nisin nga ata të punësuar me një pagë bruto prej 170 000, ku sipas ndryshimeve në ligjin e hyrë në fuqi do të marrin 1904 lekë më pak. Për të vijuar me pagën bruto prej 200 000 lekësh, pagë neto…