Evi Kokalari, dikur një mbështetje shumë e madhe e Sali Berishës, tani jo vetëm që është kundër tij, por edhe një kundërshtare e fortë ndaj Belind Këlliçit. Teksa e cilëson si “kloun”, Kokalari thotë se kandidimi i tij është si produkt i pazareve të pista. Ajo thotë se në këtë drejtim ka mbivlerësuar ndershmërinë e Sali Berishës, pasi besonte realisht se ‘Foltorja’ do të sillte ndryshimin, por nuk rezultoi kështu. “Tashti më thonë që kjo gjëja mund të ketë gënjyer dhe për masterin dhe prandaj Ministria Arsimit s’ja njeh diplomën. Po gërmoj më tej e do t’ju them. Se si…
Author: tirana
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka deklaruar se është ndjerë e kërcënuar nga komentet e bëra muaj më parë nga ministrja e Brendshme britanike, Suella Braverman, lidhur me shqiptarët. Në një lidhje me “skype” për një nga mediat angleze Tabaku kritikoi Braverman për “veçimin” e komunitetit shqiptar. Ajo tha se Shqipëria dhe Britania e Madhe duhet të trajtojnë së bashku largimin e shqiptarëve, teksa më tej shtoi se dhe politikanët shqiptarë duhet të trajtojnë problemin nga brenda dhe jo t’i lënë fajin Mbretërisë së Bashkuar. E pyetur nëse komentet e Bravermanit ishin marrë në mënyrë të gabuar, Tabaku tha…
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë me nisjen e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit ka shtruar Iftarin e parë ku dhe ka bërë bashkë figura të njohura të politikës në vendin tonë. Ka qenë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ka ndarë foto nga kjo darkë ku të pranishëm kanë qenë presidenti i vendit, Bajram Begaj, ambasadorja Yuri Kim, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali. Meta në postimin e tij i ka uruar besimtarët myslimanë agjërim të lehtë dhe të…
Varësia nga nafta dhe gazi rus është tashmë një gjë e së kaluarës, pohon presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Zyrtarët ukrainas dhe biznesmenët e energjisë thonë, megjithatë, se sasi të mëdha hidrokarburesh ruse, veçanërisht naftë, vazhdojnë të rrjedhin në Evropë dhe të financojnë makinën luftarake të Putinit. Ndërmjetësit blejnë naftë bruto ruse dhe e transportojnë atë përmes rrugëve të tërthorta në Evropë, ku dera e tyre e pasme është e hapur, shkruan Politico. “Një mik nga New York-u më ankua se buburrecat gjejnë gjithmonë një vrimë për të hyrë në banesën e tij – kjo është pikërisht…
Në videon e mëposhtme janë pamjet kur një nga 20 anëtarët e dy grupeve të shpërndarjes së lëndëve narkotike në disa shkolla e lokale në Tiranë, i shet dozën e kokainës tek një nga agjentët e antidrogës, të infiltruar në operacionin e koduar ‘Harta’. Në video shihet se si trafikanti i dorëzon një sasi të vogël kokaine agjentit, me të cilin më herët kishte komunikuar në celular. Këto video dhe shumë të tjera kanë fundosur grupin prej 20 personash që shpërndanin kokainë, heroinë dhe marijuanë në zona të ndryshme të kryeqytetit. 10 prej tyre dolën këtë të enjte para gjykatës…
Ndonëse protestat në Francë kanë agravuar dhe demonstruesit po dëmtojnë Parisin dhe qytete të tjera, presidenti Emmanuel Macron ka sfiduar protestuesit, duke mos hequr dorë nga reforma e tij në pensione. “Kjo reformë nuk është një luks, as kënaqësi, por një nevojë. Në momentin që ne po flasim, ju mendoni se mua më pëlqen ta bëjë këtë reformë. Përgjigjja është jo. A mundesha që ta fshihja pluhurin poshtë tapetit, ashtu si shumë përpara meje, përgjigjja është po”, tha ai. Shefi i Elizesë synon që deri në fund të këtij viti, mosha e daljes në pension të jetë 64 vjeç dhe…
Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka goditur për shkak të detyrës një punonjës policie. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në lagjen “Çamëria”, ndërsa i arrestuari është shtetasi me iniciale D.R. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin D. R., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Çamëria”, ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie”, bën me dije policia.
Të zgjedhësh këpucët e duhura nuk ka të bëjë vetëm me modën apo tendencat e fundit, por komoditeti dhe rehatia juaj duhet të jetë primare. Nëse këmbët ju dhembin në mënyrë ta vazhdueshme, ju po vishni këpucët e papërshtatshme. Cilat janë këpucë nga të cilat duhet të bëni pak pushim:Këpucët e sheshtaKëpucët balerina apo pupat aq të dashura për të gjitha vajzat përbëjnë një rrezik të madh. Nëse shputa e këmbëve qëndron për një kohë të gjatë rrafsh me tokën, dhimbja do t’ju fillojë përgjatë shtyllës kurrizore deri në fundshpinë. Ortopedët rekomandojnë që këpucët duhet të jenë pak të ngritura…
Vijon protesta kundër reformës së pensioneve në Francë. Rreth 800 mijë njerëz janë mbledhur në Paris, numri më i lartë deri më tani, ku situata duket se ka degraduar pas ndërhyrjes së forcave të policisë me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Protestuesit janë përleshur me policinë, duke hedhur flakadanë dhe lëndë plasëse. Tensionet mes palëve kanë agravuar në dhunë dhe shkatërrim të mjedisit publik, ku raportohet se dhjetëra koshave u është vënë flaka, ndërsa në disa biznese janë thyer xhamat dhe janë shkatërruar karriget.
Belind Këlliçi ka dorëzuar sot mandatin e deputetit me një fjalim të fortë në Kuvend. Në fjalimin që mbajti në seancën kur dorëzoi mandatin, Belind Këlliçi u shpreh se po futet në një projekt të ri, që është gara për Bashkinë e Tiranës, dhe siguroi se do të ofrojë një model tjetër, ndryshe nga sa prodhon politika sot. “Unë sot, pas kësaj seance do të dorëzoj mandatin e deputetit, sepse me besim të plotë i kam hyrë një projekti të madh politik. Me besimin që më ka dhënë anëtarësia e PD në të parin proces të primareve, jam zgjedhur si…
Në fokus të takimit të kryeministrit Edi Rama me homologun e tij britanik, Rishi Sunak, ishin retorika politike e zyrtarëve të Mbretërisë së Bashkuar dhe shqetësimi për emigrantët e paligjshëm. Ndërsa i shprehur angazhimin e vendit tonë në luftën e goditjes së këtij fenomeni, kreu I qeverisë nuk hezitoi t’i jepte homologut të tij, Rishi Sunak, shembuj konkretë të shqiptarëve që mbartin vlera dhe jetojnë e veprojnë në Mbretërinë e Bashkuar. “Faleminderit kryeministër! Jam shumë i nderuar! Siç e dini, kjo është vizita e parë zyrtare e një kryeministri shqiptar në këtë ndërtesë historike dhe jam falënderues për këtë. Është…
UBT dhe EON Reality po startojnë me versionin e ri të inteligjencës artificiale “SPATIAL AI and EON AI ASSISTANT”. Një projekt ky që tejkalon mbi 30 milionë dollarë amerikan, e që është një prej investimeve më të mëdha në botë sa i përket shkencës dhe teknologjisë në fushën e arsimit, duke e bërë kështu Kosovën pjesë të lidershipit botëror të teknologjive moderne. Në një konferencë për media, Presidenti i UBT-së, Prof.Dr. Edmond Hajrizi, tha se “Shumë i lumtur që bashkë me EON Reality po sjellim një projekt që ndërlidhë teknologji të ndryshme, implementon dhe përdor struktura të cilat sjellin një…